“E ka vjedh’ Saimir Tahiri!”

10 Shkurt 2017, 19:28Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Të enjten, ish-kryeministri Berisha po mbushte orën e parë të monologut të tij duke arritur në gjysmën e tij kur një nga deputetët e PD-së e njoftoi se sapo kishte ndodhur grabitja në rrugën e Rinasit. Doktori pa kthyer kokën pas, aty ku ndodhet tryeza me dy kate e antarëve të qeverisë, tha me tonin e gjykatësit që mund ta ketë vetëm ai, të pangatërrueshëm dhe të paimitueshëm nga askush: “Saimir Tahiri e ka vjedhur!”.  

Ministri i Brendshëm pikërisht në atë çast ndodhej në sallën e seancave, por kjo nuk është e mjaftë për alibinë e tij. Sepse për Doktorin ai është njëri skaj i fajtorëve që në këtë rast, si në të gjitha rastet e tjera janë çift, domethënë, kryeministri Rama dhe ministri i tij i brendshëm Tahiri. Fajtorë jo vetëm me metaforë dhe në metaforë.

Një xhirim amator i shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale dhe televizionet e vendit tregonte momentet e para të situatës pas grabitjes. Një nga punonjësit e policisë private, nën efektin e adrenalinës që i kishte shkaktuar ngjarja e frikshme, i tmerruar nga tytat e armëve që e kishin parë në sy ca sekonda më parë, ndoshta edhe nën pushtetin e frikshëm të parandjenjës për atë që do t’i ndodhte fatit të tij orë më pas – ai është arrestuar tashmë –  bërtiste duke vrapuar në mes të rrugës. Shau rëndë siç shajnë gjithë shoferët shqiptarë, tha se patrulla e policisë kishte qenë aty dhe se ishte “…shteti që e kishte bërë”.

Me të njëjtin dialekt si Doktori dhe me fjalë të ndryshme, ai tha nga rruga e Rinasit, pothuaj në të njëjtën kohë me Doktorin nga salla e parlamentit, të njëjtën gjë që tha dhe ish-kryeministri.

Të vesh gishtin tek shteti për gjithçka, ta shohësh shtetin si përgjegjës për gjithçka, për shembull, të ndërtosh shtëpinë në shtratin e lumit dhe ta fajësosh kur shtëpinë ta merr lumi, është një mendësi tipike komuniste e të shkuarës. Në komunizëm shteti ishte përgjegjës për gjithçka. Nga lindja e deri tek vdekja e qytetarit shqiptar.

Në një atdhe të rilindur në kapitalizëm si Shqipëria e sotme, kur tregu dhe marrëdhëniet private kanë fituar padiskutueshmërisht terren, të kërkosh shtetin kudo, siç bën edhe politika për qëllime politike, edhe qytetari nga padija dhe instikti i pandryshuar komunist, është e tepërt. Jo sepse shteti, në kuptimin e institucioneve të tij dhe të funksionimit të tyre, nuk është përgjegjës për shumëçka të ligë që ndodh në vend. Shqipëria është shumë larg të qenit një vend ku institucionet funksionojnë.

Eshtë një zinxhor i pafundëm dobësish të tyre, që nisin që nga politika e cila prodhon institucionet, e deri tek qytetari që pret dhe kërkon shërbim nga to që e bën Shqipërinë një vend ende joevropian. Në mënyrën e sjelljes dhe në stilin e sjelljes.

Në rastin e grabitjes së përsëritur të parave në rrugën e Rinasit, të vërtetat janë disa dhe shumë të thjeshta. Ato përfshijnë edhe shtetin BerishaMeksiNano(Majko)MetaBerishaRama, edhe privatin me një seri të pafundëm emrash, duke dhënë provën e trishtuar se edhe shteti që është ngritur, edhe privatët lokalë apo të importuar, nuk janë ata që do të duhej të ishin.

Në fundjavë, përgjithësisht e kryesisht në ditën e enjte, bankat e nivelit të dytë bëjnë transportin e valutës së tyre në bankat partnere jashtë Shqipërisë. Për arsyet e tyre, qoftë për depozitim apo dhe për t’i investuar sipas planeve të tyre të biznesit. Këtë detaj e di gjithkush. E dinë vetë bankat që e kanë rutinë një akt të tillë, e dinë shoqëritë e ruajtjes fizike, e di “shteti” dhe natyrisht e dinë edhe grabitësit. Pra, mundësi që grabitje të tilla të ndodhin të martën, të mërkurën apo të shtunën në këtë aks rrugor janë fare minimale. Kështu që ditën e enjte kur ndodhin transporte të tilla, të gjitha këto hallka, duhet të ishin në alarm. Rama e Tahiri, domethënë “shteti” që thoshte polici privat në rrugë, duhet ta patrullojë e sigurojë këtë segment rrugor nga Tirana në Rinas në mënyrë kapilare. Sepse në fund fare, fatura bie mbi ta. Dhe sot kjo është një faturë, qoftë dhe morale që nuk shmanget dot.

Shoqëritë e sigurimit fizik të licensuara për këtë lloj transporti kanë dështuar disa herë vetëm muajt e fundit. Një pjesë e tyre nuk kanë as kapacitetet njerëzore dhe as ato materiale për ta përmbushur këtë mision delikat. Dikush që ngrys muajin me më pak se 150 euro rrogë, ka një tundim të tmerrshëm të drejtojë makinën që mban disa milionë euro brenda. Por është e pabesueshme që dikush tjetër që merr mijëra euro rrogë, që menaxhon miliona euro t’i besojë transportin e kësaj shume shoqërive të tilla. Që duke nisur nga detaji më elementar, nuk kanë makina të blinduara. Dhe që në mungesë të tyre, modifikojnë si të tilla, ca mjete me dhjetra mijëra kilometra përdorim. Apo dhe që ndiqen nga pas me makina eskortë që ndizen me të shtyrë, ecin me të shtyrë dhe ndalin me të shtyrë nga para.

Edhe pse ministri Tahiri ka kërkuar disa herë drejtuesve të bankave që këtë transport të veçantë, ta bëjë me policët e tij, bankat kanë refuzuar sepse policët e Tahirit ndoshta kanë një kosto më të lartë shërbimi.

Të shtrenjtë në krunde dhe barbarisht të lirë në krunde, ky parim i artë ka bërë ca grabitës më të pasur, ka futur ca fakirë në burg dhe ka shtuar dhembjen e kokës për të gjithë, shtet e privat.

Thelbi i kësaj historie, e parë jo si një ngjarje konkrete, por si një fenomen, ka nevojë për zgjidhje inteligjente dhe urgjente. Nga ato që vijnë me letër të shkruar. Që urdhërojnë një nivel minimal të kënaqshëm page për punonjësit që bëjnë transporte të tilla, të pajisur me licensën e tipit 1.3.B. Që kërkojnë trajnimin dhe testimin e tyre në një cikël të detyrueshëm kohe, që specifikojnë se standarti i makinave të blinduara duhet të jetë katër apo katër plus. Duhet urdhëruar që asnjë kompani private e sigurisë fizike që nuk plotëson këto kushte, nuk lejohet të operojë. Në letër të shkruar këto rregulla minimaliste reduktojnë në makimum mundësinë që ngjarje të tilla të përsëriten. Ose një zgjidhje tjetër është që Rama e Tahiri, shteti pra, të marrë përsipër këtë përgjegjësi duke garantuar kështu edhe dështimin e grabitësve edhe përgjegjësinë vetjakë të shtetit nëse grabitësit kanë sukses. Në Perëndim histori të tilla janë shumë të rralla dhe shihen vetëm në filmat e viteve 80’-90’ apo dhe ata më të vjetër bardh e zi. Nuk i parandalon policia, por masat parandaluese që marrin vetë pronarët e parave dhe transportuesit e tyre; masa që nisin që me teknologjinë e përdorur e nuk mbarojnë me bojën që ngjyros paratë kur përfundojnë në dorë të gabuar.

Pak rëndësi ka kapja dhe ndëshkimi i pesë banditëve që sot janë shumë më të pasur se dje. Ata janë vetëm hallka fundore në këtë zinxhir shkak e pasojë përgjegjësish. Në mëkat është madje edhe ai votuesi i majtë/djathtë/indiferent në vendngjarje, që në vend që të telefononte policinë për grabitjen, filmonte për në Instagram ngjarjen.

“E ka vjedh’ Saimir Tahiri!”, siç tha politikisht Doktori, “E ka bo shteti vet’!”, siç tha nga halli, hallexhiu fakir i arrestuar, nuk zgjidh asgjë. Pamja e atyre makinave të modifikuara si transportues të blinduar janë portreti i shoqërisë sonë. Në thelb ky portret i ngjan argjendarit i cili në një rreth llamarinë vendos një diamant të çmuar. Dhe pastaj bërtet, ulërin, ankohet, akuzon, qan e qahet se pse i shkoi dëm diamanti. Dhe nëse ai fajëson gjithkujt tjetër përveç vetes, me siguri është dora jonë që harron lehtë dhe mëson me shumë vështirësi.  

16 komente në ““E ka vjedh’ Saimir Tahiri!””

  1. Gregor Lato says:

    O Lorenc,
    Nuk rri dot pa fajesuar Ramen e Tahirin. Shpesh ne argumentat qe sjell je kontradiktor me vehten tende. Ne fillim faJeson policine e shtetit, qe kur ka raste te tilla duhet te shoqeroje transportin e parave. Mire e ke si llogjike, se policia e shtetit eshte me e sigurt. Por kur kete gje nuk e kerkon Banka vete, si mund te futet policia e shtetit, dhe ku ka dijeni policia e shtetit se cfare planesh ka Banka? Nuk ka ndonje kontrate midis Policise e Bankave per kete pune.
    Me pas me llogjike shfajeson policine dhe ngarkon me pergjegjesi Bankat e policite private. Ketu ndryshon qendrim dhe del bllof, se meqe policine e ka ne dore Rama-Tahiri, nuk mund t’i lesh ata pa fajesuar, si ta kerkon puna dhe detyra qe mbulon, dhe me pas del ne origjine, e con fajin atje ku eshte. Me i ndershem e me i sinqerte, si per vehten tende, se ke qene ndryshe, edhe per publikun.

  2. Burri i devolleshes says:

    Vangjeli !
    Pyetja eshte : pse hajduten nuk kane frike te vjedhin ne te njejtin vend, me te njeten menyre parate e bankave ?
    Pergjigjia : sepse nuk kane frike se mund te kapen.
    Mos e mbuloni diellin me shoshe.

  3. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Po saimir tahiri eshte djali i dobicit qe pjerdh ne te njejtin kungull me kreminelet me te medhenj te shqiperise.

    Kush te bind se nje fije prapaskene e te gjithe kesaj ngjarjeje nuk kalin nga duart e tyre???

    Apo keni dale ju mucackat e temes me justifikimin me te pa tundshem se ministri nuk mund te kishte dore pasi ai ishte ne mbledhje kur u be grabitja!

    Kerrrica qe doni samarin! Me meron te parin!

  4. Korabi says:

    I nderuar dallohesh nga shkrimi qe je nje pushke e mbushur qofte edhe nga paaftesia e juaj per te kuptuar mekanizmin e funksionimit dhe te pergjegjesive qe ka Ministria e Brendshme ne pergjithesi dhe Policia e Shtetit ne vecanti.Te kujtoj zotri parate u grabiten ne territorin qe kontrollon policia e shtetit qe e ka detyre primare.Per kete jane disa struktura policore vendore dhe qendrore qe paguhen nga taksapaguesit shqiptate per te garantu sigurine e levizjes te shtetasve,te vlerave materiale dhe monetare ne territor.Eshte e nevojshme ne policine e shtetit te behen analiza te thelluara per ngjarjet e renda kriminale te ndodhura dhe te pa zbuluara,te evidentohen pergjegjesite e drejtuesve vendor dhe qendrore te policise se shtetit per te sjelle ne drejtim te ketyre strukturave specialiste te larte te policise me arsim perkates, qe jane meritokrat.
    Sa me shpejt te largohen nga drejtimi i strukturave te policise se shtetit militant partiak,me lidhje neopotike e krahinaliste,aq me mire do te jete per rritjene eficences se strukturave te policise ne parandalimin,zbulimin dhe goditjen e veprimtarise kriminala

  5. Spartaku says:

    Autori i organizimit te vjedhjes se parave dje ne rrugen e Rinasit,eshte Sali Berisha,me bandat e tija te hajduteve.Kete e kupton edhe nje femij.

    1. Hajduti says:

      Organizatori asht Sali Berisha me banden e tij

    2. Hajduti says:

      Organizatori asht Sali Berisha me banden e tij

    3. Hajduti says:

      Organizatori asht Sali Berisha me banden e tij

    4. Hajduti says:

      Organizatori asht Sali Berisha me banden e tij

    5. Hajduti says:

      Organizatori asht Sali Berisha me banden e tij

    6. Hajduti says:

      Organizatori asht Sali Berisha me banden e tij

    7. Hajduti says:

      Organizatori asht Sali Berisha me banden e tij

  6. Bardhi Tolabi says:

    Dikur kam patur shume respekt zoti Vangjeli,por atehere ishte i pa “punesuar”,ishe i lire ne shprehjen e mendimeve,analizave qe beje.Me te hyre ne pune,u vure ne sherbim te “punedhenesit”.E prej ketu,fillove te besh “kthesen”,u bere me i “pavarur”.Hoqe dore nga vetja dhe i je shitur “shefit” pagator…
    Demi kapet per briresh,thote populli dhe ti kete duhet te besh.Po i vajte demit perpara ai te shqyen,prandaj duhet te gjesh rradhen se si duhet ta kapesh…Edhe ne kete rast te vjedhjes te pareve te bankes,duhet te fillosh me rradhe,perndryshe nuk shqyhesh prej demit,por orienton gabim hetimet dhe “shqyhen” pare e vjedhura e mbushen xhepat e vjedhesve.
    Dhe rradha per mua te pa punin eshte si me poshte:
    -Kush i ka parate dhe si i administron ai ato?A i zbaton pike per pike rregullat e parashikuara prej ligjes per nxjerrjen,levizjen dhe sigurimin e tyre prej bankes ne destinacion…Mbasi te analizosh,dhe nxjer konkluzionet perkatese,kalon me tej.
    -Kush merr persiper te beje transportin e tyre,sa ai ju pergjigjet kerkesave te ligjes,per nje transport te sigurte,me mjete speciale e ne perputhje me standartet e sigurise?…Mbasi e analizon edhe kete hallke,ben konkluzionet perkatese dhe kalon ne hallken e trete.
    -Kush merr persiper te beje shoqerimin dhe mbrojtjen e mjeteve te transportit deri ne destinacion,a i ploteson kushtet e parashikuara nga ligja etj…Mbasi e analizon dhe kete hallke,nxjer perseri konkluzionet perkatese dhe kalon me tej.
    A u organizua bashkepunimi dhe me organet e policise per te kerkuar dhe mbeshtetjen e tyre ne kete transport,qofte edhe per te treguar nje kujdes dashamires,ne se nuk ka ligj per kete bashkerendim?Perse nuk njoftohet ne momentin e pare policia,por me vonese rreth 15 minutash,kohe e mjaftueshme per tu zhdukur hajdutet?Dhe nese eshte kerkuar ky bashkerendim atehere ke te drejte te kerkosh pergjegjesi edhe tek Tahiri edhe tek Rama,por kur banka nuk e ve ne dijeni,Tahiri me fall do e marre vesh se levizin parate e bankave?Po perse sipas teje,te mos kete “pergjegjesi” dhe ministri i bujqesise,sepse hajdutet kaluan neper tokat bujqesore!?!?E sheh se po e shperndave pergjegjesine dhe nuk e ze per briresh kryesorin deshton te mundesh demin,te kapesh hajdutet…
    Ja i dashur analist,kur te besh nje analize te tile,atehere ke te drejte te vesh gishtin tek pergjegjesi,bile te kerkosh si qytetar mbi bazen e analizes faktike,te dergosh edhe per ndjekje penale fajtorin,i cili ka shkelur ligjin.Ne kete rast shkelja e ligjit,eshte me pasoja te renda ekonomike,bile e qellimeshme me duket mua.Mua me duket se ka nje zinxhir te mireorganizuar,midis,drejtorit te bankes,drejtuesit te firmes transportuese,drejtuesit te firmes te sigurimit te vlerave monetare dhe firmave te siguracioneve,(kjo e fundit do te beje “verifikimin” e “saktesive” te masave te realizuara prej bankes,transportit dhe sigurimit te transportit,e cila do te jete dhe “deshmi” justifikimi per demshperblimin prej kompanive te sigurimit),sepse asnjeri prej tyre nujk eshte ne rregull me zbatimin e ligjeve perkatese.
    Dhe se fundi,kam edhe nje dyshim:
    A mos behet “transport” letrash dhe hekurishtesh e na shiten si valute qe dergohet jashte dhe parate ndahen midis boseve ne Shqiperi,sepse me sa degjova ne emisionin televiziv,nuk kane patur thaset GPS,pse?Nuk ka patur kasafortat,bojen e kuqe per nxjerrjen jashte qarkullimit te monedhave leter.Pse?Nuk kane patur kamerat e vezhgimit mjetet e transportit etJ.Pse?Dhe sot,nuk jemi ne gjendje te vertetojme kishte pare ne makina apo leter…
    Quajeni budallallek kete,por nuk eshte per t’u nenvleresuar edhe kjo menyre vjedhjeje.A nuk vinte letra hajduti i bankes dhe arriti te marre 7 milion dollare?

  7. Dibrani says:

    O Sajmir ti hajdutat i kap qe Sot

    Nuk eshte e veshtire me kap Hajdutat

    Por besoj nuk deshiron, sic nuk kape ate ne aeroport apo vrasesin e Santos

    Thjesht te duhet te bashkpunosh me Alb-Telekom dhe Vodofon

    keto 2 firma telefonike mund me zberthy enigmen

    ngjarja ka ndodh rreth 13:00

    ne segmentin rrugor drejt Rinasit

    dhe ti gjithshtu ke dhe vendodhjen egzakt ne kete segment te hajduteve

    Kompanite telefonike kane te gjith numraat dhe vendodhjen e ketyre personave ne kete segment rrugor nga GPS

    Plus ti ke nje bonus tjeter, ti e din egzakt rrugen qe kan marr hajdutat per te djegur makinat dhe vendodhjen e tyre

    Pra shanset per me kap keto hajdut eshte shum e madhe

    Mjafton sikur njeri nga hajdutet te ket pas telefonin ndez

    Gjat pritjes se makinave me lek

    gjat grabitjes

    gjat ikjes

    apo gjat djegjes se makines

    dhe e indetifikon kush eshte mbrapa vjedhjes

    Shqiperia eshte katund , mjafton vullnet dhe gjinden

  8. Sunita Cecene says:

    mos ishte makina e Tahirit qe e kishte shitur nje muaj me pare kushuririt

  9. Paraja ben cudira says:

    Rojet dhe shefi i sigurise shum mire qe arrestohen per fajet e tyre, si per gps ashtu dhe per kamerat. Por dhe nga banka duhej arrestiar ndonje sepse ka abuzim sigurisht. Ajo qe me habit eshte se nga firma e transportit duhej te arrestoheshin dhe te tjere per mashtrim ne lidhje me marrjen e licences pasi nuk plotsojn kushtet. Por ajo qe me cudit me shume pse nuk arrestohet asnje nga ata qe kane certifikuar kete firme per transport parash kur nuk plotsojne kushtet. Pse????? Kryesorja ne nje veprim kriminal eshte si te ikesh pa te kapur, dhe keta kte siguri e kishin 100% ashtu sic ishin te sigurte ne mos rrespektimin e rregullores qe nga banka e deri tek rojet. Shkurt nje bashkepunim i perkryer: banke, firma transportit, hajdutet dhe natyrisht me mbeshtetje brenda policise. Dhe vazhdon historia me mosveprimin si duhet te prokurorise, normale sepse shima grabitur eshte e madhe dhe ka edhe per ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje