VIDEO/ Policia sekuestron 2 ton drogë në Lezhë dhe Tepelenë

Policia shqiptare sekuestroi 2 ton e 212 kg kanabis pas një operacioni gjatë natës së sotme.

Lënda narkotike u kap në Lezhë dhe Tepelenë, ndërsa në kërkim u shpall një person.

Në Ishëm u gjet gomonia e braktisur me 1 ton e 450 kg kanabis

Operacioni i parë i koduar “Adriatik” është zhvilluar në grykëdredhjen e lumit Ishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.

Si rezultat i këtij operacioni është sekuestruar një gomone dhe një sasi lëndë narkotike me peshë rreth 1 ton e 450 kg kanabis.

“Më datë 10.02.2017, shërbimet e policisë kufitare Shëngjin kanë konstatuar një gomone në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Në gomone nuk u konstatuan persona dhe as përreth saj. Menjëherë efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë filluar kontrollin e territorit përreth. Si rezultat i krehjes së zonës, në vendin e quajtur Godull në Kurbin , u gjet e fshehur në shkurre një sasi lënde narkotike e dyshuar marijuanë paketuar e gatshme për trafikim në total 1 ton 450 kg”.

Në Tepelenë u gjetën 762 kg kanabis në tavanin e banesës dhe kasolle

Operacioni i dytë u zhvillua në Dhëmblan, Tepelenë nga Seksioni Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, ku në 1 banesë u sekuestrua lëndë narkotike më peshë rreth 762 kg lëndë narkotike kanabis.

“Në baze të informacioneve të marra në rrugë operative se në banesën e shtetasit G.D. kishte lëndë narkotike, në datë 09.02.2017, është ushtruar kontroll nga ana e punonjësve të policisë.Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se në tavanin e banesës dhe në një kasolle në afërsi të banesës, janë gjetur 55 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Pesha totale e lëndës narkotike 762 kg”.

Blutë kanë shpallur në kërkim poseduesin e lëndës narkotike G.D 40 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ndërsa lënda narkotike u asgjësua me djegie.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *