Policia e Tiranës tregon kronologjia e plotë të grabitjes së parave të bankës

Policia e Tiranës ka dhënë informacion lidhur me gabitjen e ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur mbikalimi Rinasit, ku persona të armatosur morën 8 thasë me para, të një banke të nivelit të dytë.

Më poshtë gjeni kronologjinë e plotë të ngjarjes:

Në orën 13 :10 njofton patrulla e policisë se mjetet e blinduara të Shoqërisë Private sigurisë fizike kanë kaluar në drejtim të Rinasit.

Në orën 13:24 ka ardhur telefonatë të numri i emergjencave 112, se në afërsi të Universitetit “Epoka”, ka të shtëna me armë.

Me marrjen e njoftimit, patrulla e policisë është nisur në drejtim të vendit, ku është marrë telefonata.

Sqarojmë se në mes të rrugës është konstatuar trafik nga patrulla dhe janë detyruar te lene makinen dhe te shkojne me kembe ne drejtim te Universitetit Epoka.

Ne  oren 13 :29  shkon shefi i Komisariatit Vore  ne vendin e njoftuar lidhur me ngjarjen.

Ne orën 13 :34  ka ardhur një tjetër telefonatë , nga punonjësi i firmës   private  i cili ka kërkuar ndihmë policore.

Ne oren 13 :35 patrulla e policise mberrin ne vendngjarje dhe ka marre kontakt me drejtuesin e mjetit te shoqerise fizike.

Ata i kane spjeguar oficerit te patrulles pergjithshme lidhur me ngjarjen.

Sqarojme se nga Salla Operative e shoqerise perkatese nuk eshte dhene asnje njoftim  mbi ngjarjen e ndodhur ne sallen operative te Drejtorise Vendore Policise Tiranës.

Ne vendngjarje jane  konstatuar  dy automjete të pershtatura si te blinduara të një shoqërie private,  që po transportonin në drejtim të Rinasit vlera monetare.

Në këtë aks rrugor këtyre mjeteve u është ndërprerë rruga  nga një automjet  tip fuoristradë duke e goditur furgonin e blinduar të shoqërisë private dhe prej  tij  kanë dalë dy persona të paidentifikuar të cilët dyshohen të kenë qëlluar me armë gomën e përparme të makinës së parë dhe me anë të një sendi të fortë kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar duke zbritur me forcë punonjësit e policisë private dhe duke i shtrirë në tokë.

Në të njëjtën kohë një tjetër automjet i dyshuar i autorëve  kanë sulmuar makinën e shoqëruese të dytë te shoqërisë private duke neutralizuar punonjësit  e shoqërisë private të cilët ndodheshin në  të.

Pasi  kanë marrë sasinë e parave , ata janë larguar me të dy automjetet e tyre.

Sqarojme se automjetet e shoqerise fizike te pershtatur si mjet i blinduar  jane demtuar nga autoret ne pjesen e pasme duke perdorur mjet prerese te dyshuar  motosharre dhe marre me pas shumen e parave.

Gjithashtu eshte konstatuar se  kamerat e mjeteve te pershtatura si blind kane qene te fikura dhe GPS nuk ka qene I vendosur ne thaset e parave por ne nje thes I cili u gjet I vendosur poshte sediljes se shoferit.

Në vendngjarje janë fiksuar gëzhoja .

Nga  shërbimet policore , janë konstatuar/gjetur dy  mjete që po  digjeshin pranë disa banesave , në vendin e quajtur “Rruga e Hajdutëve” në Fushë Prezë.

Nga verifikimi i kryer dyshohet se këto mjete të jenë të autorëve, të përdorura në vendngjarje.

Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende e papërcaktuar.

Si rrjedhoje jane arrestuar shtetasit :

Xhelil Metaj , 43 vjeç punonjes SHPSF,

Gentian Dedja , 31 vjeç  punonjes SHPSF,

Perparim Logu , 39 vjeç , punonjes SHPSF,

Endrit Daçi, 31 vjeç , shofer I shoqerise,

Dashamir Balla, 42 vjeç shofer I shoqerise.

Vazhdojnë hetimet per dokumentimin e plote te ngjarjes

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Policia e Tiranës tregon kronologjia e plotë të grabitjes së parave të bankës”

  1. Specialisti says:

    Strukturat policore dhe drejtuesi saj,nuk jan te afte te kryejne me profesjonalizem detyrat policore.Detyra paresore eshte parandalimi i veprave te renda penale. Nisur nga ngjarjen e renda kriminale te ndodhura ne Tirane,rezulton se kjo strukture eshte e pa afte per ta kryer.Nisur nga artikulli,me rezulton se kjo strukture i ka aftesite per te bere vetem inventarizim e pasojave te ardhura nga veprimet kriminale te ketij grupi kriminal.Nisur nga kjo ngjarje dhe te tjera te ndodhura ne Tirane te cilat kane mbetur pa autor,drejtuesi i policise se Tiranes duhet te dorhiqet per tu zevendsuar me nje tjeter me aresim te larte policor dhe me eksperience shume vjecare ne fushen e menagjimit te burimeve njerzore,te investigimit dhe hetimit te veprave penale.

  2. wow says:

    Pilafi nuk mban me uje, shume vjedhje dhe as dhe nje autor, shoqeruesit si kukullat japoneze te ulur ne sedile dhe inaktive tamam si ata te ballit kombetar qe hanin pula dhe nuk qellonin as dhe nje here qe te clironin vatanin . Une vendoj qe duhet te vihet pika mbi i dhe te marrin denimin e merituar keta te ashtuquajtur polica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *