Basha dhe PD pa skenar për 18 shkurtin, demokratët skeptikë për pjesmarrjen e dyshues pse nuk u bë më 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

TemA

Interes i ulët i opozitës në lidhje me protestën e paralajmëruar më 18 shkurt në kryeqytet. Mungesa e motivit, paqartësia për këtë protestë, lidhja e saj aspak dinjitoze me skenarin rumun të protestave, duket se jo vetëm i ka lënë të pasqaruar qytetarët demokratë në të gjithë vendin, por dhe skeptikë dhe të pavendosur në lidhje me pjesmarrjen.

Kauza e vënë për votimin dhe numërimin elektronik duket se nuk është aq e fortë sa të motivojë qytetarët për të dalë në shesh, pasi nuk mund të përballen me mazhorancën pa kthim, në rrugë dhe duke lënë tërë punët e tyre për një element që kishte tërë mundësinë e botës vetë PD në tetë vite qeverisje ta realizonte. Pasi ka organizuar katër palë zgjedhje PD, parlamentare dhe vendore dhe nuk e bëri. Askush nuk hyri në protestë pa kthim për këtë element.

Pikërisht duke parë një ngurrim të tillë të qytetarëve, jemi në vitin 2017 tashmë dhe koha e marrëzisë kolektive politike është në fundin e saj, vetë kryetari i PD Lulzim Basha ka marrë rrugët në kërkim të pjesmarrjes. Në fillim në Kamzë që është “magazina” e protestave dhe më pas në disa qytete të vendit, kryesisht në jug të cilat pak njihen për mbështetje të PD. Çka tregon se mungon vërtetë strategjia e organizimit të protestës.

Pra PD dhe Basha nuk kanë një skenar të saktë për protestën që do të mbajë në 18 shkurt. Pavarësisht se të gjitha strukturat e PD janë të angazhuara në takimet me qytetarët në të gjithë vendin, ajo që konfirmohet nga selia blu është se ende nuk ka një skenar të qartë se si do të veprohet në protestë.

Plani i veprimit bëhet i paqartë pasi demokratët nuk kanë ende një numër të përafërt të numrit të protestuesve që do të dalin në protestë ditën e 18 shkurtit, sepse janë përballur me mungesën e interesit dhe skepticizmin e mbështetësve për këtë tubim pa kthim në shenin kryesor të kryeqytetit. Burime nga selia blu kanë bërë me dije se çdo detaj do të vendoset në ditët në vijim pasi deputetët dhe kryetarët e degëve do raportojnë mbi gatishmërinë e qytetarëve për të dalë në protestë.

Vetë kreu i Partisë Demokratike ka paralajmëruar një protestë si në Rumani, ku qytetarët masivisht prej më shumë se 5 ditësh janë në shesh, ditë dhe natë për të kundërshtuar zbutjen e masave anti-korrupsion nga qeveria. Pavarësisht se qeveria në Shqipëri është ajo që ka motivuar dhe realizuar një reformë të fortë për pastrimin e vendit nga korrupsioni në drejtësi dhe politikë, ndërkohë që opozita e ka kundsërshtuar që në gjenezë këtë reformë. Po ashtu Basha ka deklaruar se në datën 18 shkurt do të jetë vetëm nisja e lëvizjes pa kthim për protestat, por kjo gjë nuk konfirmohet nga organizatorët e protestës.

Problemet nuk janë vetëm në qendër ku duket një pavendosmëri për protestën, pas dyshimeve për pjesëmarrjen e qytetarëve për të dalë në shesh në datën e 18 shkurtit. Probleme ka edhe në degët e Partisë Demokratike në rrethe, që siç thonë burimet, nuk janë të angazhuara mjaftueshëm për të siguruar pjesëmarrje masive të qytetarëve. Në mbledhjen e fundit të Kryesisë Basha ka bërë disa propozime për planin e protestës, propozime që ka vendosur t’i diskutojë në një moment të dytë pasi të ketë një numër paraprak të njerëzve që do të dalin në shesh.

Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Lulzim Basha nuk thirri Këshillin Kombëtar të PD fundjavën e kaluar, siç kishte paralajmëruar. Këshilli Kombëtar ishte vendosur të mblidhej të shtunën për të caktuar vijueshmërinë e protestës, ashpërsinë që do të kishte, limitet që do të përdoreshin dhe mënyrën e organizimit, por kjo nuk u realizua. Si të gjitha gjërat që Basha lë në rrugë, përgjysme duke zvjerdhur besimin e mbështetësve të tij se mund të arrijë diçka.

Ndërkohë, PD ka gati një skenar tjetër në rast të dështimit të protestës më 18 shkurt. Nëse nuk do arrihet pjesëmarrja masive, PD ka parashikuar që të organizojë protesta lokale në rrethe, derisa të shuhen ngadalë, në pritje të daljes së ndonjë kauze spontane të radhës.

Një element tjetër që kanë kërkuar degët në rrethe ka qënë se fakti përse protesta nuk u zhvillua më 20 shkurt, ditën e rrëzimin e të bustit të diktatorit Enver Hoxha, por dy ditë para kësaj date të madhe për historinë e shqiptarëve. Nuk ka pasur një shpjegim të qartë, por mësohet se fakti se duhej të viheshin në tribunë persona që kanë qënë kontributorë me grevë urie atëherë, tashmë janë në parti të tjera, deri në aleancë dhe me të majtën në pushtet, ka bërë që Basha të zhvendoste datën dy ditë para./m.a.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Basha dhe PD pa skenar për 18 shkurtin, demokratët skeptikë për pjesmarrjen e dyshues pse nuk u bë më 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit”

  1. Shkodrani says:

    Data 18 shkurt i bie te jete e shtune. Data 20 shkurt i bie te jete e hene. Me mire te festohet te shtunen sesa te henen. Kamza punon te henen, feston te shtunen. Luli i eshte drejtuar ithtareve te vet ne Kamze dhe ia ka paraqitur 18 shkurtin si dite feste, si diten e ngadhnjimit te injoranteve, te bythqelburve, hajduteve e idioteve… Prandaj Kamza me 18 shkurt (e shtune) feston. Asnje qytetar i nderuar nga Kamza nuk do ta kuptonte te henen (20 shkurt) si dite feste, thjesht sepse eshte dite pune.

  2. Bulqizak says:

    Me “18 shkurt” 1948 eshte krijuar mineria e pare ne Bluqize, prandaj Luljeta ka menduar ta nderoje me nje proteste 😀

  3. XUMI says:

    Ne 18 shkurt 1932 Perandoria Japoneze shpall Mancurine te pavarur,eshte dite historike.

  4. Bena says:

    Ik o Luli se do to nxjeresh bojen vetes me shume ,nuk te vjen me njeri pas ,kete ti e di mire Po ske nga tja mbash

  5. Labi says:

    Perpelituni ne mutin e injorance se huomoseksualeve dhe lesbikeve te pd. I lani duart dhe na i kapni per qafe .

  6. Vlonjati says:

    Do protestoi dhe saimir kodra se e ka gruan e bukur sepse nuk e ftuan te shikonte filmin 50 hijet e gopit.

  7. Spartaku says:

    E din te gjithe se data 18 eshte çlirimi i Kuçoves nga fashistet.Me kete raste e kremton dhe Luli me Luleshet e tij demokrat.Pika qe nuk i bje.Jo nje proteste, por 100 te beje,kete qeveri nuk e rrezon dote,dhe zgjedhjet te shikoi rrezen e veshit.Populli mezi e shporri kete parti fashiste (pd-ke) se gjeti belan.

  8. demokrati says:

    ik more hajdut, se mos je ti i besueshmi i radhes, ti koke e kembe Sali Berisha. Tashme dhe ju jeni karte e djegur, ke qene Minister i jashtem, shite detin, ke qene Minister Transportesh e Telekomunikacioni, vodhe pa hesap rrugen e Kombit, ke qene Minister i Brendeshem, t’u vrane 4 vete, ke qene Kryetar Bashkie i Tiranes, per 4 vite fjete vetem gjume. A mund te deshmosh ndryshe nga keto sa thame me siper zoti Basha. Dhe se fundmi je bedeli i Sali Berishes dhe femijeve te tij, qe per me gjate e din fare mire vete.

Lini një Përgjigje te Shkodrani Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *