Grida Duma e akuzon për 6 miliardë e 700 milionë/ Xhemal Qefalia: Ja e vërteta. Berisha i dha firmës disa herë më shumë se Rama…

Partia Demokratike, nëpërmjet Grida Dumës, ka deklaruar se “pasi Edi Rama erdhi në pushtet, rezulton se deputetit të tij Qefalia i ka ndritur fati, dhe ka marrë 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në 3 vite”.

Edi Rama kujdeset vetëm për miqtë dhe klientët. Ja një shembull tipik se si përfitojnë njerëzit e tij nga paratë e shqiptarëve. Firma e deputetit socialist, Qefalia, ka pasur një aktivitet modest, dhe në vitin 2013 s’ka marrë asnjë lek nga shteti. Por, pasi Edi Rama erdhi në pushtet, rezulton se deputetit të tij Qefalia i ka ndritur fati, dhe ka marrë 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në 3 vite. Njësoj si me raste të tjera, si përshembull rasti i Sadriut, Qefalia fshihet pas emrit të nipave të tij”, u shpreh Duma.

“Kemi dokumentacionin e plotë se si firma kalon në emër të nipave, sa për formalitet. Të gjithë e dinë, se në të vërtetë është deputeti dhe vëllezërit e tij që po ndajnë llokmat e mëdha të buxhetit. Kjo pra është arsyeja pse populli zhytet në varfëri, dhe s’ka para për shkolla, për ngrohje, për ilaçe, për hallet e njerëzve. Sepse paratë janë për miqtë dhe klientët e Edi Ramës. Ky pra është shteti i Edi Ramës, një ndërmarrje private që ndan pasurinë mes një grushti njerëzish. Më 18 shkurt ne ngrihemi bashkë, dhe e ndalim këtë korrupsion, i ndalim zhvatësit. Do të hapim rrugën që qytetarët të zgjedhin të lirë, të zgjedhin qeverinë për njerëzit, qeverinë e tyre”, shtoi Duma.

Reagimi i deputetit socialist:

“Nese mendon zonja Grida se po bind qytetaret per te dale ne proteste duke u marre me genjeshtra e mashtrime e ka gabim dhe Grida do te deshtoje sic ka ndodhur dhe here te tjera se here ka zgjedhje dhe ajo eshte pjese e zgjedhjes.

Nese mendoni se qenka Edi Rama ai qe jep tendera, zonja Grida duhet te kujtohet se kesaj firme Sali Berisha i ka dhene disa here me shume pune, pasi kjo firme nuk eshte krijuar ne 2013 por 20 vjet me pare dhe puna e zbatimi i ligjit jane emri i saj i vertete.

Personalisht nuk kam asnje interes apo perfitim apo te kem ndikuar sado pak ne aktivitetin e tyre. Giithesesi ne se ka qofte dhe nje fakt, ta coje zonja Grida ne organet e drejtesise me te cilat ajo ka bashkepunim ne pervojen e saj te punes”.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...