Peza dëshmon në Prokurori: Pasuria ime s’ka asgjë të paligjshme, nuk komentoj hetimet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti socialist, Alfred Peza ka dëshmuar mesditën e sotme përpara Prokurorisë lidhur me pasurinë e tij.

Në një prononcim të shkurtër për mediat pas daljes nga organi i akuzës, Peza u shpreh se pasuria e tij nuk ka asgjë të paligjshme dhe se është i hapur për hetime.

Është një procedurë normale që zbatohet në të gjitha çështjet e tilla. Përsa i përket hetimit, s’dua të bëj asnjë koment, t’i lemë të bëjnë detyrën. Sa më takon personalisht, rikonfirmoj se nuk ka asgjë të jashtëligjshme në pasurinë time dhe të familjarëve të mi“, u shpreh Peza.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se ka nisur hetimet për tre akuza ndaj deputetit socialist. Organi i akuzës ka ngritur tre akuza për Pezën si falsifikimi, deklarimi i rremë i pasurisë dhe evazioni fiskal.

Ndaj Alfred Pezës po zhvillohen dy hetime paralelisht, nga ILDKPI dhe hetimi penal që po kryhet nga Prokuroria e Përgjithshme.

Hetimet ndaj Pezës nisën pasi rezulton aksioner me 1.13 miliardë lekë në një bankë private.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Peza dëshmon në Prokurori: Pasuria ime s’ka asgjë të paligjshme, nuk komentoj hetimet”

  1. Fallo Madhi says:

    Fytyre e keqe ky qelbesira i kuq.Ne punojme 27 vite ne Emigracion dhe nuk kemi gje.keta per 10 vite u bene miliar-derra.
    Leket i ke bere duke vjedhur ose me korrupsion.nuk ka njeri ne bote qe te te besoje.Ndoshta te beson Rama se i ndani bashke.Je nje qelbesire me i keq se shkerdheni i sali serbit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *