PS i merr një ministri LSI-së?! Vendimi publikohet edhe në Fletoren Zyrtare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në Fletoren Zyrtare është publikuar një urdhër që mban datën 20 janar 2017, ku zëvendësministrja e Integrimit Europian, Eralda Çani e propozuar nga PS, do të zëvendësojë Klajda Gjoshën e propozuar nga LSI.

“Urdhëroj delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Integrimit Europian, zëvendësministrit të Ministrisë së Integrimit Europian, znj. Eralda Çani,  për shkak të mungesës për arsye pune jashtë Republikës së Shqipërisë të titullarit të Ministrisë së Integrimit Europian.

Kompetencat e titullarit të Ministrisë së Integrimit Europian do të ushtrohen për periudhën nga data 23.1.2017 deri në datën 24.6.2017. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet zëvendësministri i Ministrisë së Integrimit Europian, znj. Eralda Çani”, thuhet në vendimin e firmosur nga Klajda Gjosha.

Pas publikimit të këtij urdhri, ka reaguar vetë ministria e Integrimit, Klajda Gjosha.

Ajo thotë se është një lapsus, pasi në datë 23-24 janar ka pasur vizitën në Maltë dhe ka deleguar kompetencat, vetëm për këto dy ditë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/klajda-gjosha-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/klajda-gjosha.jpg","attachment_id":"422011"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vendimi-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/vendimi.jpg","attachment_id":"630401"}]
        
        Loading...
        

1 komente në “PS i merr një ministri LSI-së?! Vendimi publikohet edhe në Fletoren Zyrtare”

  1. altun says:

    cfare titull idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *