“Është çmenduri të mendosh që Trump do merret me Shqipërinë, me Hillary Clinton do ishte ndryshe”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Stefan Lehne, ekspert për politikën e Jashtme të BE-së në fondacionin e njohur “Carnegie Europe” në Bruksel,flet për Deutsche Welle pas disa përplasjeve publike në rajon, me ambasadorët amerikanë.

Në disa vende në Ballkan, ambasadorët amerikanë akuzohen nga figura publike për përzierje, madje ushtrim presioni. Në Shqipëri kryeprokurori i vendit bën fjalë për presion, në Maqedoni u fol për ndikim direkt në politikë. Më parë nuk dëgjoheshin kaq hapur zëra të tillë. Si e shpjegoni këtë?

Stefan Lehne: Në fakt më duhet të them, se gjatë angazhimit tim prej 10 vjetësh në Ballkan e kam dëgjuar shpesh këtë. Grindje me politikanëve lokalë dhe ambasadorëve amerikanë ka pasur herë pas here. SHBA janë një vend i fuqishëm, ambasadorët luajnë rol aktiv, kjo sjell herë pas herë fërkime. Nuk shoh ndonjë zhvillim të ri këtu. Roli i diplomacisë ndërkombëtare nuk është aq i fortë si në vitet 90-të, rajoni është stabilizuar, prandaj edhe roli nuk është më aq vendimtar si atëherë, por ky ndikim është prapë i madh, ka prezencë ndërkombëtare, edhe këto vende ndjekin politikën e afrimit me BE-në, këtu ambasadorët luajnë rol të rëndësishëm.

Këtë e kupton shpejt në rajon, ambasadorët i ke mjaft prezentë në media, në vende të tjera nuk është kështu, a është kjo shenja më e qartë edhe e demokracive të brishta në këto vende?

Kjo është një trashëgimi e së shkuarës. Sigurisht roli i bashkësisë ndërkombëtare në vitet 90-të ka qenë i fortë dhe i pazëvendësueshëm, Kosova ka qenë protektorat, Bosnja-Hercegovina po ashtu. Kjo trashëgimi me sa duket vazhdon ende. Por faktikisht ky rol ka ardhur duke u zvogëluar e natyrisht forcat e ndryshme politike në rajon bazohen si edhe më parë tek mbështetja e personaliteteve të huaja, por edhe profilizohen në kurriz të tyre pjesërisht.

Sa kanë të bëjnë zhvillimet e lartpërmendura me ardhjen e një presidenti të ri në SHBA, Donald Trump? Mund të flasim për formacione politike të reja në rajon që duan, le të themi, të fitojnë mbështetjen e Trump për arritjen e projekteve të tyre politike?

Më duket se kemi spekulime më shumë këtu se një bazë të vërtetë. Ajo që mund të thuhet me shumë gjasa është që Ballkani nuk gjendet në prioritetet e administratës së re. Ata kanë shqetësime të tjera, Kina, Meksika, Rusia. Ballkani zë një vend të vogël aty. Ndoshta me zonjën Clinton mund të ishin ndryshe gjërat, për shkak të përvojave të saj personale, si gruaja e ish-presidentit amerikan në vitet 90-të, ajo mund të kishte pasur një lidhje më të fortë me këtë rajon.

Por nga ana përmbajtësore, nuk mendoj se politika amerikane do të ndryshojë shumë, nuk kemi deri më tani ndonjë deklaratë nga ndonjë funksionar. Mendoj se angazhimi do të jetë më i vogël, por kjo nuk do të thotë që s’do të ketë vendin e vet, sepse amerikanët një influencë shumë të madhe në rajon, e mendoj se ambasadorët do të mbeten aktorë të rëndësishëm, edhe ndoshta nëse kanë më pak mbështetje nga Uashingtoni, gjithsesi roli i tyre do të jetë i fortë.

Çfarë ndryshimesh mund të priten në politikën e Trumpit për Ballkanin?

Teorikisht po, por para së gjithash do të ketë shumë më pak angazhim. Besoj do të ketë më pak aktivizëm, por edhe më tej influencë në sfera të caktuara. Ndërsa lidhur me përmbajtjet, tani spekulohet shumë, se si do të jetë marrëdhënia me Rusinë, do të ketë pajtim apo një përplasje të re, kjo mund të ketë ndikime edhe pse jo të drejtpërdrejta në politikën për Ballkanin.

Në ç’kuptim?

E kuptoj se në Serbi ka njerëz që shpresojnë se Trump do të largohet nga mbështetja tradicionale për Kosovën, por unë do të habitesha shumë nëse do të kishte ndryshime tejet themelore në politikën amerikane në këtë drejtim.

Në media flitet edhe për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, një temë tabu deri më tani. Mendoni se kjo mund të kthehet në një temë nën administratën Trump?

Ka pasur artikuj që sinjalizojnë një hapje për riorganizimin territorial të Ballkanit. Kjo është absolutisht e pakuptueshme për mua, për administratën e re kjo nuk do të jetë një temë parësore. Ata kanë shqetësime të tjera, një politikë e re e ndryshimit të kufijve kërkon një angazhim të jashtëzakonshm e intensiv. Kjo nuk pritet aspak tani. Mendoj, se administrata e Trumpit, kur të zhvillojë politikën për këtë rajon, e kjo do zgjasë disa muaj, sepse ende nuk është përcaktuar personeli do të ecë në drejtimin mundësisht të ruajë stabilitetin në Ballkan. Jam gati i sigurtë që tendenca e politikës amerikane do të jetë në drejtim të ruajtjes së statusquosë.

Pa harruar që ndryshimi i kufijve nuk do të thotë patjetër paqe, sidomos në Ballkan…

Po, këto janë gjoja-zgjidhje që në fakt rindezin konflikte të reja. Edhe aktorët kryesorë politikë në rajon janë të mendimit se rindarja e territoreve do të sillte më shumë tragjedi se zgjidhje.

Tensionimet e fundit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, gjendja në Maqedoni, zhvillimet e fundit të bëjnë të pyesësh a po rizgjohen fantazmat e së shkuarës në Ballkan?

Shqetësimi im nuk është ringjallja e konflikteve, por stanjacioni i përgjithshëm, pra kur rajoni nuk ecën përpara, as ekonomikisht, as nga strukturat politike, ose që problemet e mbetura nga e shkuara vazhdojnë të mbeten të ngrira pa bërë progres. Letargjia është rreziku më i madh.

Si e shikoni rolin e BE-së në Ballkan aktualisht. Perceptimi i unionit ka ndryshuar pas krizave brenda BE-së, duket një lloj paralizimi, po e konkurrojnë BE fuqi të tjera si Turqia, SHBA?

Nuk mund të flitet për paralizim. Natyrisht për shkak të krizave të brendshme, influenca e BE-së është zvogëluar, edhe perspektiva e anëtarësimit ka humbur mjaft besueshmërinë, prandaj është e rëndësishme që jo vetëm Komisioni, por edhe vende të tjera si Gjermania apo vende pranë si Italia të mbeten të angazhuara. As vendet e rajonit nuk kanë një alternative tjetër strategjike se orientimi në BE, e as unioni nuk ka alternativë tjetër, pasi ai ka investuar shumë, për t’i hedhur poshtë këto investime. Si në anën ekonomike, ndihma teknike e të tjera, BE është në mënyrë të pakrahasueshme më e angazhuara, se sa vende të tjera, më shumë se SHBA, Rusia, Turqia do të jenë ndonjëherë.

Stefan Lehne është studiues i fondacionit “Carnegie Europe” me qendër në Bruksel. Politika e jashtme e BE-së edhe marrëdhëniet e vendeve anëtare si edhe Ballkani janë në fokus të studimeve të tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në ““Është çmenduri të mendosh që Trump do merret me Shqipërinë, me Hillary Clinton do ishte ndryshe””

  1. ./ says:

    PO mos e vuni shum o njerez a meret trampi dhe amerika me ne apo jo , ne ndenjtem 50 vjet pa ameriken dhe nuk na gjeti gje , trampi dhe amerika si ta ket qefin , ne lidhemi me kinezin , i themi te bej dhe baz ushtarake tek ne , sigurisht kundrejt nje pagese dhe te na japi konfeksione dhe armatim per ushtrin , as ke bytha si afroeni atij ENVERIT qe shani nga mengjesi ne dark , ai u prish me RUSIN fill 15 vjet mas luftes kur ne ishim cop cop e nk e rruajti bythen , kapi kinen per xverku ishte mjeshter per te shfytezuar superfuqit per interesat e SHQIPRIS dhe kombit te vet xhaxhi , edhe ja merte dhe i thoshin falimderit qe naj more , nuk i lepinte bythen te tjerve , pra mesoni pak o plitikan lepirsa bythe nga ENVERI se me shum kishte te mira se te kqia , keni mar te ter huqet e amet zogut , vetem vdhni dhe xhvasni miletin dhe i lepini bythen ameikes lat nam.

    1. Grigor says:

      Je i madh. Vetëm kujdes, se tani moda eshte vetem te shash Enverin. Po e mbrojte, aha e hengre. Dalin disa bytheçjerre dhe te shajne “komunist”, kur ti as ke qene dhe as nuk ke dashur te jesh ndonjehere komunist. Vetem se i thua gjerat pak si drejt. Nuk i bie shtrember e shtrember sepse keshtu eshte moda.
      Nuk po thote njeri qe Enveri na ka qene njeri i perkryer. Por ama me i mire se Sali Katnar Berisha, Lulezim Pederast Basha, Ilir Kokelope Meta, Fatos Pijaneci Nano dhe Edi Rrugaç I Konvertuar Rama, natyrisht qe ka qene.
      Ashtu siç shtepia e mire duket nga haleja, dhe Jo nga dhoma e pritjes, ashtu edhe shoqëria matet nga shtresa e varfer, Jo nga Samir Manet, Kastratet, Shkerdhenërat, dhe tere ata qe e ropen kete popull dhe kete vend per se gjalli. E pra ai njeriu i varfer rronte me mire ne ate kohe, nje kohe qe nuk lejonte njeri te pasurohej. Gabim? Quaje gabim sa te duash. Si sistem ate ideologji kishte. Ate ideologji per te cilen Sali Viçidolasi ishte gati te vriste njerez.
      Pika e muhabetit eshte qe figurat vleresohen ne kompleks. Eee, po qe per kompleks, I bie qe Berishen ta varim, ta varrosim, ta zhvarrosim, ta varim prape e keshtu me radhe deri tek pika e pesedhjete.
      Ndersa per Enver Hoxhen, me sa lexojme tani, del qe krimi me I madh paska qene se desh na la pa shkolle talentin e madh Blendi Fevziu, dhe paska persekutuar me doren e tij babane e Mark UK dhe Intelektualin. Ndersa nje nga te persekutuarit e vertete te regjimit komunist, Daut Gumeni, as nuk merret me me te vdekurit dhe ja ka lene historise ta gjykoje Enver Hoxhen. Por duhet te jesh pak intelektual qe te dish te flasesh si Daut Gumeni. Jo ta qush veten Intelektual.
      Puna eshte se Enver Hoxha nuk ka qene kush e di se çfare. Por kur sheh Ilir Meten dhe Sali Berishen, te duket Enver Hoxha nje hero I vertete. Gabim? Natyrisht gabim, por eshte edhe faji yne qe mbajme derra ne krye te vendit. Dhe pastaj na e ka fajin Enver Hoxha we ka 30 vjet qe ka vdekur.

  2. Klimax says:

    Kan kaluar gati 18 vite qe Perendimi vendosi “paqen” ne rajon dhe percaktoi hartat dhe flamujt e rinj ne proktetoratet ballkanike. Dhe kur mendohej se endrra e popujve per paqe, lumturi, demokraci, liri, siguri, zhvillimin ekonomik e social do te rritej, ne realitet po ndodh e kunderta.
    Ne nje Ballkan te mbytur ne krize politike e ekonomike, ne korrupsion, kriminalitet e varferi “ushqimi” i vetem per rritjen e “moralit” popullor qe servirin udheheqesit politik te ketyre vendeve ngelet propaganda populiste, nacionaliste, shoviniste, ekstremiste dhe fryma e urrejtjes ndaj gjitoneve me pretendime e kercenime te hapura ndaj njeri-tjetrit per zgjerime kufijsh.
    Ne kete “loje” rrezikohet fati i egzistences se Bosnjes ku si kroatet ashtu dhe serbet e saj nuk njohin Sarajevon, por Zagrebin, njera pale, e Beogradin, pala tjeter.
    Ne kete “loje” rrezikohet edhe shperberja e shtetit artificial te Maqedonise ku bullgaret, serbet e kosovaret jane te gatshem per ndarjen e “tortes”.
    Dhe qe Perendimi e Rusia te mos shkojne drejt konfliktit te armatosur, po behen edhe “pazaret” e fundit per Kosoven qe te ngelen te “kenaqur” si serbet ashtu dhe shqiptaret. “Na Veriun me Mitrovicen, me jep Presheven!”
    Mos valle me keto “pazare” do rivendoset paqja e qetesia ne Ballkan? Ndoshta, por kur degjojme britmat per “Serbi te Madhe”, “Kroaci te Madhe”, “Shqiperi te Madhe”, “Bullgari te Madhe”, ……… frika eshte se nuk kemi pare asgje akoma dhe ndoshta Srebenica do te na duket si nje loje femijesh!

  3. enter"" says:

    Dhjefsha Hillarine

  4. nusja e malokut says:

    Ishit mpreh me i bo gojore hilarit, por tash ju duhet me i bo gojore trumpit
    hahahaahahhahahahahahahahaha

  5. tfgs1 says:

    sa keq me qen korrak……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *