Nën hetim një 47-vjeçar, shqetësonte Ambasadën ruse në Tiranë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Tiranë.

47-vjeçari Ali.L po hetohet nga Prokuroria për shkak të një veprimi që ka kryer ndaj Ambasadës së Rusisë.

Ai ka shqetësuar disa herë nëpërmjet telefonit ambasadën ruse.

Mësohet se 47-vjeçari, Ali. L po hetohen në gjendje të lirë pas denoncimit që është bërë ndaj tij nga Ambasada Ruse.

Nga se bëhet e ditur, 47-vjeçari ka telefonuar në mënyrë të përsëritur në Ambasadën Ruse, çka ka bërë që kjo e fundit ta denoncojë në polici.

Ende nuk janë bërë të qarta arsyet pse ai e ka bërë këtë veprim, ndërsa prokuroria do të jetë ajo që do verifikojë shkaqet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *