FOTOT/ Pamja fantastike: Një shëtitje në fshatrat e Vlorës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Këto pamje fantastike vijnë nga fshatrat Velcë, Matogjin, Ramicë, Bashaj dhe Vërmik.

Në këtë zonë ndodhet dhe Kalaja e Boderit e cila i përket periudhës së antikitetit të vonë. Kjo kala është e ndërtuar në një kodër në bregun e majtë të lumit të Smokthinës. Muret e saj rrethojnë pjesën më të lartë të kodrës dhe formojnë një shumëkëndësh të crregullt, me perimetër rreth 270 metra.

Në pjesën jugore muret ruhen deri në 4 metra lartësi. Në këtë anë ndodhet dhe kulla e vetme e këtij fortifikimi. Kjo është një zonë me vlera të vecanta monumentale vecanërisht në prehistori me shpella karstike të cilat paraqesin shumë interes për historianët dhe spelologët.

Vlen të përmenden 70 shpellat karstike të Velcës nga të cilat njëra prej tyre është monument kulture i kategorisë së parë si dhe shpella në lagjen Hysaj në Ramicë e cila ka qënë e shfrytëzuar si spital partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore ku janë kryer dhe operacione të vështira kirurgjikale me mjete primitive. Emri Smokthinë rrjedh nga sllavishtja dhe do të thotë: Vendi i Fiqve.

Në këtë zonë me bukuri mahnitëse rrjedh lumi i Smokthinës i cili është degë e Lumit të Vlorës për të cilin studiuesi E. Novak shkruan në vitin 1923: Lugina e Lumit të Vlorës është një luginë me bukuri heroike.

Po kështu në fshatrat Ramicë dhe Matogjin janë vërejtur shtëpi me dy kate me vlera të vecanta ndërtimore si banesat e vëllezërve Dervishaj në Ramicë dhe banesa e fisit Musaraj në Matogjin. Matogjini është vendlindja e shkrimtarit të soc-realizmit Shevqet Musaraj. Në fshatin Matogjin ndodhet dhe Rrapi shekullor i cili është monument natyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-1.jpg","attachment_id":"629995"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-6.jpg","attachment_id":"630009"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-5.jpg","attachment_id":"630008"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-11-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-11.jpg","attachment_id":"629997"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-12-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-12.jpg","attachment_id":"629998"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-10-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-10.jpg","attachment_id":"629996"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-13-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-13.jpg","attachment_id":"629999"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-15-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-15.jpg","attachment_id":"630001"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-14-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-14.jpg","attachment_id":"630000"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-16-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-16.jpg","attachment_id":"630002"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-17-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-17.jpg","attachment_id":"630003"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-18-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-18.jpg","attachment_id":"630004"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-2.jpg","attachment_id":"630005"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-3.jpg","attachment_id":"630006"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-7.jpg","attachment_id":"630010"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-8.jpg","attachment_id":"630011"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore.jpg","attachment_id":"629994"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-9-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-9.jpg","attachment_id":"630012"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vlore-4.jpg","attachment_id":"630007"}]

7 komente në “FOTOT/ Pamja fantastike: Një shëtitje në fshatrat e Vlorës”

  1. Ubs says:

    Ju keni humbur sensin e “te bukurës” si duket.

  2. Giasou Janulatos alvanoarxidoglyftoi says:

    Vend i bukur me njerez te poshter

    1. Luljeta says:

      Pleher greke..
      Krahina e lumit te vlores ka njerez bujare e mikprites legen…duhet ti njohesh pa te flasesh

  3. enter"" says:

    Ken bere foto disa maleve dhe te njejtes shtepi ne disa kendveshtrime…ku eshte e bukura ketu?

    Shikoni pak fshatrat e sviceres, austrise, italise….

  4. Ina says:

    Jam plotesisht dakort me komentuesin Ubs.. Artikulli nuk e pershkruan dhe nuk e jep imazhin e vertete te Smokthines se bukur.
    Tek lumi i Smokthines vlen te permendet shtepia dykateshe e Deliajve ,e cila nga ana e ndertimit ka vlera artistike.

  5. zaho says:

    Vend i bukur me njerez trima qe kur ka ardhur puna ja kane treguar andarteve greke sa ju vlente lekura

  6. Ina says:

    Shtepia e Deliajve eshte ndertuar ne vitin 1880 ne Matogjin , mbi rrapin e madh . Eshte shtepi karakteristike e ndertuar me gur, e rrethuar me mur dhe me porte te larte me qemer. Shtepi te tilla jane vetem tre: ne Bashaj shtepia e Cane Myftari nje patriot shqiptar i cili eshte vrare gjate kohes sundimit Turk dhe shtepia e Zotajve ne Ramice.
    Ne vazhdim, gazetari nuk ka arritur ta pershkruaje gjeresit bukurine e Boderit.
    Shtepia e vecante dhe karakteristike e Osmen Deliut ne Boder eshte e rrethuar nga lindja me nje pyll prej perrall, ne jug ndodhet nje pyll prej shqopeje e cila ne Shkurt lulezon lule te bardha dhe vendi duket sikur te jete mbuluar me boren ,dhe ne perendim ishte nje pyll me rrape shekullore,qe edhe sot quhet rrapi I Deliajve.
    Ne Boder, mbi shtepine e Deliajve ,ndodhet Vija e Madhe e Ujit , nje veper arti e cila eshte ndertuar para Luftes se Dyte boterore . Kjo Vije Uji ,sillte ujine e Shushices nga gryka e Vermikut deri ne Shales te Mesaplikut per vaditje.
    Ka shume gjera te bukura dhe te pathena per krahinen e Smokthines, Boderin dhe Cipinin dhe per familjet e verteta patriotike qe i kane dhene emer asaj krahine. Me shume kerkime duhet te beni para se te botoni nje artikull. Lexoni librin e Edison Musaraj per reference, qe te mos dukeni te njeanshem ne shkrimet qe jepni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *