Adriatik Llalla sulmon sërish Donald Lu: Deklaratat e tij kanë nxitur shantazhet ndaj prokurorëve

9 Shkurt 2017, 11:35Kronika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar në lidhje me kërcënimin me jetë që një i pandehur i ka bërë në sallën e gjyqit një prokurori të Krujës dhe ka arsyetuar se sulmet e fundit publike (pra ato të ambasadorit Lu) ndaj organit të akuzës, janë bërë shkas që shumë persona me precedentë penalë të shantazhojnë dhe kërcënojnë prokurorët vendas.

“Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Përgjithshme shpreh angazhimin e plotë për mbështetjen e çdo prokurori të Republikës që ushtron detyrën në përmbushje të plotë të ligjit dhe Kushtetutës.

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kërkojë me forcë nga të gjithë folësit publikë që të tregojnë maturi kur komentojnë punën e prokurorëve.

Për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer…

Prokuroria e Përgjithshme, duke ritheksuar mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi, vlerëson se fjalori kundër prokurorëve, i përdorur për të justifikuar ndryshimet ligjore, ka demotivuar këta të fundit, të cilët, gjithsesi po vijojnë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në proceset penale për persona të përfshirë në vepra penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ditën e sotme Nazmi Çangu 56 vjeç, banues në Verjon – Krujë, ka kanosur me fjalë  shtetasin B.M, 41 vjeç,  banues në Tiranë, me profesion prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë, Krujë.

7 komente në “Adriatik Llalla sulmon sërish Donald Lu: Deklaratat e tij kanë nxitur shantazhet ndaj prokurorëve”

  1. akrepi says:

    Kjo vjen sepse prokuroret nuk bejne drejtesi,duke lene te lire krimnelet me te medhej qe vrane 26 vete ne Gerdec ,duke lene te lire ata qe vrane me 21 janar apo duke lene te lire ata qe vodhen 230 million ne rrugen e kombit , e te tjera raste si keto . Pa dyshim qe do te kete reagime te tilla. Zbatimi I ligjit duhet te jete I njejte per te gjithe, Le te shpresojme tek reforma ne drejtesi qe kjo te rregullohet.

  2. b says:

    Ik more llum se ambasadori ben politiken e USA.Ne shyqyr qe e kemi USA se pa te ne nuk do egzistonim si shtet. Ke b.the ti te kundershtosh

  3. Dorina says:

    Boll o fshatar! O dhalle qe nuk u bere nje here kos…

  4. J says:

    Llalla dordoleci i malokut kujton se tremb amerikën. O koqe katunari.

    1. Eri says:

      Shko te banjot publike dhe ha pak o tiku dalle.

  5. Mehdi Shehu says:

    Akoma ky Kryeprokuror i diskredituar dhe i pafte, pjelle e korruptuar dhe vegel qorre e atyre qe e cuan Shqiperine deri ne kete gjendje te papranueshme dhe korruptive, ka ze te “kritikoje” ambasadorin e nderuar dhe te dobishem per popullin dhe demokracine shqiptare ? Cfare nuk pjell korrupsioni i pandeshkuar ! Ky Kryeprokuror duhet shkakrkuar menjehere dhe te dergohet per ndjekje penale per moszbatim korrekt dhe me me ndergjegje te luftes kunder korrupsionit prej 5 vitesh qe eshte ne kete detyre.

  6. LORA says:

    “Gjithashtu Prokuroria e Pergjitheshme do te vijoje te kerkoje me force nga te gjithe folesit publike qe te tregojne maturi kur komentojne punen e prokuroreve”,-thote nje parargraf I lajmit me siper.
    Si do t’a kerkoje llall-prokuroria kete gje dhe si do t’a ushtroje forcen tek Donald Lu me kete paralajmerim ?????
    Donald Lu ia drejtoi ekskluzivisht “ujit me kos” objeksionet mbi luften e tij te 18-muajve te fundit kunder Reformes ne Drejtesi,,,,D.Lu nuk perfshiu tere prokuroret ne objeksionin e tij,,,,perse marifetciu I kolltukut te Kryeprokurorit aktual te Republikes e ben kete ???? Duhet t’ia kene sugjeruar shqup-sat brekedhjere ,te cilet funksionojne vetem sipas parrulles,
    “perreth flamurit te krim-kuserimeve,te perbashkuar”.
    Do te ishte mire qe lajmi te n’a tregonte krimin penal te Nazmi Cangut ,prej Kruje,,,,sepse ka te ngjare qe llalleria ne dakortesi me Nazmiun te kene inskenuar “kanosjen” e Nazmiut ndaj prokurorit B.M.,,,per te gjeneruar kete palo-lajmin e mesiperm.
    Jepi llalle,
    hic mos kij frike,
    sot e tutje ,I ke breckat ,
    pa llastik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje