Shullazi përfundon në spital, i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mungesa e Emiljano Shullazit dhe avokatit mbrojtës të Gilmando Danit, u bë shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore të ballafaqimit të të dyshuarve me dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja.

Mësohet se Shullazi ka bërë një ndërhyrje të vogël kirurgjikale dhe për këtë fakt nuk është paraqitur në sallën e gjyqit, duke u përfaqësuar nga avokati mbrojtës.

Por në sallë mungoi edhe Eno Bushi, mbrojtësi i të dyshuarit Gilmando Dani.

Mungesa e tyre bëri që gjykata të shtyjë seancën e sigurimit të provës për në datën 16 shkurt.

Nga ana tjetër, edhe avokatët kryesisht nuk pranojnë të marrin në mbrojtje të dyshuarit me arsyetime të ndryshme, deri edhe te frika.

Sigurimi i provës në gjykatë, shtyhet për të 10 herë, ku avokatët e të dyshuarit nuk pranojnë të bëjnë ballafaqimin me dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja, i cili i ka kallëzuar për gjobëvenie.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *