Emigracioni “shteron” mjekët, spitalet në rrethe në emergjencë për stafe

10 Shkurt 2017, 20:39Sociale TEMA

Qendrat spitalore në rrethe po vuajnë pasojat e mungesës masive të stafeve dhe mjekëve specialistë. Këtë vit, situata duket se është rënduar edhe më tej, pasi ditët e fundit, spitalet rajonale kanë bërë shpallje masive për vende të lira pune.

Pak ditë më parë, spitali i Përmetit shpalli njoftimin për 12 vende të lira vetëm për mjekë. Qendra spitalore në Përmet kërkonte të punësonte dy mjek kirurgë, pediatër, obstetër, mjek për ORL, kardiolog, mjek për terapi intensive, radiolog, mjek për bankën e gjakut, etj.  Spitali e ka bërë shpalljen pasi është gjetur me vende të lira pune prej fenomenit të emigrimit dhe moskthimit të specializantëve.

Në situatë të ngjashme janë edhe spitalet në qytetet të tjera, sidomos ato periferike. Qendra spitalore rajonale e Vlorës pak ditë më parë nxori shpalljen në Buletinin e Prokurimeve publike për 15 mjekë dhe 21 infermierë. Duket se mungesat më të mëdha janë në spitalin e Sarandës. Shpallje për vende të lira pune kanë bërë edhe spitalet e tjera, teksa në disa prej tyre prej vitesh punojnë me mungesa të theksuara në staf. Shërbimi i radiologjisë vijon të jetë problem ne shumicën e spitaleve te rretheve.

Një nga shkaqet kryesore të boshatisjes së spitaleve ne rrethe është edhe emigracioni, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Migrimi i madh i brendshëm nga zonat rurale në zonat urbane ka ndikuar në keqkonfigurimin e rrjetit të ofruesve të kujdesit shëndetësor ndaj nevojave të popullsisë, ka argumentuar dikasteri i shëndetësisë në një raport të posaçëm për emigracionin.

Kjo lëvizje ka ndikuar edhe në ndryshimin e raporteve të mjekëve dhe infermierëve me popullsinë. Numri i mjekëve për banorë është në nivelet më të ulëta në Europë, ndërkohë që numri i personelit infermieror është i krahasueshëm edhe me disa vende të Bashkimit Europian. Numri i mjekëve për 10 mijë banorë është 12.7.

Ministria e Shëndetësisë vë në dukje se megjithëse Shqipëria vazhdon të investojë për formimin dhe edukimin e personelit infermieror, një pjesë e tij po largohet nga vendi, të tërhequr nga njohja e diplomës dhe ofertat e punës për paga më të mira në vendet e Europës Perëndimore, si: Itali, Gjermani etj.

Shpërndarja jo e njëtrajtshme e personelit mjekësor sjell pabarazi në aksesin ndaj shërbimeve të kujdesit shëndetësor. Megjithëse popullata gjatë këtyre viteve në zonat urbane është më e madhe se ajo e zonave rurale, nevojitet një shpërndarjeje më e mirë e mjekëve të përgjithshëm. Në disa zona ka rritje të ngarkesës për mjek kundrejt normës së mbulimit të popullatës. Braktisja nga ana e personelit shëndetësor të zonave të vështira rurale, si dhe lëvizjet e brendshme të popullsisë vështirësojnë planifikimin e nevojave të burimeve njerëzore në këtë sektor.(Monitor)

3 komente në “Emigracioni “shteron” mjekët, spitalet në rrethe në emergjencë për stafe”

  1. Valter says:

    Jo re do te rine aty qe ti vrisni ju

  2. Zhaku i Pamposhtur says:

    njerezit me instikte kanibale mezi presin qe ti shqyejne mjeket neper televizione, se del Saimir PorDha i stop fiksit dhe kaperdiset ,ky beri kete e ky beri ate dhe ultimatum ketij dhe ultimatum atij,popull debil, me njerez te papergjegjshem,se del njeri qe thote e vdiq doktori se nuk i beri gjilperen , dhe tjetri qe thot e vdiq doktori se se c i beri nje lloj gjilpere, se jane bere gazetaret eksperte mjekoligjore qe thone se ky ishte mjekim i pakujdesshem, se doktori duhet te japi shpirtin nga mengjesi deri ne darke , a thua se edhe ai nuk ka femije edhe familje, po jo se ka bere Betimin e Hipokratit, dhe nuk arrijne te kuptojne qe mjekesia perfekte vjen natyrshem dhe formohet ne nje shoqeri perfekte, kurse kjo e jona eshte nje xhungel njerezoore ku vepron parimi , peshku i madh e ha te voglin……

  3. ermal says:

    Ky milet e meriton te mjekohet nga infermjeret dhe me siguri do te jene te kenaqur. Per ta njohur kete milet degjoni aldo morning shosw qe te gjithe burrat telefojnejne per te gjetur grua. Popull dele, qe di vetem te haje e te pije kafe e te shaje se po e vjedhin e po e keqtrajtojne nderkohe qe qe ne mengjez mendon se cte vjedhe . S

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje