Lamtumirë Lotari Amerikane?! Senatorët propozojnë reduktimin emigrantëve

9 Shkurt 2017, 13:52Sociale TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të ndryshojnë politikën e tyre për emigracionin e këtu bën pjesë edhe Lotaria Amerikane. Dy  senatorë amerikanë kanë propozuar reduktimin e emigrantëve në vend.

Me mijëra janë ata shqiptarë që aplikojnë për të emigruar në SHBA çdo vit.

Presidenti i Dhomës Amerikane në Shqipëri, Mark Crowford tha për “Monitor” se politika amerikane tashmë po orientohet drejt forcimit të tregut vendas dhe reduktimit në masë të emigracionit.

Dy senatorë amerikanë Tom Cotton ( Republikan) dhe David Perdue ( Demokrat) kanë propozuar një legjislacion i cili do të reduktojë ndjeshëm numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA. Kjo është pjesë e asaj që njihet si Reforma e Emigracionit në Amerikë për një punësim më të fortë (Raise Act).

Projektligji parashikon që të ketë një ndikim të gjerë, pasi nga 1 milion emigrantë që pranohen mesatarisht në vit nga SHBA, numri do të reduktohet me 50% në 10 vitet e ardhshme.

Edhe presidenti i Dhomës Amerikane në Shqipëri ( AmCham), Mark Crowford tha për “Monitor” se politika amerikane tashmë po orientohet drejt forcimit të tregut vendas dhe reduktimit në masë të emigracionit. Sipas tij tregu amerikan pritet të nxitet edhe nga politika e reduktimit të taksave që do të zbatohet nga presidenti Trump.

Për vitin 2015 numri i aplikuesve shqiptarë për Lotarinë Amerikane arriti në 200,000, më i larti i shënuar ndonjëherë. Shifër që shkaktoi dsikutime në vend.

Projektligji i propozuar pritet të prek edhe programin DV, për të cilin emigrojnë edhe shqiptarët, por jo ato të tipit H-1B.

“ Është koha që sistemi ynë i emigracionit të punojë për punëtorët Amerikanë”, tha senatori Cotton.

Sipas tij, “RAISE Act” do të synojë promovimin e pagave më të larta për punëtorët amerikanë, të cilët mund të mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

RAISE Act, do të ulë emigracionin në 637,960 persona vitin e parë dhe në 539,958 në vitin e dhjetë të zbatimit.

Në vitin 2015 në SHBA mbërritën 1,051,031 emigrantë.

6 komente në “Lamtumirë Lotari Amerikane?! Senatorët propozojnë reduktimin emigrantëve”

  1. Tirona says:

    O gazetar, i , e , ke lexu rregullat e llotarise , llotarine amerikane e fitojne vetem 50, 000 veta nga e gjithe Bota . Mund te forcohen rregullat per aplikimin, nje nga keto rregulla mund te jete arsimimi , si kusht mund te vehet arsimi i larte, sic e ka Kanadaja…….

  2. enter"" says:

    Llotaria amerikane, gjeja me e trishtueshme qe ka ekzistuar ndonjehere, I ndau njerezit, I lodhi,
    Do ishte me mire pezullimi I saj………………………………

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      nuk te ka faj amerika qe ke lindur i lodhur vella.

      1. enter"" says:

        Une I lodhur apo tipat si puna juaj qe u lodhet duke apikuar????

        Qarkullon nje video e nje korcari online per llotarine amerikane, hidhi nje sy se mbase kupton se ku e kam fjalen.

        LANGARAQ

  3. Realitet says:

    Une e falenderoi popullin dhe politiken amerikane per dhenjen e lotarise amerikane,mua ne vitin 2010.Une jetoi ne SHBA dhe ne Europe.Lotaria amerikane me ka sigurua te gjitha shepenzimet shendetesore,edhe pse pak i vizitoj mjeket dhe spitalet,por ato jane te garantuara.Nje medikament kushton 1 dollare.Rrofte Amerika dhe populli mik i saje.E falenderi zotin dhe fatin tim qe mora kete GREEN CARD amerikan.

    1. enter"" says:

      Se ke marre akoma pashaporten ti mo?
      Medikament 1 dollare???? Po ik ore mbushu.
      Asgje nuk te ka siguruar, per cdo gje do paguash, amerika nuk eshte nje vend qe te siguron falas.
      Ik e futi nje advil per dhimbje koke, shko e ha burgers e pi coca cola, se ke per ta pa pastaj deren e mjekut 1 here ne have.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje