Bombardimet e SHBA-ve vrasin liderin e Al Qaeda-s

9 Shkurt 2017, 13:43Bota TEMA

Dy sulme me avion bombardues të SHBA-ve eliminuan liderin e Al Qaeda-s në Siri.

Drejtuesi i organizatës terroriste fshihej në Idlib, në Verilindje të vendit, në një zonë të kontrolluar nga grupet xhihadiste.

Abu Hani al-Masri, ose “egjiptiani”, ishte një prej liderëve më të rrezikshëm të organizatës terroriste.

Në vitet 80’ ai mbante detyrën e komandantit në një prej qendrave stërvitore më të rëndësishme të Al Qaeda-s në Afganistan dhe bashkëpunues i afërt i Osama bin Laden-it

Gjithashtu ishte njeriu i besuar i Ayman al-Zawahiri-it, edhe ai egjiptian dhe kreu i organizatës.

1 komente në “Bombardimet e SHBA-ve vrasin liderin e Al Qaeda-s”

  1. Andreas says:

    Sa vjeç ishte ky, se te ishte komandandt para 40 vjetesh, i bie qe tani ta kete gjetur bomba ne ndonje azil pleqsh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje