Aleanca Kukësi-Tirana, reagon trajneri Ernest Gjoka

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i Kukësi Ernest Gjoka ka reaguar pas lajmeve për një alencë të mundshme mes Kukësit dhe Tiranës.

Gjoka është shfaqur mjaft i mërzitur që fjalet e tij janë keqpërdorur, duke u shprehur se Kukësi është i vetmi ekip që lufton i vetëm.

Në pronocimin e tij për “Supersport” ai tha se ndihet i ofenduar për keqpërdorimin e fjalëve të tij.

“Më vjen shumë keq që janë keqinterpretuar dhe njerëzit janë keqinformuar nga fjalët e thëna nga unë. Kukësi është e vetmja skuadër që ka luftuar e vetme, ka sakrifikuar e vetme dhe gjithçka i kemi arritur me luftën dhe sakrificën që kemi bërë. Seriozisht jam shumë i ofenduar, sepse ne dhe ju, po ju them juve sepse jemi të gjithë në të njëjtën punë, mendojmë që ndihmojmë njëri tjetrin në bashkëpunimin reciprok dhe profesional. Nëqoftëse njëra palë e keqpërdor mirëbesimin tim dhe fjalët e mia për ti interpretuar ashtu siç do vetë, atëherë këto dy palë nuk janë profesionale dhe njëra palë nuk është me të vërtetën dhe të drejtën. Jam i ofenduar si profesionalisht, ashtu edhe si qytetartha Ernest Gjoka.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *