Lulzim Basha dhe skenari rumun

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Ngjarjet e fundit në Rumani dhe përpjekja për t’a asociuar protestën më të madhe popullore që prej rrëzimit të Çausheskut me atë që opozita po përgatit në 18 shkurt në Tiranë, kanë ngjallur një entuziazëm të pa bazuar tek militantët e PD.

Ai u bë edhe më i madh pasi lideri demokrat, Basha, ashtu siç bëri Berisha para zgjedhjeve të vitit 2005 me revolucionet me ngjyra (në Ukrahinë dhe Gjeorgji) i ftoi mbështetësit e tij të inspirohen nga ajo që po ndodh në vendet e ish lindjes komuniste.

Në fakt, po ta shohësh në sipërfaqe, përqasja duket e drejtë.

Në Bukuresht dhe në shumë kryeqendra të tjera të vendit ballkanik, njerëzit vërshuan në rrugë kundër korrupsionit të qeveritarëve.

Ata bënë të xixëllojnë netët rumune nga qindra mijëra smartfonë të ndezur njëkohësisht, kundër pandëshkueshmërisë të atyre që janë në pushtet.

Ata u ngritën kundër një mënyre qeverisjeje të ushtruar me dekrete okulte dhe pa përfillur opinionin publik..

Por, këtu ngjasimet me rastin shqiptar përfundojnë.

Sepse po të shihet me vëmendje ajo që po ndodh në Rumani, nuk është se opozita jonë ka shumë me ç’të krenohet. Një vëzhgim me imtësi na tregon se kryeministri Sorin Grindeanu dhe lideri real i partisë në pushtet ndaj të cilit është ngritur furia popullore, Liviu Dragnea, përdorin të njëjtën gjuhë dhe komunikim si shumë nga drejtuesit e opozitës.

Ata e shohin zemërimin popullor, njësoj si Viktor Urbani në Hungari, apo si Jarosllav Kazinski në Poloni, pra si të manipuluar nga levat e multimiliardertit Xhorxh Soros. Ata kanë denoncuar perdorimin e protestuesve nga Brukseli dhe nga qarqet perendimore. Ata para një drejtësie që funksionon sipas modeleve të botës demokratike, kanë ekzaltuar sovranitetin kombëtar.

Pra, po të shihet me vëmendje, qëndrimet dhe diskursi opozitës shqiptare është shumë më i ngjashëm me ato të atyre ndaj të cilët protestuesit janë ngritur në Rumani.

Megjithëse bashkohet me kundërshtarët e qeverisë në denoncimin e pushtetit, PD-ja nuk ndan as të njëjtat vlera, as të njëjtin vizion me qindra mijëra njerëz që e kthyen Bukureshtin në një festë demokracie.

Dhe ky është problemi real i PD-së. Në tre vite opozitë ajo pothuase nuk ka milituar asnjë çast që diçka të bëhet më mirë, që ky sistem të ndryshojë, që kjo mënyrë 25 vjeçare e të bërit politikë të shembet. Ajo thjesht ka dashur vendin që zaptoi Edi Rama në 2013.

Pikërisht për këtë arsye, opozita e sotme nuk mund të bëhet flamurtarja e një skenari Rumun. As mund të bëhet mbartësja e një zemërimi shperthyes në 18 shkurt.

Demokratët do të protestojnë të shtunën e ardhshme për shumë më pak sesa ato që kërkojnë homologët e tyre rumunë. Ata do ta bëjnë këtë, për të mbledhur forca dhe për t’u dhënë zemër militantëve për të shkuar drejt zgjedhjeve, por vetëm kaq. Sepse me ato që kanë bërë për tetë vite me radhë në pushtet dhe për mënyrën sesi nuk kanë reflektuar në opozitë, ata nuk kanë fuqi të premtojnë Bukureshtin. Dhe ndoshta sepse kanë kuptuar këtë, ata presin më shumë nga rënia e Sorosit, nga ndryshimi i ambasadorëve, nga përmbysja e konjukturës botërore, sesa nga forca e asaj që mund të prodhojnë të shtunën e ardhshme. (Lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Lulzim Basha dhe skenari rumun”

  1. TNT says:

    Analize MeroBazeje, e kemi lexuar para disa ditesh po ashtu e ndoqem edhe ne TV. Andi vogel nje keshille miqesore, be yourself dhe grow up , Meros nuk mund tia vjedhesh stilin se keni llageme te ndryshme. Nje prostitute mund te rehabilitohet dhe nuk ka asgjeSot takova nje mikun tim emigrant ne Washington. U ulem per kafe dhe meqenese muhabeti u be interesant duke treguar hallet pafund ja futem nga nje dopjo. Pastaj edhe nje tjeter dhe pa e kuptuar arritem te numri tre. Tema e muhabetit ndryshon dhe kuptohet kaluam te historit e shkolles e fakultetit, punes ne Atdheun tone. Pak a shume te njejtat gjera kishim bere dhe na pelqente te dyve ajo jete. Me dashuri dhe shoqeri, corape te grisura dhe cigare DS. Na kishte marre malli dhe ky i fundit na beri te porositim dopjon e katert e te peste deri kur filluam te ziheshim se kush kishte qene me i persekutuar, Une apo Ai legeni te keqe, por sexin gjithe jeten do e bej si prostitute ,nje here me ate nje here me ate tjetrin ne mendje…

  2. bimbashi says:

    Ne Rumani partia qe inicioi vettingun apo ligjin e ri te drejtesise eshte ne opozite. Keta kundershtaret e ligjit dhe DNA-se (Byrose Kombetare te Hetimit, qe duam te ngreme ne) jane sot ne fuqi dhe po perpiqen ta zbusin leigjin per korupsionin, qe te lirojne shoket e tyre tashme te denuar. populli u ngrit qe te ndaloje zbutjen e ligjit. Rumunet nuk po protestojne kunder atyre qe bene ligjin, por kunder atyre qe e kundershtuan. E perkthyer ne shqip: Edi Rama inicion ligjin, ligji zbatohet Saliu me shoke hyjne ne burg, PD vjen ne fuqi qe perpiqet qe ta nxjerre Saliun nga burgu dhe populli ngrihet ne proteste…. Cfare thote PD-ja sot qe te protestojme si rumunet eshte tallje bythe me shqiptaret. I bie qe PD-ja do vettingun, por PS-ja po perpiqet ta zbuse, ta vonoje dhe te mos e miratoje qe te shpetoje Like floririn… Po qene shqiptaret aq te trashe le ta hane sapunin per djath, por analistet si Andi nuk duhet ta shpjegojne situaten vetem me retoriken e ngjashme midis nje partie rumune dhe nje partie shqiptare. Thelbi i problemit eshte zbatimi i ligjit dhe dihet kush e pengon ne Shqiperi. Ndaj tyre duhet protestuar, nese do te ishim si rumunet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *