Deputeti i PS ka një kërkesë për Tahirin, pas grabitjes së djeshme: Padit bankën...!

10 Shkurt 2017, 09:09Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta  i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas grabitjes se djeshme.

Kosta shprehet se policia duhet të padisë bankën për dënimin moral, tensionimin dhe krijimin e stresit tek qytetarët shqiptarë.

Postimi i Kostës ne rrjetin social:

Kërkesë: kryetarit të partisë Tiranës dhe ministrit të rendit;

Policia e Tiranës të padisë bankën për krijimin e tensioneve të padëshiruara dhe panik ndaj qytetarëve të Shqipërisë!

Sigurisht që media dhe publiku duhet të bëjë analizë të zgjeruar me vazhdimësinë e grabitësve por nuk është e drejtë të ngarkohet për paaftësi e faj policia e shtetit, absolutisht jo !

Unë prononcohem dhe si kompani private,kur derdhim apo tërheqim para nga bankat (dhe këto banka i kemi shumë pranë zyrave tona)masa e parë është besueshmëria e personit që lëviz paratë, prandaj në bazë të sasisë së parave shtohen dhe masat e sigurisë, por mesa pashë kronika të ndryshme dhe vërehej qartë se nuk plotësohej aspak sigurimi i këtyre parave atëhere uroj që javët në vazhdim të mos ketë grabitje tjetër….!!

Pronari I këtyre parave (banka)nuk e ka të lehtë të përfitojë nga shoqëria e sigurimit këto humbje…Jam i bindur që nuk do marë asnjë kacidhe, në qoftë se do i përfitojë këtë kompensim !? më lind dyshimi se siguruesi ka mjaftë fitime për ti falur dëmtuesit.

Nuk ka pse paaftësia e bankierëve të ulë apo të dëmtojë moralin dhe suksesin e policisë së shtetit. Policia ta padisë bankën për dëmin moral, tensionimin dhe krijimin e stresit tek qytetarët shqiptarë. Faleminderit

4 komente në “Deputeti i PS ka një kërkesë për Tahirin, pas grabitjes së djeshme: Padit bankën…!”

  1. Devolliu says:

    Si po shkon ai operacioni i mbledhjes se armeve ?
    Po aksioni i vendosjes se rripit si po shkon ?
    Ca thote burri i Lindes per keto vjedhjet e bankave apo akoma nuk ka fol Linda?
    Une mendoj qe policine ta japim me koncesion ne formen e partneritetit Privat Publik

  2. ahhjkjkl says:

    dgxjxrfyjktyktguclkgycudl

  3. berti says:

    keshille e drejte

  4. LORA says:

    Futja e licensimi i shoqerive private te sigurimit ne veprimtarine bankare eshte alibia e monstruoziteteve te zhdukjes se parave te shqiptareve dhe e fajesimit monstruoz te Policise se Shtetit.Ketyre shoqerive u duhet vene qyci, me ligj,,,,,parate e mundit dhe gjakut te shqiptareve dhe mbrojtja e tyre duhen konsideruar si elemente te qenesishem te sigurise kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje