Prokuroria e Elbasanit zvarrit hetimet prej 20 muajsh për vdekjen e një personi në punë

9 Shkurt 2017, 21:10Kronika TEMA

Prokuroria e Elbasanit ka në “duar” prej 20 muajsh, hetimet për vdekjen e një punëtori gjatë një aksidenti në punë.

Megjithëse çështja konsiderohet e lehtë për t’u zbardhur, pasi faktet janë reale, kjo akuzë po i zvarrit hetimet.

Ndërkohë, kompania që kishte punësuar të ndjerin ka filluar të joshë familjarët, që të shpëtojnë nga ndjekja penale.

Një vit më parë, “Fiks Fare” transmetoi ankesën e Sabri Tanushit, i cili akuzonte një firmë private që priste dru në malin e Zavalinës, për vdekjen e djalit të tij Qamilit.

Ky i fundit ka lënë 3 fëmijë jetimë, të cilët janë me “sy e veshë” nga drejtësia, për të filluar më pas procedurat e dëmshpërblimit.

Por deri më sot, ende nuk është vënë drejtësi për këtë ngjarje.

3 komente në “Prokuroria e Elbasanit zvarrit hetimet prej 20 muajsh për vdekjen e një personi në punë”

  1. krasta says:

    Vetingu duhet te filloje nga
    Prokuroria e Elbasanit
    Eshte me è korruptuara
    Zoti i ndeshkofte !

  2. goni says:

    SA KOHE TE JETE DRITAN GINA PROKUROR RRETHI NE ELBASAN NJE GJE ESHTE E SIGURT: DREJTESI NUK KA

  3. deni says:

    lerini mo keto shkrime leshi, ceshtja e lehte provat jane reale. ca eshte kjo vlereson gazetari provat dhe vendos nese do te shkoje kjo ceshtje ne gjyq apo jo. lerini mo keto shkrime se late nam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje