Kush ka frikë nga hapja e dosjeve?

Ditën e sotme, me hapjen e dosjes së parë të Sigurimit, atë për Musine Kokalarin, nisi nga puna Autoriteti i sapokrijuar i Informimit mbi Dosjet e Sigurimit.

Autoriteti do të ketë për detyrë që të administrojë të gjithë dosjet e krimeve të diktaturës, duke zbuluar emrat e “xhelatëve” të panjohur, çka do të mundësojë një njohje të plotë dhe të thellë të të gjithë anës së errët të diktaturës 50-vjeçare.

Një prej dosjeve që do të hapen, do të jetë edhe ajo e Hysen Shoshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” gjoja të shkruar prej Hysen Sheshorit.

Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.

Hapja e dosjes së Hysen Shoshorit do të lejojë që të kuptohet përfundimisht roli që ka pasur ish-Kryeministri, që nga spiunimi, tek fallsifikimi dhe fabrikimi i dokumentave, që sollën dënimin e një të pafajshmi.

Megjithatë, kjo e sotmja është një “ditë e zezë” edhe për shumë figura të tjera brenda Partisë Demokratike, përfshi Jozefina Topallin, Flamur Nokën, e shumë të tjerë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...