Klubi i Korabit tregon ndeshjet ku janë penalizuar nga arbitrat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Klubi i Korabit ka publikuar të gjitha ndeshjet kur skuadra e tyre është penalizuar nga gafat e arbitrave.

Duke marrë shkas nga përballja e fundit me Skëndërbeun ku skuadra e Korabit humbi me rezultatin 1-0 me anë të një penalltie shumë të dyshimitë, ka shtyrë drejtuesit e klubit që të reagojnë përmes një konference për shtyp.

Në deklaratën e publikuar nga drejtuesit e ekipit dibran atyre iu janë mohuar gjashtë penallti të padhëna, janë ndëshkuar me katër gola jo të rregullt dhe iu janë mohuar gjithashtu dhe katër gola.

Reagimi i plotë i skuadrës së Korabit.

MOVIOLA

8 ndeshjet që Korabi është ndëshkuar në këtë sezon nga gjyqtarët.
E nisëm këtë sezon në Superiore si debutues, ku përpos dëshirës për të arritur sa më lart, zhvilluam edhe një merkato cilësore. Fati e kishim kundër, por jo vetëm… Arbitrat ndeshje pas ndeshje ishin të bindur dhe e kishin të fiksuar që ne s’do të fitonim. Dhe në fund të sfidës? Ata ia “dilnin mbanë”, por sigurisht duke injoruar mundin dhe djersën që kemi derdhur në fushë për këto 20 javë me radhë. Për
mes videos së mëposhtme do të keni mundësi të ndiqni ndeshje pas ndeshje rastet kur jemi penalizuar, që nëse do të ishin në favorin tonë, sot do të ishim në pozita të tjera. 4 gola të mohuar, 6 penallti të padhëna dhe 4 gola të paqenë e kanë shoqëruar Korabin për gjatë gjithë këtij sezoni.

Java 2 / Korabi – Skenderbeu / Offside
Korabit i mohohet një gol i rregullt në minutën 92′ pasi për asistentin ishte pozicion jashtë loje.

Java 4 / Korabi – Vllaznia / 11-metërsh i padhënë
Më minutën 59′ nuk jepet 11-metërsh në dëm të Sebino Plakut

Java 9 / Flamurtari – Korabi / 11-metërsh në dëmin tonë
Ndëshkohemi nga 11-metërsh fantazëm në minutën 40′, që vetëm sytë e gjyqtarit arritën ta vlerësonin si të tillë.

Java 11 / Skenderbeu – Korabi
Korabit i mohohen dy gola të rregullt pasi topi kishte kaluar vijën fatale të portës korçare.

Java 14 / Korabi – Teuta / Dy 11-metërsha të mohuar
Në këtë ndeshje të luajtur në Kukës, skuadrës sonë i mohohen dy 11-metërsh të pastër.

Java 17 / Partizani – Korabi / 11-metërsh i mohuar
Në minutën e 74′ na mohohet 11-metërsh në dëm Denis Peposhit.

Java 19 / Korabi – Laci
Laçi shënon me një gol offside në minutën e 3′, ndërsa në të 39′ 11-metërshi flagrant nuk është i tillë për gjyqtarin e ndeshjes.

Java 20 / Korabi – Skenderbeu / 11-metërsh në dëmin tonë.
Në minutën e 65, në dëm të skuadrës sonë akordohet një 11-metërsh i paqenë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Klubi i Korabit tregon ndeshjet ku janë penalizuar nga arbitrat”

  1. albti says:

    Kta nuk marrin vesh, po nuk i dhe Dukes pjesen per lesh do perfundojne.

Lini një Përgjigje te albti Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *