Tahiri: Asnjë nga 9 mijët policët privat nuk do paguhet më nën 330 mijë lekë

8 Shkurt 2017, 13:20Kronika TEMA

Të gjitha Shoqëritë Private të Sigurisë Fizike kanë një muaj afat për të përmbushur detyrimet ligjore për pagat e policëve privat.

 

Në një takim me përfaqësues të këtyre shoqërive ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se nga një inspektim i bërë nga Policia e Shtetit, rezulton se punonjësit e policisë private janë të nën paguar.

 

‘’Brenda një muaj të marrim masa që 9 mijë punonjësit e policisë private të paguhen sa i parashikon ligji dhe asnjë lekë më pak. Paga minimale e policit  privat është  330 mijë lekë. Ka polic privat qe paguhen 180 mijë lekë të vjetra.

 

Asnjë prej të 9 mijë policëve të mos paguhet më pak. Ky është një detyrim ligjor dhe kjo është e vetmja mënyrë për të rekrutuar persona që vijnë jo për lëmoshë. Nuk do ta tolerojmë më këtë situatë, keni një muaj kohë për të rregulluar situatën’’ tha ministri Tahiri.

 

Sipas ministrit Tahiri duke qenë se policët privat janë të keq paguar kjo bën që dhe niveli i rekrutimit të tyre të jetë shumë i dobët gjë që në shumë raste ka sjellë edhe pasoja.

 

‘’Kompanitë private të sigurisë nuk kanë përmbushur detyrimet.

 

Janë vjedhur banka dhe kompanitë privatë nuk kanë përmbushur detyrimet.

 

Ka pasur grabitje të transportit monetare dhe policia është lajmëruar 11 minuta me vonesë. Ka hapësira për shume siguri, por duhet nisur nga burimet njerëzore’’ shtoi ndër të tjera ministri Tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje