Sulm terrorist në Afganistan, vriten 6 pjesëtarë të Kryqit të Kuq

8 Shkurt 2017, 17:30Bota TEMA

Gjashtë anëtarë të Komitetit ndërkombëtar të kryqit të Kuq u vranë ditën e sotme në Afganistan, ndërkohë që dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

 

Lajmi u bë publik nga vetë Komiteti Ndërkombëtar që shtoi se anëtarët e tij u vranë në provincën Jawzjan.

 

Sipas funksionarëve lokalë, karvani i Kryqit të Kuq u sulmua nga një grup ushtarak i panjohur.

 

Vetë talebanët reaguan menjëherë dhe thanë se ata nuk kanë gisht në këtë sulm.

 

Ndërkohë guvernatori i zonës deklaroi e pas sulmit mund të jenë terroristët e ISIS-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje