Grabitja/Tahiri thërret Guvernatorin dhe drejtuesit e Bankave

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Grabitja e një dite më parë e vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë dhe niveli kritik i sigurisë që ofrohet nga shoqëritë private të sigurimit, ka shtyrë ministrin e Brendshëm të thërrasë në një takim Guvernatorin e BSH dhe drejtuesit e Bankave që operojnë në treg.

Takimi do të mbahet sot pasdite në zyrën e ministrit Tahiri, i cili edhe gjatë një bashkëbisedimi me studentë në Elbasan, nuk i kurseu kritikat e forta për kompanitë private që ofrojnë siguri të ulët për transportin e parave.

Burime pranë Ministrisë së Brendshme thonë se në fokus të bisedës do të jetë rritja e masave të sigurisë kryesisht në transportin e vlerave monetare.

Tahiri pritet të firmosë urdhër të posaçëm për këtë arsye, nisur edhe nga ligji për Masat shtesë të sigurisë, miratuar pak kohë më parë.

“Një muaj është mjaftueshëm për secilin prej jush të zbatojë detyrimet ligjore dhe detyrimet kontraktuale që keni me kompanitë.

Dhe do të thotë që brenda një muaji të bëjmë çfarë është e mundur që secili të përmbushë detyrimin ligjor duke paguar me minimumin e parashikuar nga ligji çdo punonjës, polic privat që keni në kompanitë tuaja.

Dhe në krye të muajit të kemi mundësi t’i themi shqiptarëve: po, ne ofrojmë sot një standard shumë më të lartë sigurie, sepse të 9 mijë punonjësit e Policisë Private paguhen sa e parashikon ligji, minimumi 330 mijë lekë”, iu drejtua 2 ditë më parë ministri, drejtuesve të SHPSF.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Grabitja/Tahiri thërret Guvernatorin dhe drejtuesit e Bankave”

  1. agim says:

    Duhen vene standarde per policite private dhe duhen kontrolluar nga ministria dhe nga kompanite e sigurimeve qe i japin leket bankes kur i vidhen. Nderkohe vete policite private duhet te mos pranojne oferta te bankave me te uleta se vlera per te cilen nuk mbulojne dot as shpenzimet.

    Banka e shtetit duhet te vere standarte gjithashtu per ata qe ruajne parate elektronike dhe punojne ne bankat e nivelit te dyte. Cfare niveli kane punonjesit e bankave qe merren me sigurine teknologjike dhe cfare niveli duhet te kene? Cfare kerkesash duhet te plotesojne pajisjet mbrojtese?

  2. zambi says:

    Policia e shtetit nuk i ruan apo shoqerojne parate e bankave prej vitesh tashme. Bankat kane detyrim ligjor te marrin kontraktojne kompani private te licensuara nga shtetit. Ato i paguajne kompanite e sigurise te cilat licencohen dhe auditohen nga institucionet shteterore.
    Ne rruge sigurine duhet ta garantoje policia e shtetit.

    Cfare faji kane bankat ketu?!

    Kane faj qe kompanite e licensuara nuk plotesojne kriteret dhe i marrin licensat me mik (korrupsion) ? Apo kane faj qe policia e shtetit nuk kap dot disa kriminele ne nje rruge e cila ruhet me police ne te gjitha anet?

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Po te shikohen me kujdes,brimat e plumbave,ato jane hapur nga brenda jashte !!!!
    Plumbi kur del,zgjeron siperfaqen dhe thermon xhamin.
    Kjo flet per nje bashkepunim midis,rojeve te vlerave monetare dhe grabitesev.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *