Ngjarje tronditëse nga Fieri/ I riu vret të dashurën brenda në makinë, dhe më pas vetëvritet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp


Tronditet qyteti i Fierit nga një ngjarje tepër e rëndë. Përfundon me tragjedi historia e dashurisë mes dy të rinjve.

Viktimat e identifikuara si Deni Derveni 32-vjeç dhe Ermira Arapi Dushi 29-vjeç ishin secili i martuar dhe me fëmijë, ndërkohë që kishin një lidhje jashtëmartesore mes tyre.

Paraditen e sotme rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier-Hoxharë, është gjetur një automjet i braktisur ku brenda u konstatua se gjendeshin dy trupa të pajetë.

Të dhënat paraprake bëjnë me dije se viktimat janë D.D, 32 vjeç, banues në Fier dhe E.A 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnjë.

Policia bën me dije se nga kqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se 32 vjeçari pasi ka qëlluar me armë shtetasen E.A, ka vrarë më pas veten. Blutë e qytetit njoftojnë se i riu mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT dhe ka qitje me puqitje në kokën e tij.

Makina tip Fuoristradë me targë AA 939 OY u gjet në afërsi të fshatit Shënpjetër.

Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një grup hetimor në bashkëpunin me Prokurorinë që po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Momentalisht mësohet se është duke u hetuar në disa pista  lidhur me ngjarjen.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *