Rusia vret tre ushtarë të Turqisë. Putin kërkon ndjesë

9 Shkurt 2017, 16:45Bota TEMA

Një avion rus ka bombarduar aksidentalisht trupat turke në veri të Sirisë duke vrarë tre ushtarë të Ankarasë.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet turke dhe ato ruse dhe sipas një njoftimi të Turqisë, në lidhje me incidentin në fjalë, presidenti Vladimir Putin ka kërkuar ndjesë zyrtare.

Siç mësohet, ushtarët ishin pjesë e një grupi më të gjerë që po ndihmonin rebelët në marrjen e qytetit al-Bab nga kthetrat e Shtetit Islamik.

Operacionet turke në zonë janë pjesë e përpjekjeve të Ankarasë për të zhvendosur larg kufijve të saj si terroristët e ISIS-it ashtu edhe rebelët kurdë.

Moska dhe Ankaraja kanë mbështetur dhe mbështesin grupe kundërshtare në luftën siriane, por kanë rënë dakort që të bashkëpunojnë për të luftuar së bashku ISIS-in.

2 komente në “Rusia vret tre ushtarë të Turqisë. Putin kërkon ndjesë”

  1. santiago says:

    hahaha ”pa dashje me qellim”

  2. .. says:

    Opa filloi plani rus per ndarrjen e Turqis.
    Nje pjes e mere Arrmenia,nje pjes e mere Kurdistani,greket marin pjesen e Egjeut dhe Detit te zi megjithe Kostantinopolin dhe Zmyrnin si dhe Epirin e verriut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje