Miku i Zenit që nuk pranon të dëshmojë për aferën e CEZ, kërcënon Romeo Karajn: Mos më thuaj sekser se….

9 Shkurt 2017, 09:42Kronika TEMA

Sekseri Nuel Kalaj, që nuk pranon të dëshmojë për aferën e CEZ, ka kërcënuar dëshmitarin Romeo Karaj.

“Nuk më tregon ti, z.Karaj, se çfarë bëj unë!

Unë nuk përgjigjem për mashtrimet dhe spekulimet e tua në asnjë vend dhe po ta përsëris për të fundit herë, se unë nuk jam paguar nga taksat e shqiptarëve, por jam paguar nga CEZ, dhe nëse do kisha diçka për të fshehur, nuk do t’i kisha sjellë lekët në Shqipëri, por do t’i kisha çuar atje ku i çove ti, ato ishin taksat e shqiptarëve e jo paratë e mia”, shkruan Kalaj.

Ai akuzon juristin e OSHEE­së se nuk po zbulon asnjë aferë, por po bën fushatë politike me çështjen “CEZ”.

“Prandaj ta përsëris, ti nuk je asgjë tjetër vetëm një mashtrues si e si t’i mbushësh mendjen popullit të gjerë se ti paske mbrojtur interesat e Shqipërisë.

Ti po bën fushatën e 18 qershorit dhe asgjë tjetër”, shkruan Kalaj.

Në dokumentacionin e paraqitur në Komisionin Hetimor, Kara akuzon Nuel Kalajn si sekser dhe ndërmjetës mes çekëve të CEZ­it dhe djalit të ish­kryeministrit Berisha.

Këtë akuzë ai e mbështet në disa komunikime elektronike mes përfaqësuesit të kompanisë çeke në Tiranë dhe zyrave qendrore të saj në Pragë.

“Ti ke deklaruar se unë kam mbajtur kontakte me njerëzit më të rëndësishëm të CEZ-­it, por kjo gjë është normale, pasi ata më bënë kontratën e CEZ-­it e jo ti.

Me kë do të mbaja kontakte, sipas teje?!

Të bëj thirrje edhe një herë, mos më cito sekser, se nuk jam sekser.

Mos më vidh albumet në FB dhe i publikon si zbulime të tuat, sepse po shkel privatësinë time e ti nuk je as prokuror, as hetues, por je thjesht një mashtrues.

Komunikimet e mia me drejtuesit e CEZ-­it kanë qenë tepër korrekte.

A kam bërë unë presion apo s’kam bërë, ajo është çështje e imja dhe e CEZ-­it.

Çfarë ke ti në këtë punë?

Avokat i CEZ je ti?!”, përfundon Nuel Kalaj.

10 komente në “Miku i Zenit që nuk pranon të dëshmojë për aferën e CEZ, kërcënon Romeo Karajn: Mos më thuaj sekser se….”

  1. undefined says:

    O kurve po pse nuk vjen te deshmosh, po mos pande se do dalesh i lare nga kjo istori

  2. Republika Shqiperise says:

    Per llogari te kujt i more 7 milion Euro te thata ne dore nga banka pa paguar asnje takse? Si lejohet ne nje shtet te nxirren 7 milion Euro jashte tij pa paguar asnje takse pa dhene llogari??!!

  3. Endri says:

    Per mendimin tim ti zotri qe ke marr 7 M € je ne rregull. Ti gezosh ato para dhe pike faji nuk ke. I vetmi faj I yti eshte se nuk ke paguar taxat per fitimin. Pa si ke luajtur lojen e me ke i ke ndare parat jane pune per ty. Te jeshe sekser ( BROKER) eshte pune qe e njeh gjith bota. Ja mbushe mendjen qeverise bere presion apo luajte cdo mekanizem per te arrit qellimin bravo te qofte. Te tjeret te mbajn pergjegjesi. TI DUHET TE MBASH PERGJEGJESI VETEM PAGESEN E TAXAVE, TE TJERAT JAN LODRA.

  4. orli says:

    Ky reagim eshte i homos xeni, kur ben dhe sum q…iri si i forte!

  5. DANIEL says:

    NE SE TE ESHTE SHKELUR PRIVATESIA,PERSE NUK E BENE DENANCIMIN ? APO KE FRIKE SE HAPET ME SHUME PLAGA.IDEJA E PRIVATESISE NUK TE BENE TE PASTER,DUHET TRASPARENCE. PRIVATESINE E PERDORIN SHUME INDIVIDE E FIRMA ,SOT NE DITET TONA ,NE SISTEMIN E KORRUPSIONIT,VETEM E VETEM PER TJU FSHEHUR TE VERTETES. KETU NE KEQPERDORIMIN E PRIVATESISE,BEHET LUFTA SOT. POR PROBLEMI YTE ESHTE SE TASHME I KA DALE ERA. NUK FOLET ME PER DATEN. DEKUMENTAT QE KANE DALE NGA FIRMA ,FAKTOJNE THENIET E ROMEOS.

  6. Lennard says:

    Te kane dale prova te forta qe je sekser i Berisheve.dhe i ke ndare parate publike (po ku i gjeti CEZi paret mor Legen?) me Zenin dhe Berishen-Gjememadhin.Eja deshmo se je i detyruar ta besh. Nuk behet shaka me qeverine ,heret a vone do te ulesh squpin

  7. Ilir says:

    Gjuha e perdorur eshte ajo e Shkelzen Sali Berishes. Nuel Kalaj duhet te kete shkuar te bej shoqeri me Trebicken.
    Me kot e kerkojne te deshmoje !

  8. orli says:

    Ti i solle leket ne Shqipri per t’ja dhene xenit po taksat ku i pagove? se qe te marresh 7 miljon euro nga nje banke duhet te paguash taksa,ne Europe keto taksa shkojne nga 21% deri ne 60-70%.

  9. Spartaku says:

    Nuel Kalaja! Leri pordhet,por shko e depono atje ne komisionin e hetimit per vjedhjet qe ke bere.Kercenimet mbaji per vehte.Edhe ne si popull po e kuptojme se vjedhjet ne CEZ jane te medha dhe jane bere nga ju sekser te ndyre nen komanden e Sali Berishesper vehte dhe per Salin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje