SONDAZHI/ Përmirësohet transporti urban në Tiranë, Veliaj: Qyteti i parë në Shqipëri që aplikon biletën elektronike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Qytetarët e Tiranës shohin përmirësim të shërbimit të transportit publik, sidomos me zbatimin e projektit të bashkisë për biletën elektronike, shtimin e korsive të dedikuara për autobusët, shtimin e numrit të tyre në qarkullim apo mbulimin (zgjatimin e linjave) me transport urban edhe të zonave ku më parë nuk ofrohej shërbim. Po ashtu, Bashkia e Tiranës do të jetë bashkia e parë në Shqipëri, e cila do të vërë në zbatim biletat elektronike.

 

Gjatë prezantimit të përfundimeve të sondazhit për transportin publik në Tiranë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dha lajmin e mirë për të gjithë qytetarët, të cilët tashmë sikurse në qytetet e tjera europiane, nuk do të kenë më kontakt fizik me fatorinon, por do të mund ta paguajnë në mënyrë elektronike atë, duke rritur jo vetëm transparencën, por edhe duke kursyer kohë. Ndërkaq, në qarkullim janë shtuar edhe 90 autobusë të rinj, duke e çuar në 290 mjete në shërbim ditor, nga 200 që ishin aktualisht.

 

Të dhënat e sondazhit tregojnë se në një kohë të shkurtër, projekti i Bashkisë së Tiranës për të vendosur biletën elektronike gjen një mbështetje të gjerë te qytetarët. Nga sondazhi i realizuar mbi cilësinë e transportin publik në kryeqytet, rezulton se 78% e qytetarëve të anketuar kërkojnë që në autobusë të përdorin biletën elektronike. Gjithashtu, qytetarët kanë vlerësuar nismën për  ndërtimin e korsive të dedikuara për autobusët, të cilat jo vetëm do të rrisin qarkullimin e tyre, por në të njëjtën kohë edhe sigurinë e udhëtarëve. Rreth 76% e qytetarëve të anketuar vlerësojnë korsitë e dedikuara për autobusët. Sipas këtij sondazhi, 54% e qytetarëve janë të kënaqur më shërbimin e ofruar në linjat e transportit publik, ndërkohë që 46%  e qytetarëve të anketuar shohin si element përmirësimi kontrollin e shërbimit nga Bashkia e Tiranës. Ajo që konstatohet nga sondazhi rezulton se ndryshe nga dy vite më parë, ku shërbimi i transportit publik ishte në kushte skandaloze, gjendja është përmirësuar ndjeshëm, ç’ka vlerësohet edhe nga qytetarët tepër pozitivisht.

 

Gjithashtu, 53% e qytetarëve mendojnë se autobusët janë cilësorë dhe 52% prej tyre mendojnë se autobusët janë të sigurt. Perceptimi i qytetarëve për transportin publik ka ndryshuar edhe sa i takon pastërtisë, si dhe distancës mes stacioneve. 51% e qytetarëve mendojnë se autobusët janë të pastër, ndërkohë 89% e qytetarëve të anketuar shprehen se largësia mes stacioneve nuk është problem.

 

“Projekti i biletës elektronike ka qenë një proces shumë i gjatë. Për 25 vite ka qenë monopol i qeverisë qëndrore, por ne gjithmonë kemi besuar te decentralizimi. Nuk  mund të jetë qeveria qëndrore që printon bileta për të gjithë bashkitë. Ndaj më vjen mirë që ky monopol shuhet sot. Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave, më në fund Tirana do të jetë qyteti i parë në Shqipëri që do të kalojë në një sistem elektronik. Ashtu siç folëm dje për risinë e re të parkimit me sms, ashtu edhe me autobusët do të kalojmë në një situatë ku nuk do të ketë më kontakt me fatorino dhe s’do të ketë më shkëmbim për bileta fizike që janë gjithmonë një hapësirë për abuzim”, theksoi Veliaj.

 

Kreu i Bashkisë deklaroi se do të marrë zgjidhje edhe shqetësimi për vonesat e autobusëve, ku përmes sistemit GPS, jo vetëm do të kontrollohen operatorët nga ana e Bashkisë, por njëkohësisht edhe qytetarët do të dinë në kohë reale vendndodhjen e saktë  të autobusit.

 

“Sistemi GPS ka filluar të na tregojë në mënyrë ekzakte se me çfarë shpejtësie e ku ndodhet saktësisht  autobusi në fjalë. Brenda këtij muaji, të gjitha linjat do të kompletohen me GPS dhe besoj se ky informacion nuk duhet të jetë monopol i Bashkisë. Atë duhet ta ketë çdo qytetar i Tiranës dhe shumë shpejt do të bëjmë një integrim me aplikacionin “Tirana Ime”, si dhe me tabelë elektronike në çdo stacion autobusi, qoftë ai që pret, ose ai që përgatitet të dalë nga shtëpia, të dijë ekzaktësisht ku është autobusi dhe sa vonon, duke parë GPS”, theksoi Veliaj.

 

Ndërkaq, në Tiranë kryhen rreth 200 mijë udhëtime me autobusë çdo ditë, kurse vetëm në një vit numri i udhëtimeve me autobusë e kalon shifrën 72 milionë udhëtime.

 

Ja si janë përmirësuar linjat e autobusëve në Tiranë

 

 

 

Linja “Kashar”

 

  • U kthye në linjë qytetëse

 

  • Zgjatet deri në Qendër të Tiranës

 

  • Udhëtarët tashmë mund të përdorin abone

 

  • 21 autobusë me frekuencë 7 min

 

 

 

Linja “Unaza”

 

  • Shtohen 14 autobusë të rinj model fizarmonikë

 

 

 

Linja “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Institut/ Institut – Ish Kombinati i Autotraktorëve”

 

  • Do të bashkohen 2 linja të ndara në 1 të vetme

 

  • Bashkimi do të sigurojë lëvizje përtej qendrës

 

  • 30 autobusë në operim

 

 

 

Linja “Teg – Sauk i Vjetër – Kopështi Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit”

 

  • Mbulohej më parë nga Ish Komuna Farkë

 

  • Tashmë ka akses deri tek Ish Stacioni i Trenit

 

  • Krijon akses për Unazën/ Stacioni i Trenit

 

  • Udhëtarët tashmë mund të përdorin abone

 

  • 11 autobusë në operim

 

 

 

Linja “Marteniteti i Ri –  Qendër – Ish Fusha e Aviacionit”, dhe “Qendër – Mihal Grameno –Qendër”

 

  • Segmenti Maternitet I ri – Qendër- Ish Fusha e Aviacionit merr zgjatim deri në rrugën e Kavajës dhe në zonën e fushës së Aviacionit

 

  • Risi: kthehet nga linjë unazore në linjë lineare

 

  • Shtohen 6 autobusë të rinj (17 autobusë nga 11 aktualisht)

 

 

 

Linja “Porcelan”

 

  • Shtrirje deri tek pjesa e pallateve në Linzë

 

  • Udhëtarët tashmë mund të përdorin abone

 

  • Shtohen 6 autobusë të rinj (16 autobusë nga 10 aktualisht)

 

 

 

Linja “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg”

 

  • Shtrirje më të gjerë deri në Farkë

 

  • Zgjatim deri tek ish Stacioni i Trenit

 

  • Udhëtarët tashmë mund të përdorin abone

 

  • Shtohen 5 autobusë (17 autobusë nga 12 aktualisht )

 

 

 

Linja “Qyteti Studenti – Jordan Misja”

 

  • Ndryshime në stacione

 

  • Zgjatim I linjës nga Qyteti Studenti tek Jordan Misja

 

  • 12 autobusë në operim

 

 

 

Linja “Uzina Dinamo e Re – Sharrë/ 5 Maji – Sharrë”

 

  • Ndryshim në stacione

 

 

 

Linja “Tirana e Re”

 

  • Zgjatim deri tek pjesa kryqëzimit të autostradës “Tiranë – Durrës” me Rrugën “Katriotët” (ish Casa Italia)

 

  • Shtohen 9 autobusë firzamonikë

 

 

 

Linja “Kombinat-Kinostudio”

 

  • Shtohen autobusët firzamonikë

 

  • 47% e inventarit do të jenë autobusë firzamonikë

 

 

 

Linja Laprakë

 

  • Funksionon në formë unazore

 

  • Do të shtrihet deri në zonën e Ish Kombinatit Josif Pashko

 

  • Do të kalojë në zonën pranë Institutit Bujqësor

 

  • Udhëtarët tashmë mund të përdorin abone

 

  • Shtohen 7 autobusë të rinj (13 autobusë nga 6 aktualë)

 

 

 

Linja “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias”

 

  • Linjë më itinerar të ri

 

  • Do të përfshijë edhe zonën e Selitës dhe do të shkojë deri në Allias

 

  • Krijon aksës për zonën e Unazës (Stacion I Trenit, ish Farmacia 10)

 

  • Shumë shpejt do të njihen abonetë për udhëtarët

 

  • 14 autobusë në operim

 

 

 

Linja “Qendër – QTU – Megatek – City Park”

 

  • Mbulon rrugën dytësorë në krah të autostradës Tiranë-Durrës

 

  • U shërbën qendrave tregtare dhe bizneseve të zonës dhe terminalit të ri perëndimor

 

  • Udhëtarët mund të përdorin abone

 

  • 10 autobusë në operim
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “SONDAZHI/ Përmirësohet transporti urban në Tiranë, Veliaj: Qyteti i parë në Shqipëri që aplikon biletën elektronike”

  1. zambi says:

    hajde sondazh hajde. Vete firmos e vete vulos.

    U beme merak se kishte nja nje jave tek njoftimet e bashkise mungonte shprehja “… per here te pare” po ja ku doli perseri.

Lini një Përgjigje te zambi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *