Grabitja në Rinas, arrestohen 5 policë privatë. Saimir Tahiri i kishte paralajmëruar një ditë më parë bankat

9 Shkurt 2017, 19:04Politika TEMA

Pesë punonjësit e kompanisë private të sigurisë që po shoqëronin paratë e një banke të nivelit të dytë drejt Rinasit, kur u grabitën, u arrestuan.

Arrestimi i tyre u bë me akuzën e “shpërdorimit të detyrëës”, pasi sipas rregullores, ata duhej të reagonin në momentin e sulmit të grabitësve dhe të qëllonin drejt tyre.

Ndërkohë, aksioni për gjetjen e autorëve të grabitjes vazhdon dhe në të janë përfshirë edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Autorët kanë djegur mjetet me të cilat kanë lëvizur në zonën e Tapizës. Megjithëse të djegura, grupi hetimor shpreson që me anë të ekspertizës të gjejë gjurmë gishtërinjsh të njërit prej autorëve, që dyshohet se janë pesë të tillë.

Po ashtu, ekspertiza do të kryhet edhe tek mjetet e kompanisë private të sigurisë për gjetjen e provave që mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, një ditë më parë kishte paralajmëruar bankat që përdorin policitë private për lëvizjen e parave.

Ja çfarë thoshte Tahiri dje.

Ajo që kam vënë re është se burimet njerëzore që ju mobilizoni janë kryesisht mosha të thyera, dhe akoma më e keq janë të papaguar.

Policia e Shtetit ka bërë një verifikim dhe një inspektim jo vetëm pranë kompanive që ju drejtoni por edhe pranë kontraktorëve tuaj.

Na rezulton që sot një polic privat është shumë, shumë i nënpaguar. Ka raste kur paguhet vetëm 40% e pagës së deklaruar.

Ka raste nuk i jepen as orët e pushimit, siç i takon në bazë të ligjit. Ka raste që nuk përmbush as detyrimet minimale për të qenë polic privat”, tha ai.

7 komente në “Grabitja në Rinas, arrestohen 5 policë privatë. Saimir Tahiri i kishte paralajmëruar një ditë më parë bankat”

  1. Albanistani dhe hajduteria sheshit says:

    shtet karagjoz i hashashit, vete shteti vjedh shtetin…..


    parate e vjedhura duhen per zgjedhjet dhe mjeshtrat e hajduterise kane mbeshtetjen e politikes , nje mundesi tjeter….
    pse ku e gjeten moralin, edukaten apo shkollen mafjozet politikane te mendojne ndryshe?
    lenka cuko v ajo deputetja kafshe e vlores
    pali miska v tom doshi
    ejetj

  2. korcari says:

    Gjici securit,skandal malok.

  3. kuq e zi says:

    je ne vete….
    jane police apo jane private kur ta ndani se c’jane do kuptoni qe qenit nuk i varen melcite ne qafe

  4. ari says:

    sajmir tahiri dha urdher per grabitje.ketu ka vetem qelbesi qe edvin qelbesira e shenderroi ne tre vite ne kolumbi,siri dhe avganistan.tritol,grabitje vrasje nga rrug rrug rrug e shkolla qe ishte.u be pa viza ne be nga basha e berisha – tash me viza kokaine nga rama e tahiri.nga qenefi i negjmijes kan dalur rama tahiri,,erionka jasteku.

  5. tomorri says:

    Bravo,
    Shkrim i goditur. Policet privat jane skllevrit e ketij shekulli pronaret kane vene pasuri marremendese dhe nuk ka se kush i kontrollon, pasi ata I ndajne leket me politiken dhe kriminelet. A e dini sa prona ka vene pronaret e policies private qe ka ne ruajtje Bankers, miliarda e dini qe aq sa jane vjedhur ne kete banke ata I fitojne per nje muaj? Llogaria eshte e thjeshte kane kontrate me Bankers me 900 Euro, ku kane futur veshtiresi, ore nate etj dhe policit privat I japin 200 euro shpenzimet po I zeme 200 Euro pra 500 uro per polic fitim x 600 police pra 300 000 euro ne muaj fitim, Ng ate mos ndertojne vila, pallate, makina te shtrenjta etj. Kujtojne ata se nuk I shikojne kur politikanet ngjisin shkallet e zyrave te tyre.
    Koka drejtuese e policies Shtetit duhet pergjigjet per shperdorim detyre pasi ka detyre ti kontrollok dhe coj per ndjekje penale. Por cfare shkruaj dhe une, ndaj tyre filloj ndjekja penale dhe prokurori e mbylli ceshtjen.Le qe prokurori ra n e burg per vete. Keta ja shperblyen prokurorit se e nxoren nga burgu ne Apelin e Vlores.E kuptoni qe policia private eshte e lidhur me krimin dhe politiken?

  6. 009 says:

    nje veshtrim analitik: vleresoni te 4 rastet qe kane ndodhe keto vitet e fundit. Rastesore eshte qe gjithmone perpara se PD te beje ndonje miting ndodhin? Mos jane parate kash qe i paguhen pjesemarresve? Ne te gjithe mitingjet e bera nga PD vijne njerez te paguar, me cfate lekesh paguhen?
    Ky eshte vetem nje analize pa krah politiki, cdo gje mund te verifikohet me data kur kane ndodhe dhe cfare mitingu/proteste ka pasur pas disa ditesh.
    Ne gjykimin tuaj. Respekte

  7. ./ says:

    Vjedhesit jan shok te njerit prej policve privat me i mundeshmi esht ai qe thot i vjedh shteti se do te humbasi dhe gjurmet nga vjen vjedhja , ai duhet ta dij kush i vodhi nuk ka faj as shteti as policia , shoqerusit e parave jan te armatosur dhe trajnuar vetem per kte moment , kur nuk e ben detyren , duhet te tregojn hajdutet , shikoni mos jan shoqata azem hajdari duan para per fushat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje