Miku i Ramës dhe Metës që kërkon vendin e Angela Merkel

10 Shkurt 2017, 21:01Politika TEMA

A mundet që në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, që do të mbahen në vjeshtën të ngjitet në kancelari, një njeri tejet i afërt për të majtën shqiptare? Kjo hipotezë që deri pak ditë më parë dukej një herezi, tani nuk ngjan me pamundur. Të dielën e 29 janarit, SPD, partia social demokrate gjermane zgjodhi Martin Schulz si rivalin e Angela Merkelit. Dhe pyetja që shtrohet tashmë është: a është i mundur një rikthim i ish partisë së Gerard Shrëderit në pushtet në Berlin?

Kjo hipotezë që ishte e paimagjinueshme në fillim të janarit, sepse diferenca në sondazhe e CDU – CSU me të majtën ishte 17 pikë, tani nuk ngjan më si një herezi. Që kur Martin Schulz mori mandatin nga partia e tij kjo diferencë është zvogëluar në 6 pikë (sondazhet e fundit).

Shpjegimi i vetëm i ndryshimit të kësaj kurbe lidhet me emrin e Martin Schulz, i cili vetëm tre muaj më parë ishte president i parlamentit europian.

Kur ishte në këtë detyrë Schulz, njihet në Shqipëri edhe si një mbështetës i së majtës. Pas kontestimit të zgjedhjeve të vitit 2009 nga Edi Rama, ai u bë pjesë e një zgjidhjeje për hapjen e kutive. Ai qe pjestar i darkës së famshme në restorantin “Krokodil” në Strasburg, ku u kërkua një zgjidhje mes Ramës dhe Berishës

Ai është i njohur gjithashtu si njeriu që mbështeti fort ribashkimin e së majtës dhe kontribuoi për marëveshjen e 1 prillit mes Ramës dhe Metës.

Martin Schulz e fitoi të drejtën për të kandiduar për ngjyrat e social demokratëve gjermanë pas tërheqjes që bëri Sigmar Gabriel, atualisht zv kryeministër në koaliionin me Angela merkel dhe shef i parisë që prej vitit 2009.

Avantazhi i Shulz dhe rritja e tij në sondazhe shpjegoht me faktin se ai asnjëherë nuk ka bashkëqeveriur me të djathtën dhe është i pa ngarkuar me mëkatet që mund ti vihen administratës Merkel. “Kur ai ta kritikojë gjatë fushatës së ardhshme kancelaren në detyrë, ajo do ta ketë shumë të vështirë që të mbrohet duke thënë se politika e saj është edhe e tija”.

Tani 8 muaj pra zgjedhjeve kjo qe lëvizja më e vështirë që social-demokartët mund ti bënin Merkelit. Në një intervistë që i dha revistës Spiegel në 4 shkurt Schulz u ndrit kundër programit “agenda 2000” të Merkel dhe ai deklaroi se në Gjermani a më shumë vend për taksimin e të pasurve.

Lirshmëria që ai ka në kritikën ndaj qeverisjes mund t’I shtojë në të ardhmen pikët e tij dhe ta risë konkurencën me kancelaren.

Ndërsa për politikën ndaj Shqipërisë aim und të përbënte një risi. Ardhja e tij në pushtet mund ti voliste Edi Ramës pas ftohjeve të mardhënieve me Angela Merkkelin dhe sidomos pas periudhës së vështirë që Rama po kalon me administratën Trump. Ajo mund të qe një ogur i mirë edhe për Ilir Metën që pretendon se ka miqësi personale me ish kreun e parlamentit Europian, që tani kërkon të bëhet kancelar. (Lapsi.al)

4 komente në “Miku i Ramës dhe Metës që kërkon vendin e Angela Merkel”

  1. Dori says:

    Pse qenkan ftohur marredheniet e Rames me Merkel,si e matet? Se zyrtarisht ai eshte i pari KM qe ne 3 vjet ka patur 3 takime zyrtare me kancelaren,apo jane ftof se keshtu thote Bushat Shkullaku LOL Ju dhjefsha portalin 2 leksh,qe beni sikur i dini te gjitha.

  2. zaho says:

    Eshte legeni qe perforcoi pa fakte fjalet e plakes italianes ponte, qe ne Sqhiperi ka pasur nje spital ku u hiqeshin organet serbeve!! Legen i Ps se gjeramane! Qe shpifi edhe per Berluskonin,ne mbledhjen e keshillitte europes, duke e quajtur te lidhur me mafian ( kur dihet qe Berluskoni me pasurine qe ka mund ta bleje mafian te gjithen) kur ky ishte kryeminister i italise, me porosi te partise se majte italiane kur ishte kryetar Massimo d’alema ! Langoj qe lehin kush i paguan!

  3. zaho says:

    Eshte legeni qe perforcoi pa fakte fjalet e plakes italianes ponte, qe ne Sqhiperi ka pasur nje spital ku u hiqeshin organet serbeve!! Legen i Ps se gjeramane! Qe shpifi edhe per Berluskonin,ne mbledhjen e keshillitte europes, duke e quajtur te lidhur me mafian ( kur dihet qe Berluskoni me pasurine qe ka mund ta bleje mafian te gjithen) kur ky ishte kryeminister i italise… Me porosi te partise se majte italiane kur ishte kryetar Massimo d’alema ! Langoj qe lehin kush i paguan! Nuk eshte i perseritur, por jeni ju te perseritur nga edveri te mos publikoni komentet qe prekin sado pak ekselencen qelbesire te aleances, bashke me mediat e gropes septike te skizofrenit! Eshte per ju o te vdekur qe nuk guzoni te thoni nje fjale ! Keni lindur te perulur , mjerane!!

  4. zaho says:

    Eshte legeni qe perforcoi pa fakte fjalet e plakes italianes ponte, qe ne Sqhiperi ka pasur nje spital ku u hiqeshin organet serbeve!! Legen i Ps se gjeramane! Qe shpifi edhe per Berluskonin,ne mbledhjen e keshillitte europes, duke e quajtur te lidhur me mafian ( kur dihet qe Berluskoni me pasurine qe ka mund ta bleje mafian te gjithen) kur ky ishte kryeminister i italise… Me porosi te partise se majte italiane kur ishte kryetar Massimo d’alema ! Langoj qe lehin kush i paguan! Nuk eshte i perseritur, por jeni ju te perseritur nga edveri te mos publikoni komentet qe prekin sado pak ekselencen qelbesire te aleances, bashke me mediat e gropes septike te skizofrenit! Eshte per ju o te vdekur qe nuk guzoni te thoni nje fjale ! Keni lindur te perulur , mjerane!!……………na rrofshi bonbonet!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje