FAKSIMILET/ Zbulohen urimet e Ramës e Bushatit për Trump e Tillerson (Lidershipi i PD i bënte thirrje Ramës të uronte presidentin amerikan, bëri dhe protestë në Shkodër)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sekretari i ri i Shtetit në Departamentin e Drejtësisë Amerikane, Jeff Sessions ka marrë një mesazh urimi nga homologu i tij shqiptar, Petrit Vasili.

Lajmi u publikua sot në disa media, ku letra në fjalë cilësohej si e para e mbërritur nga një anëtar i qeverisë shqiptare në adresë të administratës së re “Trump”.

Por JavaNews ka arritur të sigurojë faksimilet e dy letrave të urimit që i japin fund debatit nëse kryeministri Rama e ka uruar apo jo presidentin e ri të SHBA-ve. Mesazhi mban datën 20 Janar 2017, ditën e betimit të Donald Trump dhe ceremonisë madhështore në Uashington.

“Është një rast i shkëlqyer për mua që në emër të Qeverisë shqiptare t’ju transmetoj mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Shqipërisë” – shkruan Edi Rama ndër të tjera në adresë të presidentit Trump.

Gjithashtu edhe ministri Ditmir Bushati, përmes një letre urimi, i është drejtuar Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson.

Letra e ministrit të Jashtëm mban datën 2 shkurt. Kjo, pasi Sekretari amerikan i Shtetit u betua në fillim të këtij muaji pasi mori aprovimin e Senatit me 56 vota pro.( Ardit Rada)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/RAMA-TRUMP-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/RAMA-TRUMP.jpg","attachment_id":"629570"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-trum-p3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-trum-p3.jpg","attachment_id":"629572"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Bushati-Tillerson-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/Bushati-Tillerson.jpg","attachment_id":"629576"}]
        
        Loading...
        

10 komente në “FAKSIMILET/ Zbulohen urimet e Ramës e Bushatit për Trump e Tillerson (Lidershipi i PD i bënte thirrje Ramës të uronte presidentin amerikan, bëri dhe protestë në Shkodër)”

  1. joel shkodra says:

    Perse na del ky lajm tani? Perse na del ky telegram urimi pas kaq ditesh? Kjo eshte nje etikete normale diplomatike. Ne urime, ne diplomaci, midis shteteve, edhe kur personalisht nuk e don tjetrin, je i detyruar te dergosh urime sepse emri yt (kryeministri) perfaqeson urimet e gjithe shtetit. Do te ishte e çuditshme po te mos ia kishte derguar, bile e papranueshme.

  2. Sambuka says:

    Del ky lajm o ti qe i lexon lajmet pergjysme sepse LSI-ja mbushi dynjane sot se Vasili uron homologun amerikan. Dhe se Vasili eshte u vetmi minister shqiptar qe percjell urime ne SHBA

    1. joel shkodra says:

      O Sambuka, te lutem m’u pergjigj: Perse ky urim i kryeministrit nuk doli daten kur eshte bere, si te gjithe urimet normale?

  3. T.T says:

    Bravo lidereve shqiptar megjithese jane liberal prap eshte gje e mire qe te bashkpunosh me nje qeveri,,,,my president MR Trump is a gentleman..

  4. Qifi real says:

    Oooo Ymer mbroje sa te duash Ramen . Ai ka bere gabimin e jetes tani do marre eshe pergjigjen. Rames do i qihet Zahoja me kallam.

    1. ta says:

      si duket rama ta ka bere me perpara,prandaj e ke inat.

  5. Ilir says:

    Nuk presupozohet qe kryeministria t’a bente publik ne moment urimin?! Apo Albanistan…
    Rama’s way of doing staff!
    Kalamaj.

  6. Bushi says:

    Nuk ka asgje te keqe peveç te mires.Kryeministri i bene urimet jo vetem ne emer te tij,por edhe te popullit shqipetare.Nuk eshte aspak e turpesheme, siç thon disa. Edi Rama nuk ka bere ndonje turp.Te demostrosh bindjet e tua nuk eshte gabim.Sipas atyre qe quajn gabim te madhe shprehjen e Rames per Trump,do te thote qe qindramijra,apo miljona amerikan apo disa shtete te jere neper bote,qe jane kundra Trump,te denohen e te futen neper burgje.Kjo mendesi eshte injoranca e atyre qe shfrytezojne per kredo politike.

    1. Artemisa says:

      Po sa Karabush qenke more ditezi !!!!!!
      Kaq shume t’a ka futur Rilindja dhe Rama ne goje sa nuk flet dot nje fjale per se mbari por llomotit si papagall ato qe te thote ne telefon Taulant Balla ??????????
      Mjere ti dhe ata si ti .

  7. bledi says:

    Asnje nga ju nuk e paskeni kapur thelbin e artikullit. Nuk ka rendesi fakti a i ka bere apo jo mesazh urimi Trumpit kryeministri (gazetes Tema nuk i rr.. fare me nder) por qe doli bllof opozita dhe ‘lideri’ i saj Berisha (per kete po qe i rr….). Eshte normale, dihet qe kjo gazete sulmon vetem opoziten, ajo eshte lajmi i dites gjithmone. Shikoni artikujt e tjere, gjithmone opozita etiketohet. Kurse qeveria i ka te gjitha punet OK, s’ben asnjehere gabime prandaj s’ka si te kritikohet. Vetem kur ben te mira do lavderohet.
    O nene ku jane mediat tona, per te qa hallin.

    P.S: Mundesisht censurojeni edhe mesazhin tim ‘diversant’ dhe ‘borgjez’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *