Seria A/ Milani triumfon me 9-lojtarë ndaj Bolonjës

Milani është rikthyer më në fund tek fitorja në kampionat.

Pas tre humbjeve rradhazi kuqezinjtë kanë marrë një tre pikësh mjaft të rëndësishëm në transfertë përballë ekipit të Bolonjës me rezultatin e ngushtë 1-0.

Një tre pikësh mëse i merituar për skuadrën e drejtuar nga Vicenzo Montela pasi fitoi me 9-lojtarë pas ndëshkimit me kartona të kuq të lojtarëve Paletta dhe Kucka.

Autori i golit të fitores për Milanin u shënua nga ana e talentit Pasalic në minutën  e 89-të takimit.

Me këtë fitore Milani renditet në vëndin e shtatë me 40-pikë të grumbulluara, ndërsa Bolonja pozicionohet në vëndin e 13-të me 27-pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X