Degjeneron në sherr e kërcënime seanca dëgimore për CEZ/ Spaho: Gënjeshtare. Hiçka: Prokuror i komunizmit

9 Shkurt 2017, 08:21Politika TEMA

Komisioni Hetimor i drejtuar nga demokratët për hetimin e zgjidhjes me marrëveshje të konfliktit mes shtetit shqiptar dhe kompanisë CEZ është përfshirë në debate të ashpra gjatë marrjes në pyetje të Avokates së Shtetit, Alma Hicka.

Kryetari i Komisionit Hetimor, Edmond Spaho, e ka pyetur Hickën se kush e autorizoi që të negociojë me palën çeke për t’i ofruar 100 milionë euro për të mbyllur konfliktin, por kjo e fundit ka deklaruar se këtyre pyetjeve u ishte përgjigjur në seancën e kaluar, raporton Panorama. Por Spaho i ka kërkuar disa herë Avokates së Shtetit që të mos sillej në mënyrë arrogante, por t’u jepte përgjigje pyetjeve.

Tonet u acaruan kur Spaho i kërkoi disa herë Avokates së Shtetit që të pushonte dhe të dëgjonte pyetjet, por ajo ka përsëritur vazhdimisht se po shkelin rregullat e marrjes në pyetje të dëshmitarëve.

“Ju nuk jeni prokuror i kohës së komunizmit, ju jeni kryetar i Komisionit Hetimor, dhe duhet ta drejtoni procedurën sipas Kushtetutës”, iu drejtua Hicka Spahos

. Mbledhja është ndërprerë për disa çaste, pasi asnjëri nga të pranishmit nuk lejonte tjetrin të fliste.

Debati:

Edmond Spaho: Çfarë i keni sugjeruar grupit negociator, kryeministrit dhe ministrit për çështjen e DIA-s? Në këtë çështje, pavarësisht ashpërsisë së termit, po gënjeni të gjithë si dëshmitarë. Nga ministri, kryeministri dhe ju po ashtu. A ka mundësi të më dëgjoni?

Alma Hicka: Jo, nuk ka asnjë mundësi. Unë nuk jam këtu për t’ju dëgjuar juve, por për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Edmond Spaho: Mbylljani mikrofonin zonjës.

Alma Hicka: S’kam ardhur t’ju dëgjoj juve dhe komentet tuaja personale për këtë çështje, por t’u përgjigjem pyetjeve. Nëse ju i keni mbaruar pyetjet tuaja, atëherë më lejoni të largohem.

Edmond Spaho: Provo të largohesh, provo të largohesh! Do të largohesh kur të të jap unë leje.

Alma Hicka: Të lutem shumë, se nuk më kërcënon ti mua!

Edmond Spaho: Do të largohesh kur të të jap unë leje. Ju jeni thirrur që t’u përgjigjeni pyetjeve, deri më një, pavarësisht se po u bëni bisht të gjitha pyetjeve…

Alma Hicka: Mund ta mbyllësh mikrofonin, po të siguroj që zëri im arrin edhe pa mikrofon. Dhe ti s’mund të më kërcënosh mua, provo të largohesh apo jo. Unë s’kam ardhur këtu për ty, por në respekt të Komisionit Hetimor.

Edmond Spaho: Zonjë, ju po gënjeni para Komisionit Hetimor. Dhe unë do t’jua vërtetoj që ju po gënjeni.

Alma Hicka: Zoti kryetar, ju po shkelni ligjin dhe po fyeni.

Edmond Spaho: Në 4 dhjetor 2012…

Alma Hicka: Zoti kryetar, ju po shkelni ligjin.

Jorida Tabaku: Mos fol, moj zonjë…

Edmond Spaho: A ka mundësi të pushoni?! Fikjani mikrofonin!

Alma Hicka: Ju po i drejtoheni dëshmitarit në mënyrë antikushtetuese. Ju po e drejtoni Komisionin në mënyrë të kundraligjshme. Unë s’jam këtu për t’ju dëgjuar juve, por për t’iu përgjigjur pyetjeve. Nëse s’keni pyetje, mos i mbani njerëzit kot në Komision.

Edmond Spaho: A ka mundësi të pushosh dhe të dëgjosh?

Alma Hicka: Jo, nuk ka asnjë mundësi. Kur ju ta drejtoni Komisionin sipas ligjeve, atëherë do të pushoj.

Edmond Spaho: Në 4 dhjetor të vitit 2012, zonjë e nderuar. Duhet të mësosh që pala çeke ka refuzuar. A ka mundësi të pushoni?!

Alma Hicka: Ju nuk jeni prokuror i kohës së komunizmit, ju jeni kryetar i Komisionit Hetimor, dhe duhet ta drejtoni procedurën sipas Kushtetutës. Ju nuk mund të më mbani këtu që unë të dëgjoj mendimin tuaj.

Edmond Spaho: Ju do të përgjigjeni se jeni Avokate e Shtetit dhe i keni vënë një barrë shtetit me 108 milionë euro. S’po thoni të vërtetën. Ka mundësi të dëgjoni?

Alma Hicka: Zoti kryetar, ju jeni duke fyer dëshmitarin. Nuk do t’ju dëgjoj, po më fyeni dhe po më thoni arrogante. Unë në detyrën e gjyqtares nuk kam guxuar kurrë t’i drejtohem dëshmitarit në këtë mënyrë. Nëse rregullat e Kodit të procedurës Penale do të ishin zbatuar, ju do të ishit përjashtuar nga ky Komision.

Jorida Tabaku: Zonjë, keni 20 minuta që po bërtisni. Po bëni prova shumë të mira për t’u bërë deputete mandatin tjetër. Seancën e kaluar sikur ju shua zëri, pas provave për lidhjet e bashkëshortit tuaj.

Alma Hicka: Nuk kam ardhur këtu t’ju dëgjoj për shuarjen e zërit tim.

Jorida Tabaku: Një dëshmitare të tillë që flet me arrogancë dhe nuk pranon të përgjigjet ky Parlament, ky Komision nuk e ka parë ndonjëherë.

Alma Hicka: Ti je deputete e Republikës së Shqipërisë.

Jorida Tabaku: Mua m’u drejto me “zonja Tabaku”, dhe “ti” shko foli dikujt tjetër.

Edmond Spaho: Jepini pak ujë që të qetësohet

6 komente në “Degjeneron në sherr e kërcënime seanca dëgimore për CEZ/ Spaho: Gënjeshtare. Hiçka: Prokuror i komunizmit”

  1. ..... says:

    PO prandaj demokracia esht ti dhjesesh me nje mut ndonjeher se je i detyruar te besh komision dhe me vet fajtoret e ksaj çeshtie , nuk e kptoj nuk ka njerez pa parti ti drejtojn kto komisione njerez profesional , po vin deputet dhe deputete bejn kto pun , duke e ditur qe ne kte parlament ka deputete ordinere dhe te pa edukuara qe nuk kan as nje etik njerzore te shajn si burrat nga robt e shpis , dhe pr fat te keq bejn dh tutorin neper kto kmisione , prandaj ne bejm nje hap para dy mbrapa se je i detyruar te degjosh dhe vet fajtoret duke ber te pafajshmin dhe duke kerkuar llogari per diçka qe e kan ber koleget e tyre , ktyre demokracia i ka dhen te drejten qe te deformojn çdo gje konform ligjit çesht me e forta jorida tabaku me ate injorantin drejtojn komisionin per te nxier vjedhjen qe ka ber partia vet dhe saliu , porka mizerja.

  2. lennard says:

    Krahasoni kete sjellje ndaj deshmitares me sjelljen ndaj pushtit te Sali-Gerdecit.Sa legena jane keta te SHQUPIT ,nje cike te kene ne dore ,mundohen te shtypin koken.Te pafytyre dhe bandita .Populli do te dije tu japi Reston .Mos u merzitni Bajga te Ndyra.

  3. stil says:

    Te lumte Hicka. Ta dine Ata dy trutharet se ka rregulla e ligje qe duhet t i respektojne vete te paret. Jane vetem sherbetore te shtetit e mos e trashin zeri shume. Joridà Tabaku mos permendi Burrat e te tjerave por te shohi hallin e vet se po i iken nga duart pushteti e bereqeti e pastaj nuk ia var njeri

  4. Spartaku says:

    Komisioni i ngritur nga demokratet,eshte nje komision qenesh me lesh.Deputete budallenj e injorant,sidomos Spaho si krietar komisioni “ndrin”ne ball te tij.Mortja qe nuk i ha.Duan edhe vota keta muter.Ne 18 qershor do ta shikojne mire te semes ata.Do marrin vota, tafllakun e Jozefines dhe te Grides.Se per ato vdes Luli.

  5. Bushi says:

    Bravo Alma Hiçka! Je avukate e zonja. Mire ja bere ketyre maskarenjeve.Keta nuk din ku kane koken dhe jo te nxierin vjedhjet e CEZ.E di i gjithe populli se vjedhjet i ka bere Sali Berisha me te birin Shkerdhenin.

  6. uskania says:

    Pse Spaho nuk bën pyetje, sigurisht me sjellje dhe kulturë, edhe sepse vjen nga sfera akademike dhe është njeri në moshë, por bën kërcënime dhe komente si një prokuror i diktaturës së proletariatit? Vërtet që është për tu habitur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje