“Nuel Kalaj ka marrë edhe 900 milionë lekë të tjera. Në mos në Tiranë, ai dhe Berisha do japin llogari në Pragë”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas akuzave të bëra nga sekseri Nuel Kalaj në adresë të juristit të OSSHE-së Romeo Karaj, ky i fundit ka reaguar për gazetën TemA.

Karaj i konsideron këto deklarata si  vetëshkatërruese, pasi sipas tij,  Nuel Kalaj konfirmon mes tyre se është ende nën urdhrat e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Deklarimi i radhës se Nuel Kalaj është totalisht vetëshkatërrues dhe i bërë në kushtet e panikut.

Është Nuel Kalaj që ka përfituar nga politika e pisët në Shqipëri dhe jo unë.

Me këto pretendime bajate apo me akuza politike, jemi velur totalisht.

Unë kam që në vitin 2014 që po merrem me disa çështje mashtrimi e korrupsioni dhe kjo gjë hedh poshtë pretendimin e kalorësit të urdhërit të Maltës,” shprehet Romeo Karaj për gazetën “TemA”.

Më tej juristi i OSSHE siguron se pas shtetasit Nuel Kalaj qëndrojnë të tjerë persona, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Mbrapa Nuel Kalajt qëndrojnë ish-bashkëpuntorët e tij në këtë aferë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Qëndrojnë ata të cilët janë ekstremisht të interesuar që të sabotojnë zbardhjen e kësaj afere.

Gishti im i drejtohet ish-kryeministrit Berisha, personit kryesor përgjegjës për këtë aferë.

Ligjërisht për çdo shkelje të vënë re, është ai i pari person përgjegjës. Te tjerët vijnë pas tij.

Kalaj do të dëshmojë patjeter, pavaresisht se ai mendon se ka garancitë e duhura për të mos dëshmuar.

Ai kështu rëndon vetëm pozitën e tij dhe kompromenton bashkëpuntorët e tij”, tha Karaj.

Akuzave të përfshirjes së tij në politikë, Romeo Karaj i përgjigjet se nëse politika do të ishte kusht për të çuar deri në fund zbardhjen e çështjes “ÇEZ”, atëherë ai do të pranonte të përshihej.

Ai shprehet se deri më tani nuk ka asnjë qasje me ndonjë forcë politike.

Besoj se kam qenë shumë korrekt në punën time dhe prononcimet e mija. Nuk kam lënë asnjë shteg që dikush të keqpërdorë politikisht punën dhe përkushtimin tim.

Në këtë moment që ndodhemi, ndarjen politike e bej në njerëz të mirë dhe njerëz të liq. Të tillë ka pa masë në të dy krahët, por lidhur me këtë aferë, është më e madhe ligesia në krahun e Saliut.

Në lidhje me të, them me bindje se ai është përgjegjësi kryesor i privatizimit të dështuar të OSSH, të shkeljeve ligjore, si edhe të dëmit ekonomik shkaktuar nga ky privatizim.

Nëse çuarja deri në fund e kësaj pune do të kërkonte angazhim politik, padyshim që nuk do të ndalesha.

Deri më tani nuk kam “flirt” politik me asnje forcë politike,” nënvizon juristi i OSSHE.

Duke folur për gazetën “TemA”, Romeo Karaj jep detaje të reja mbi një hetim të nisur për shoqërinë “ANTIKA 04”, ku deklaron se Nuel Kalaj ka marrë mbi 900 milionë leke.

“I them Kalajt se jam eksperti ligjor i OSHEE, dhe kam të gjitha të drejtat ligjore për të zbardhur gjithçka çfarë ka ndodhur në OSHEE apo ish- CEZ-in e dikurshëm.

Po kështu kam të drejtat e mija kushtetuese.

Se çfarë ke bërë me paratë që i përkasin vetëm qeverisë dhe shtetit çek, do të japesh llogari në Pragë një ditë, ndërsa këtu do përgjigjesh për paratë e shqiptarëve.

Deri më tani përmes pohimeve ke pranuar publikisht ndikimin e paligjshëm, pastrimin e parave duke transportuar paratë me çanta pa deklaruar etj.

Shumë shpejt do të analizojmë me hollësi aktivitetin e shoqërisë “ANTIKA 04” me anë të së cilës Nuel Kalaj ka marrë mbi 900 milionë leke nga OSHEE apo CEZ-i i dikurshem,” siguron Romeo Karaj.

Në cilësinë e juristit të OSSHE, Karaj liston një sërë pyetjesh në adresë të shtetasit Nuel Kalaj, përgjigjet e të cilave thotë se janë frika e dëshmitarit për të dalë përpara Komisionit Hetimor.

1. Per çfarë jeni diplomuar ju?

2.A keni punuar ndonjëherë në ndonje sektor energjetik përpara se të privatizohej OSSH?

3.Pse u zgjodhët ju për të bërë studime fizibiliteti nga CEZ?

4.Me kë bashkëpunuat në Shqiperi për të bërë studimet tuaja të pretenduara të fizibilitetit?

5.Pse jeni paguar nga CEZ-i pikerisht në një bankë në Shqipëri, kur mund të paguheshit në çdo bankë tjetër ku ju do të investonit dhe nuk do të ishte nevojë transportimi i parave me çanta?

6.Ku i keni investuar këto para?

7.Pse jeni paguar pikërisht përpara zgjedhjeve të vitit 2009?

8.Kur është prishur miqesia juaj me Hamza Merxhanin, dhe për çfarë arsye?

9. Deklarove fillimisht se do të dëshmoje. A ishe një natë përpara se të deshmoje në Brezovicë dhe a të telefonoi dikush për të të urdhëruar që mos deshmosh?” përfundon Karaj për gazetën TemA.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në ““Nuel Kalaj ka marrë edhe 900 milionë lekë të tjera. Në mos në Tiranë, ai dhe Berisha do japin llogari në Pragë””

  1. Syri Shqiponjes says:

    Problemi eshte se tek ANTIKA 04 del emri i Hasan Ahmetaj,ish oficeri doganieri i portit te durresit ne fund te viteve 80 e bashkepunetori me i ngushte i bashkim finos,fatos naonos,mirit te xhikes,gaz demit etj……Keshtu qe veshtire shume duket ekuacioni….

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆.. says:


      Njëri hyn
      E tjetri del
      Një Hamza
      E një Nue l.
      .
      Le të hyjnë
      Po të mos dalin
      Ky Merxhani
      Me ktë Kalin.
      .
      Të fillojnë
      Të bilbilosin
      Në birucë
      Ta rrasin Bossin.
      .
      P.S.
      Taulant
      Të daltë fjala
      Në birucë
      Të futet SALA.
      .
      Në birucë
      Ta rrasni qenin
      Në një brimë
      Me këlysh Zenin.
      .
      Që të dy
      I kom merak
      Konen Zeni
      E qenin plak.

  2. tr says:

    Si mund te shpetoj ky mafioz , me bayhkepunetoret e tij .

  3. Lennard says:

    Le te dale emri i kujtdo.Duhet qe e verteta te dali realisht.Po se jane perzjere dhe forca te tjera vec Sale Gerdecit dhe Zenit ,pak na intereson.

  4. Lennard says:

    Le te dale emri i kujtdo.Duhet qe e verteta te dali realisht.Po se jane perzjere dhe forca te tjera vec Sale Gerdecit dhe Zenit ,pak na intereson.
    Mos je perfshire dhe Ti Z.moderator????

  5. dfg says:

    Pikerisht edhe per keta hajdute duhet te shtrydhet ky maloku Nue!

  6. Lennard says:

    Me qenese nuk u pergjigj po perpiqem te pergjigjem une (duke qene ne mendjen e Nuelit)
    1-Per te vjedhur dhe mashtruar
    2-Nuk kam punuar une ,po ka punue zeni dhe bashkepuntoret e tjere
    3-me zgjodhi Zeni
    4-Me Zenin ,babin e Tij dhe ndonje tjeter qe ia kam harrue emnin.
    5-Cdo gje e kishte rregullue Zeni
    6-Ne xhepin tim,te Zenit dhe Babit te zenit
    7-Sepse nuk i dihej a do te fitonte PD e Babit te Zenit.
    8-U prishem me te se donte pjese te mire dhe Ai
    9-Me tha Zeni:Mos u duk se na more ne qafe”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *