Henri Çili merr në mbrojtje Shkëlzen Berishën: Po e poshtërojnë….

9 Shkurt 2017, 09:55Politika TEMA

Henri Çili ka bërë një shkrim sot tek Mapo, në lidhje me thirrjen e Shkëlzen Berishës si dëshmitar në Komisionin parlamentar për hetimin e aferës me CEZ.

Sipas Çilit, Shkëlzen Berisha po poshtërohet publikisht.

Ja çfarë shkruan Çili:

Të drejtat e pamohueshme të qytetarit Shkëlzen Berisha

Nga Henri Çili

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, një prej liderëve të politikës shqiptare të këtyre 20 e ca viteve është duke u përballur me një proces në Komisionin Hetimor, shoqëruar me një fushatë në media të caktuara, e cila ka kaluar në sharje, fyerje e ofendime, deri në kufijtë e poshtërimit. Gjithashtu mënyra se si është strukturuar dhe fiksuar me caktimin në krye të tij të Taulant Ballës, një deputet i cili ka pasur një konflikt personal dhe një proces gjyqësor me z. Berisha, mënyra se si po procedohet pyetja e tij në komision- përpos faktit të thirrjes së tij në komision-tregon se kemi të bëjmë me diçka që nuk shkon, në mënyrë esenciale, me funksionimin e jetës sonë publike. Në këtë kuptim, duket se Komisioni Hetimor për çështjen “CEZ –DIA” është kthyer në një komision poshtërimor për Shkëlzen Berishën, familjen Berisha dhe ish-kryeministrin në tërësi dhe është një devijim i funksioneve të parlamentarizmit.

Ka së paku tri argumente rreth pozicionit dhe mënyrës se si po trajtohet qytetari Shkëlzen Berisha- qoftë ky edhe djali i kryeministrit Sali Berisha- në këtë komision, të cilat nuk shkojnë.

Së pari, komisionet hetimore janë instrument i parlamentarizmit kryesisht, në duart e pakicës parlamentare për të kontrolluar pushtetin. Pra, për të bërë të mundur tejkalimin e rrethanave institucionale të zakonshme të sistemit të drejtësisë apo organeve të tjera kontrolluese apo ligjzbatuese, të cilat bëhen të pamundura apo të vështira kur një qeveri është në pushtet.

Komisionet hetimore që kryesohen nga shumica –edhe pse janë të ligjshme –janë ose një gjë e kotë, ose në kufijtë e qesharakes. Kështu për shembull, Sali Berisha ngriti disa komisione qesharake në mandatin e kaluar, të cilat nuk përfunduan asnjëherë apo nuk patën asnjë raport, siç është ai më i famshmi i quajturi ‘Komisioni i Veshit’. Pra, ajo që nuk shkon është se, kemi një komision të kryesuar nga shumica që heton pakicën. Ish-kryeministri Berisha është një deputet i thjeshtë, një ish-pushtetar dhe ekzistojnë të gjitha mjetet juridike për ta hetuar atë.

Megjithatë deri tek ish-kryeministri Berisha, i cili ka qenë një person i fuqishëm politik, dhe vazhdon të jetë person me përfaqësim të fortë politik dhe parlamentar ose me impakt institucional, ndoshta kjo është e pranueshme.

Argumenti i dytë; pushtetarët, politikanët, ose ish-pushtetarët edhe mund të thirren në komisionet parlamentare, qoftë për qëllime politike, qoftë për ndriçim më të mirë dhe më të shpejtë dhe me mjete më të hapura dhe transparente –siç janë komisionet hetimore parlamentare –të vërteta të caktuara. Po, në këtë kuptim thirrja e ish-kryeministrit Berisha në komisionin, edhe pse siç e thamë se komisionet hetimore janë instrument i pakicës për të hetuar shumicën, pra pushtetin, edhe qëndron. Por thirrja e djalit të tij, që në fund të fundit është qytetari Shkëlzen Berisha, në komision është absolutisht e papranueshme, edhe pse dikush mund të thotë që është e ligjshme. Arsyeja është shumë e thjeshtë; Parlamenti që ka një fuqi shumë të rëndësishme, përfaqëson sovranin, nuk mund të hetojë qytetarët e tij që e kanë zgjedhur. Qytetarët i heton sistemi i drejtësisë me mjetet ligjore, procedurale, me katër shkallët e gjykatës e kështu me radhë. Është nonsens që një bateri parlamentare, nga deputetët e shumicës, madje me një tonalitet ose me një theks shumë të fortë politik, të mund të vërë përpara një qytetar të thjeshtë siç është Shkëlzen Berisha, që nuk ka pasur asnjëherë një funksion zyrtar dhe madje nuk ka as sot, duke e pyetur në një mënyrë gati poshtëruese.

Ish-kryeministrja izraelite Tzipy Livni, kundërshtoi ashpër disa vite më parë kërkesën e një komisioni hetimor parlamentar për të thirrur si dëshmitarë disa qytetarë të vendit të dyshuar se kishin dijeni për çështjen. Ajo tha: parlamenti nuk mund të hetojë apo pyesë kurrë qytetarët e vet, ai heton apo pyet vetëm politikanë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë.

Por ajo që e derdh pikën e ujit – dhe që është edhe argumenti i tretë – është fakti që në krye të këtij komisioni pa asnjë cedim pas kërkesave të përsëritura, qoftë të z. Berisha, qoftë të Shkëlzen Berishës, është fakti se këtë komision e drejton Taulant Balla, i njohur për një konflikt personal, verbal, gjyqësor me familjen Berisha, për të cilin ka një proces gjyqësor të përfunduar. Z. Balla është në të drejtën e tij të bëjë replika politike edhe pse është i detyruar të ruajë etikën ose anasjelltas, por gjithsesi kryesimi i këtij komisioni që nënkupton një lloj neutraliteti apo një lloj paanësie të kësaj gjykatë parlamentare është jashtë çdo perceptimi. Kryesimi i këtij komisioni nga deputeti Balla në konflikt me Shkëlzen Berishën dhe familjen Berisha është një provokim dhe synon jo ta hetojë familjen Berisha -z. Berisha apo djalin e tij- por ta poshtërojë atë.

Si përfundim, për të gjitha këto arsye, është e qartë që një komision parlamentar dhe mjetet parlamentare nuk mund të kthehen në mjet për të poshtëruar qytetarë të caktuar, qoftë këtu edhe djalin e ish-kryeministrit.

Të gjithë jemi dakord që djali i ish-kryeministrit Berisha nuk duhet të ketë asnjë privilegj si djali i ish-kryeministrit, por as të ketë ndonjë disavantazh si qytetar. Të drejtat e qytetarit Shkëlzen Berisha janë të pamohueshme, ato duhet të respektohen ad literam, por edhe në frymën e vet. Nuk ka asnjë arsye përveç propagandës dhe qëllimit politik poshtërues që Shkëlzen Berisha të thirret në një komision. Atë mund ta hetojnë organe të caktuara tani ose më vonë, në lidhje me përgjegjësitë e tij penale.

31 komente në “Henri Çili merr në mbrojtje Shkëlzen Berishën: Po e poshtërojnë….”

  1. alphade says:

    Cilo , kjo tregon sa e fuqishme eshte mafia e Vicidolit !!

    1. J says:

      Çudi si nuk e kërkojnë nëpër evropë të japi ça leksione demokracie ky toçi i hurdhës ? Ato teoritë min të drejtat dhe dinjitetin e individit, nuk kanë kuptim në botën e vrasësve dhe hajdutëve si klienti i këtij avokatit. Na rrufsh bythën (mender qytetarëve të ndershëm)

      1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆. says:


        Një shkrim i denjë për ty
        I nxjerrë prej një haleje
        Si një e një bëjnë dy
        E s’mund të na zhgënjeje.
        *
        Kur emrin tënd lexon
        Pa i hyr fare shkrimit
        Një erë të kutërbon
        Hale e Njerëzimit
        *

    2. xheJ eN Bi says:

      Henri Cili u be si Nen Tereza ,mbron te “vobektit”

    3. kashi says:

      po ky cili nga te dy anet ha? do kafshoje gjuhen

    4. artiles says:

      Per Cilin, Shkelzeni sot eshte nje “qytetar i thjesht”. Ka te drejte, por ai po kerkohet te deshmoje per kohen kur nuk ishte qytetar i thjeshte, por bash djali i kryeministrit.

  2. Aureli says:

    Mire o Naim , po kur prokurorine e ka tredhur i ashtuquajturi jot “lider” sali serbberisha, cfare Alternative ngelet?

  3. undefined says:

    E ti qe shkruan e i del ne mbrojtje ropte ku ti kesh

  4. Devolliu says:

    Cunat e Gadafit , more plehre, u trodhen dhe nuk pyeti njeri per te drejta njeriu.
    26 vete ne Gerdec e 4 ne bulevard per bythen e Shkerdhenit jane shume.
    Po ti bej qejf sa te jete Rama kryeminister e Minister Arsimi Lindita Salca, qe blokon doktoraturat per publikun dhe i le shteg abuzimit per Universitetet tip NPV-je.

  5. Shqiptar says:

    Zeni duhet të hetohet nga organet e drejtësisë?? Je i vetmi njeri në Shqiëri z. Naim Çili që kërkon tu mbushësh mendjen Shqiptarëve se ne kemi sistem drejtësie. Ne nuk kemi sistem drejtësie të pavarur. Këtë e di ç’do Shqiptar dhe Ndërkombëtar. Gjyqtarët dhe Prokurorët në Shqipëri janë në varësi të plotë të familjes Kriminalo-Mafjoze të Shkërdhen dhe Shpellar Berishës.

  6. Valter says:

    Sa keq po me vjen, po poshterojne xenin,sa gjynah.
    Po kur ky vrau e poshteroi gjithe shqiptaret ku ishe ti, apo poshte tavolines
    duke lepire ndonje kocke.

  7. Lennard says:

    E nxorre koken legen i menderosur.Po i del ne mbrojtje Zenit te Babit se te kane mbushur me para ,biles mund te jene dhe aksionere tek ty mor Palaco i pacipe.Cfare perdhosje po i behet ketij Hajduti,te fondeve publike,ketij vrasesi te Gerdecit.?Te zenke haka e te demtuareve prej tij.Fytyre katnari i paskrupullt

  8. Pirro Verteti says:

    Sa te paguan, mo henri, per kete palo-shkrim?!?

  9. mikel says:

    ktit i duket vetja i qute se e rregulloi me ramen per punen e universitetin ,,,po kujte i thu ti mor trap “po poshterojne sy peshkaqenin ” po ju jeni qe te dy te poshterum deri ne palze ,vetem se me sy peshkaqenin po meren pak ma me seriozitet ,populli ju njef qe te dyve

  10. Lennard says:

    Z.Cili te duket vetja shume i zgjuar ,po mundohesh te hedhesh hi syve publikut.Po si ka mundesi qe quan qytetar te thjeshte Zenin e Babit,kur ne fakt Ai dhe Argita benin ligjin ne kohen e qeverisjes berishiane ,Per dijeni (Megjithese ti mer njeri i peshtire e di me mire) nuk ka tender te madh ne kohen berishiane ,qe te mos kete pjesmarjen e Zenit. Po Gerdecin mor Palaco ? A mund ta merte nje qytetar i thjeshte? .Pra thirja e ketij Birboje eshte teper e nevojshme para Komisionit parlamentar ,se Ai ka qene me i rendesishem se nje Minister i kohes berishiane ,ai ishte zeni i Babit qe vuloste te gjithe prapesite e familjes.

  11. E verteta tjeter! says:

    Epo c´keni more njerez me Cilin ; – Ai thjesht po i del ne krah , homonimit te tij , d.m.th. ; – kurva ( Cili ) , mbron pederastin Zeni !

  12. Xhemi says:

    E nxori zerin Hamza katunari ?!
    Po kur ka qe ne ndonjehere i lartesuar ai Zeni jot, qe eshte si tranvestit, o Hamza?
    Ca te besh o Hamza t’erdhi dita me zbrit m’Tirone e me u bo pronkar, se te ishte xhaxhi gjalle do merrje vize per m’Tirone.

  13. pro says:

    ..ç’do veper ka fundin e saj…por papergjegjshmeria eshte fund para fillimit…

  14. Bushi says:

    E ke gabi o Henri Cili.Shkerdhen Berisha e ka hak te poshtrohet,se,bashk me baban e tij i kane bere shume te zeza ketij populli e ketij vendi.

  15. tzipy livni says:

    tzipy livni nuk kq qene kurre kryeministre e izraelit zoti çili. ajo ka qene caktuar si e tille, por nuk arriti kurre te krijonte qeveri.

  16. akili says:

    Ky Henri ne kohen e Sales ka bo lajke me thase tani oshte koha ti baj nja shperblim ti dale ne mbrojtje sy peshkaqenit qe ka ba leka me maune jo me thas ky henri e ka ba deklarimin epasuris ka nje here kam bindje se ky killer i fshe nje pjes pareve nuk ka se si ta mbroi pa pare ose o pjes e te korruptumeve .

  17. Bariu says:

    More bythlepires Cili,per djalin e Causheskut apo djalin e Gadafit,sikur ke folur ndryshe dhe nuk i ke mbrojtur,po pse kete cub mafioz,Shkelzen Caushesku,po e mbron???!!!

  18. Valter says:

    Ti bark bosh tere jeten
    lemoshe kerkuar.
    I pa zoti te hecesh vete
    b.lepiresi i tjereve ,shnderuar
    Shiko renjen dhe fisin ne dege,
    ne je i denje, qendro,fisnik, pa frike e me shrese.
    Ndyshe , bej menjane,
    nje tas i mbushur me terhana
    ,ben hatane.

  19. emigranti says:

    shko laj dhe breket sal vicidolit se i ka mbushur plot dhe ska kush ja lan

  20. Neim Qilli rilindes says:

    Poshterimi i Shkelzen Berishes, babai i te cilit duhet te ishte prej kohesh diku tjeter e jo ne parlament, eshte kocka qe Edvin Rama i hedh rilindioteve ne prag te fushates. Sigurisht qe Shkelzenin nuk do ta gjeje gje, por ama rilindiotet do te shkojne grusht bashkuar ne votime.

  21. Rambo says:

    A pa.pa.pa.pa !
    E qiti sumen Partneri pederit.
    S’ i mundej qili,me duru qi shkerdhenin Balla,me te tjer ,
    Ta perdhunojne ne grup.
    Edhe qili do ta ket ate naFake ?

  22. Elbasanlliu says:

    Ty nuk te merret vesh o naim I labinot fushes…..po kurve ngele….e dredh sipas kohes. o njeri legen qe mbron plenat.

  23. naivi says:

    te kete shkuar dhe Cili me djalken e kryehavijes serbe ?

  24. ble-ta says:

    Me pelqyen vargjet:
    Kur emrin tend lexon
    Pa i hyre fare shkrimit
    Nje ere kuterbon
    Hale e njerezimit

  25. LIRIE says:

    QEVERINE E KISHTE BABA SALIU ,I PANGOPUR AI DHE FAMILIA, SDINTE KUSH TE REMBENTE ME SHUME ,MAMI GITA APO ZENI ,ZENI MERTE EDHE PJESEN E MAMIT, KURSE GITA ME MALLTEZIN .BABI SHTENGONTE FORT KARIKEN SE I DUHEJ TE GJITHA BEMAT E FAMILIES MAFIOZE I MBULONTE OSE JA FUSTE TE TJEREVE, ATA 4 ” PUCISTA” PA ARME ME DUAR NE XHEPA DONIN TI MERENIN DHOMEN DHE KARIKEN DHE TRIMI I VICITOLIT JA U HOQI BABALLARET E PA FAJSHEM NGA SHTEPIA I LA FEMIET ,JETIM, SA TE VRARE TE ELEMINUAR KANE SHKUAR SI DHJAM QENI E DREJTA SA DO E HIDHUR DUHET TE DALE NE SHESH, KY ZOTNIA HENRI NJE NJERI QE SHKON NGA FRYN ERA NA I VIKA KEQ SE SU SILLKAN MIRE ME PRINC ZENIN ,SALA DUHET TE MOS LEJONTE TE PERZIESHE FAMILIA ME PUNET E QEVERISE, TE KENE INAT SA TE DUAN EDI SKA PERZIER AS DJALIN AS GRUAN, NE CDO GJE QE NDODHTE NE MINIERE NAFTE KU LUEJ PARIA EMERI I ZENIT ISHTE I PARI, KA QE FLASIN KUNDRA RAMES PO DERI TANI SKAM DEGJUAR TE ZIET EMRI GRIGOR ,PARA DY DITE DEJOVA DHE PASHE ME SYT E MIJ NJE ZONJE 57 VJECE NGA VLORA QE SKISHTE BUKE TE USHQEHEJ PER VETE E STERNIPIN 1 VJECAR ,ISHTE POTHUAJ SE E VERBER ,PO SI KJO ZONJE JANE ME MIJRA NJERZ QE VUAJNE PER GJERAT ME ELEMENTARE ,ME KA BERE PERSHTYPIE NE ZHARE KU PO BEHET GREVA JEPESHE LIVE DISA TE RINJE GREVISTA FILLUAN TE BERTISNIN PA KUPTIM SI ISTERIKE DUKE SHARE E BERTITUR,FILLUAN KOMENTE DUKE BERE THIRIE PER RENOLUCION ,KUR FILLOI TJETERI GREVIST TE SHANTE TE BERTISTE SIKUR ZEKTHI I HYRI NE MBRAPANICE MENDOVA QE JANE TE SHITUR ME SA KAM DEGJUAR KOMPANIA QE FITON DUHET TI KOMPESOI KETA GREVISTE AJO ESTE KOMPANI PRIVATE MENOHET E METES DHE ZENIT, KETA QE KERKOJNE REMUJE SI UJKU MJERGULL PLANIFIKOJNE PER GREVE QE VEMENDIA TE LARGOHET NGA VJEDHESIT E KORUPTUAR ,LULI DEL E BEN PREMTIME SIKUR SKA QENE 8 VJET NE QEVERIN E SHITIESVE TE DETIT ,TE VRASIES NE BULEVART VJEDHJEN E MILIONAVE NE RUGEN E KOMBIT PREMTIMET QE AS NJE SKANE REALIZUAR,,KUSH KA VJEDH TE JAPE LLOGARI TI KETHET SOVRANIT ATO QE I KANE ZHVATUR,ZENI I CILIT ,NE KOHEN QE KA TE VAREFER SKANE TE HANE SHUM NJEREZ, ZENI ME DASHNOREN HEDHIN ME MIJRA EURO NE PER DETET E BOTES,HENRI SHIH PUNEN TENDE QE DO TE HASH NGA GJITHA ANET ,DINI TA LUANI BUKUR PA PORTJER,U MBUSH TIRONA PLOT PROVINCIAL QE ME NDIMEN E PUSHTETAREVE KANE ZRNR VENDET KYCE SI LLALLA TI ETJER E JEMI KETU KU JEMI NE QE SKISHIM AS PARE AS MIQ NGELEM NE KLASE NE VEND NUMURO

  26. Alban Dardani says:

    .— O zoti KOMENTUES , i nderuar…!!!
    —z. CILI , ngre tre argumente, ashtu si i mendon . Duke lexuar 29 komentet , qe vetem kritikonin ose ofendonin dhe s’japin asnje kunder argument , e rilexova se dyti . Nuk jam specialist …. Por, deri sa ai paraqit disa argument , do me pelqene te lexoja arsyetimet e kunderta dhe jo etiketime e ofendime, qofshin keta Cilet , Ciljetat a cilido.
    — Ne se nje gjuhe [edukate] e tille , buron [ ushqehet] per 27 vjet nga nje pjese deputetesh [ perfshi dhe BERISHEN e madh], te pakten te koregjohen nga komentusit..[PARLAMENTI DEL NGA POPULLI — TE MESOI PREJ TIJ…] — — xxxxxxxxxxxxxxxx –=
    —— ZOTERINJT PARLAMENTARE , ne se jane vertet perfaqsues te nje tribune serioze , le te zbatojne rregullat dhe ligjet deri ne nje. –Foltorja e parlamentit, karrikja per te drejtuar ,nuk i shkon parlamentarit ta shfrytzoje per inate , mllefe, ofendime e gjuhe ordinere , per cfar do motivi , aq me keq personale.
    —— BERISHET E KUJT DO KRAHU qofshin , ne se e permban rregulli, ligji te thirren a shoqerohen me polic , zbatoje ate deri ne nje . Ne se kundr-veprohet me BANDA ”KEMSH-KUQE” e ” KEMISH ZEZA” , te veprohet fort , deri edhe me jeten e tyre [ percaktuar ne ligj],. — Ne se pervoja e ketyre 27 vjeteve kerkon hapsira , ndryshime ligjore , perse te mos behen . —
    —– 21 Janari me 4 viktimat, sa do i hidhur e me rrethana aspak bindese , eshte nje mesim , eshte nje pervoje pazitive qe dha BERISHA ,,..se si duhet te veproje shteti kur shkelen e dhunohen ligjet apo institucionet shteterore. [Dikur ushtria shqiptare , kur i rrezikohej objekti kish nje rregull ;—te paralameronte– qellonte ne ajer— qellonte per te plagosur — qellonte per te vrar- – 4 elementet qe 21 jenarit i munguan].
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    —– POR..POR…. , pervoja e ketyre zhurmave ka treguar gjithnje se ato jane fallco, siperfaqsore , behen si lojra politike per te terhequr vemendjen , per ta bere personin njeri sa me publik e te njohur , brenda e jasht shqiperis , Me ghuhen e poullit i thone ;– ”bam e bum kembora e madhe qumesh gjysem okare ”…… pra , PARA PERGATITET PERSONI PER TE ARDHMEN, PER TE MARE DETYRA EDHE ME TE RENDESISHME , –Ja disa shembuj te dekades se fundit –Zhurma me NANON DHE BERISHEN u mbyll me thenien se ………” tani nuk eshte me ne AXHENSDEN TIME” …..ME . Ilir Meten…[..korupsjon…etj] u mbyll duke e bere Kryetar Parlamenti , pretendent per president,,—- Zhurma me Bashen…[ vjedhje fondesh ……. , vrasjet e 21 jenarit etj.. ..e bene KRYETAR TE PD, pretendent per kryeminisyer, , keshtu do te ndodhe edhe me XENIN, keshtu edhe zhurma me LLALLEN, zhurma me VETKINGUN. …..eeee…
    —Keto lloje lojrash mbase ishin te nevojshme 10 vjecarin e pare per te realizuar carjet elektorale, mbushjen e partive, pluralizmin politik. Me vone kane vrare frymen demokratike, besimin, nxisin kriminalitetin, indiferentizmin , mungesen e reagimit kolektiv dhe te shoqeris civile. Kjo u shkon per shtat shkelsve te ligjit, abuzuseve, hajduteve, kontrabandisteve etj.
    —Alban Dardani — NY

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje