Vajza e Dritëro Agollit: Çfarë më tha im atë për shkarkimin e Ylli Manjanit

Një bisedë e ngrohtë dhe miqësore ka qenë dje ajo mes krerëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe familjes së Dritëro Agollit, të bijës Elonës dhe bashkëshortes, Sadijes.

Përfaqësues të partisë politike nga Prishtina kishin ardhur për ngushëllime në emër të qytetarëve të Kosovës në familjen e shkrimtarit që u shua në moshën 85-vjeçare. Gjatë takimit në shtëpinë e Dritëro Agollit me miqtë nga Kosova, vajza e tij kujtoi momentet e fundit kur shkrimtari interesohej për tensionet politike dhe shkarkimin e ministrit të Drejtësisë.

Ndërsa, bashkëshortja, Sadija tregoi se Dritëroi donte ta kishte pranë në çastet e fundit në spital në të njëjtën dhomë, ku ajo të kryen kontroll të plotë për veten.

“Na pyeste se çfarë ka ndodhur në politikë kur iku Ylli Manjani dhe madje na tha edhe disa vargje për të”, rrëfeu e bija Elona, raporton Panorama.

Ndërsa bashkëshortja, Sadija, tha se nuk donte të shkonte në spital. “Ndërsa po e bindnim, ai më tha që të shkoja edhe unë me të në spital, më tha që të shtroheshim të dy në spital, të merrnim një dhomë dhe unë të bëja kontrollet aty”.

Gjatë këtij rrëfimi, Sadije Agolli kujtoi edhe kohën kur ndërsa isha shtruar. Më pas, bashkëshortja e shkrimtarit, gazetarit e politikanit të ndarë nga jeta pak ditë më parë, kujtoi edhe kohën kur ishin të rinj.

“Para se të martoheshim, unë i thashë se vija nga një familje besimtarësh. I thashë se babai im falej pesë herë në ditë dhe kur të vinte të më takonte, do falej edhe këtu në shtëpinë tonë. I thashë Dritëroit se do ta kishte vështirë se ishte ateist dhe ishte komunizëm. Po ai më tha nuk ka problem, le të falet babai, mjafton që ne të ishim bashkë. Dhe kështu u martuam”.

Elona sqaroi se i ati ishte demokrat dhe nuk i kishte problem këto gjëra. Takimi krerët e “Vetëvendosjes” në emër të qytetarëve të Kosovës vizituan dje shtëpinë e Dritëro Agollit për të ngushëlluar bashkëshorten dhe vajzën e tij. Albin Kurti mirëpriti kritikat e Tiranës zyrtare ndaj Serbisë për ngjarjet e fundit, pasi në luftë qytetarët e Kosovës u vranë nga serbët sepse ishin shqiptarë.

Përfaqësuesit e “Vetëvendosjes” vizituan familjen e Dritëro Agollit nga ku shprehën ngushëllimet, por edhe kanë rikujtuar takimet e gjata me të.

Kreu i kësaj force politike, Visar Ymeri deklaroi se Agolli mbetet frymëzim për rininë e Kosovës të viteve ’70, kohë kur të gjithë i lexonin veprat e tij. Ymeri madje shtoi se emrin Dritëro e mbajnë mjaft të rinj kosovarë, duke marrë shembull nga shkrimtari që lexohej në kohën kur ata lindën. Albin Kurti tha në shtëpinë e Agollit se vepra e tij do të jetojë gjatë.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Vajza e Dritëro Agollit: Çfarë më tha im atë për shkarkimin e Ylli Manjanit”

  1. Kritiku i Temës says:

    Ore gazetare shpellare, e lexoni se çfare idiotesie keni shkruajtur? Tjeter gje eshte ne titull dhe tjeter gje eshte ne shkrim. Jo vetem nga ndertimi llogjik i shkrimit, ky mund te jete shkrimi me idiot qe mund te jete shkruajtur ketu ndonjehere, por mos na hani barkun me shkrime kosovaresh, duke e ditur se çfare analfabetesh funksionale jane ata. Lexoni si shkruajne kosovaret: “…qe ajo te kryen kontroll te plote per veten”. Ore idiote, e keni idene ju se si pershtjellohet folja ne kohë?
    Nuk na e treguat, ne shkrim, se cilet jane fjalet e Agollit per shkarkimin e Manjanit!
    Mero, e kam thene disa here, qe nderro ekipin qe ke punesuar, sepse e ke mbushur me analfabete funksionale, duke e kthyer kete gazete ne nje paçavure, qe asnjeri nuk i merr me seriozitet shkrimet qe publikohen.
    Komentet qe nuk ju pelqejne ju nuk i publikoni.

    1. enter"" says:

      Keta te Temes jane bere tashme object jo vetem injorance por edhe per te qeshur.
      Niveli I tyre eshte teper teper I ulet.

      Normalisht, se I bejne lajmet ata qe nuk kane bere nje banke shkolle, ose kane paguar per te marre diplome.

  2. Niko Shpiragu says:

    Jam lexues i perditshem i kesaj gazete. Kisha pershtypjen e cila tani me eshte kthyer ne bindje: Vetem Z Mero eshte gazetar, bile ndoshta me i miri i vendit tone. Gazetaret e tjere te”Temes” nuk kane as nivelin minimal per te shkruar ne ndonje gazete lagjeje e jo me ne nje gazete te tille kombetare sic eshte bere “Tema” tani. Edhe nxenesit e klases se peste nuk mund te bejne shkrime aq te dobeta sa ata nga ndertimi. Flas me shume keqardhje, por i dashur Mero duhet ta zgjidhesh kete pune, ndryshe do te largohen lexuesit. Ajo qe thuhet si titull duhet te shtjellohet dhe jo te shkruajme pa pergjegjesi si ne rastin e ketij shkrimi dhe te shume e shume te tjereve qe i gjene me shumice te gazeta juaj. Besome qe nuk dua te te lendoj, por dua t,u ndihmoj ju dhe gazeten tuaj qe eshte mjaft e preferuashme nga shume lexues.

Lini një Përgjigje te enter"" Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *