Kancelarja Angela Merkel kërkon nga shtetet gjermane që të përshpejtojnë deportimet e të gjithë emigrantëve të cilëve u është refuzuar azili.
Ajo do të takojë sot krerët e 16 shteteve të vendit për të disktuaruar një plan të detajuar.
Deportimi i emigrantëve është çështje e brendshme e landeve, por qeveria federale kërkon që të ketë më shumë fuqi për të refuzuar lejet e qëndrimit dhe t’i kryejë vetë deportimet.
Merkel kërkon që qendrat e refugjatëve të ndërtohen afër aeroporteve me qëllim që deporitimi i emigrantëve të kryhet më shpejt.