Tani u bë boll

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Erjon Braçe

 

Tani u be boll!

Dhe eshte “boll” per te gjithe.

Duke nisur nga bankat.

Ngjarja e djeshme, risjell ne vemendje faktin e sterthene se bankat nuk mbrojne informacionin brenda tyre.

Ne menyre te perseritur, nuk mbrojne informacionin.

As ne rruge elektronike e as ne rruge dokumentare, shkresore, lere me pastaj informacionin ne forma te tjera rutinore.

Une nuk arrij te kuptoj cfare ben e me cfare merret drejtori i sigurise se nje banke!!

Une nuk arrij te kuptoj cfare ben e me cfare merret zevendesdrejtori qe merret me mbikqyrjen dhe operacionet e perditshme te nje banke!!

Natyrisht, kur nuk merrem me sigurine e informacionit se pari e me pas, me sigurine e cdo operacioni ditor te bankes.

Bankat jane gjithnje te qeta per shkak te sigurimit te cdo transferte parash dhe kaq.

Po per imazhin a po kujdesen? Zero!

Lajmet per cmimin e fituar ketu e aty, rrenohen nga vjedhje si ajo e djeshmja, e perseritur.

Dhe banka eshte edhe imazh!

Po tek bankat, perzgjedhja prej tyre e shoqerive te sigurimit fizik te degeve por edhe gjate transportit te vlerave monetare, eshte ne nivelin me banal te mundshem, thuajse ne nivelin e nje tenderi ne komunat e dikurshme.

Gare per cmime minimale qe nuk garantojne me pas siguri.

Fare, zero. Sic u pa lehtesisht dje.

Cmimet e fituara ne tendera banale, nuk mundesojne buxhete per makina ne standard per transportin e vlerave monetare, e para fare kjo, pastaj nuk mundesojne pergjegjshmeri e profesionalizem nga punonjesit e shoqerive te sigurise, as guxim per te bere detyren;

Mu sic dje, kur kamerat mbaheshin fikur, kur GPS i vendosur me dhune prej kerkesave te policise mbahej poshte ndenjeses se shoferit ne nje thes bosh e jo tek thaset e parave, kur nuk kishte ngjyroses qe i ben parate te pavlefshme ne rastet e vjedhjeve, kur rojet u dorezuan si femije qe luajne luftash dhe ne fund, kur makina nuk ishte blind por nje makine e adoptuar me llamarine.

Ne fund, policia.

Mesa duket kjo e bankave eshte nje organizate kriminale e forte dhe tani me shume para; te mjaftueshme per te blere informacionin qe rrjedh lehtesisht ne banka, informacionin qe rrjedh lehtesisht ne kompanite e ruajtjes fizike, te mjaftueshme per te blere transportin me makina te papershtatshme dhe clirimin e transportit nga cdo mase sigurie.

Atehere duhet menduar ndryshe.

Pa asnje diskutim qe qasja e policise ndaj bankave, duke ju kerkuar masa shtese sigurie me ligj, per te bere te pamundur vjedhjen njehere dhe, per te bere te pavlefshme parate qe vidhen, eshte e duhura.

Zbatimi me urgjence i ketyre masave eshte ceshtje kyc tani.

Neglizhimi i ketyre masave shton dyshimet se keto vjedhje jane te gjera e me bashkepunetore ne cdo hallke, nga banka e deri tek ata qe transportojne parate.

E dyta, kompanite e sigurise qe kane deshtuar ne menyre te perseritur te bejne detyren per te cilen jane nen kontrate, me cdo standard te perfshire ne te, duhet te mbyllen, menjehere.

E treta, me ligj, policia ka marre mundesine qe te ofroje transportin e vlerave monetare me skuadrat e saj te specializuara; tani kjo duhet bere detyrim i menjehershem per bankat.

Kam degjuar qe eshte folur gjate pas cdo vjedhje per parandalim;

Ky eshte edhe parandalim!

Ne fund, organizata kriminale duhet goditur fort, per tu eleminuar.

Nuk ka me asnje mirëkuptim per Policine e Tiranes pas kaq ngjarjeve pa autore apo me autore te indentifikuar por jashte ketij vendi.

Duhen mend, guxim e vullnet per te goditur fort, deri ne qindarken e fundit krimin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Tani u bë boll”

  1. Shqiptar says:

    Kur nje Opinionberes si Bledi Fejvziu thote qe “policet privat nuk e mbrojne valuten sepse paguhen pak” – Cfare pret te ndodhi ne Shqiperi?!! Shqiptaret POZOJNE si Demokrat por mendojne dhe veprojne si komuniste. Pergjegjesite jane te percaktuara qarte ne demokraci dhe ato nuk Jane vetem fjale goje.

  2. ti je kaur,haje derrin megjith qime says:

    Shkrim shume i dobet o brrace.Kapni hajdutet qe jane ne pushtet se ata jane krimi e vertete

  3. besi says:

    zDeputet. nje pyetje kam. Kush i licencon keto kompani, bakat apo polica e shtetit?
    nese 10 apo me shume kompani ne treg jane te te njetit standart, cfaj ka banka. Standartin e ketyre kompanive nuk e percakton banka, por ju qe i licensoni( apo 99 % e ketyre kompanive jane njerez te afert te polotikes).
    Banka nuk merret me lincensim, dhe normal nje nga keto kompani do zgjedh. Me shume para apo pak para ky nuk ehste problemi, ato tendera jane. Kompanite vijne ne rregull me documentacion, banka nuk ka kopetence te gjykoj lejet e dhena nga ju, licensimin dhe standartet i percakton policia shtetit.
    Pastaj per sa i perket rroges, ku qendron faji bankes. x kompani ne tirane, pse ju jepni leje te gjithve, ka nje limit nr. ne menyre qe keto punojese qe do punojne te paguhen sakte. po rrogat kush i kontrollon.
    turp tju vij , qe perpiqeni ta hidhni fajin te bankat. fajet i ka policia shtetit dhe ajo private, dmth kompanite tuaja.
    si qenka banka organizat kriminale? turp nuk ke qe perhap kete informacion.
    informacionin per transport e ka policia private dhe e shtetit, para se te flasesh shko lexo procedurat. Nuk ka rrjedhje informacioni nga bakat o idiot, aty 2-3 vete e dine. por nga injorantet e policese tende dhe asaj private.

  4. Bezat Llulla says:

    Qelbaniker, e bete kete vend te pajetueshem,pavaresisht se ato para kane nje pronar dhe kjo eshte BANKA KOMBETARE TREGTARE,( dhe me kete rast duhet te artikulohet mire emri i saj qe njerezit te bojkotojne sherbimet tek sportelet e saj) por keto para jane edhe parate e shqiptareve,qe vidhen diten per diell ne menyren me te turpshme prej alabakerise qe policia e ka fort per zemer ti pagezoje me shprehjen (grup i strukturuar kriminal) per te fshehur mediokriteti dhe paaftesine dhe injorancen e vet,turp dhe faqe e zeze,shtet qe nuk nge dot breket e veta por kapet me ata qe shesin lakra te egra te qoshku i rruges

  5. Qytetari says:

    Brace djali,bene sikur te vjen keq per cfare ka ndodhe.Ju beni perpjekje per te mbuluar diellin me shoshe.Zoteri ju nuk keni aftesite minimale per te kuptuar shkaqet e ketyre grabitjeve.Po te tregoj se shkaku kryesor eshte paaftesia dhe papergjrgjshmetia e strukturave te policise se D.V.P Tirane.Po te kujtoj zoteri se ne perberjen e kesaj Drejtoria ka nje strikture te vecante qe merret me parandalimin,investigimin dhe goditjen e kesaj veprimtarie kriminale. Zotri filloni analizen per ngjarjet e renda kriminale te ndodhura ne Tirane ne Drejtorine Vendore te Polivise Tirane sepse do evidentoni paaftesi,papergjegjshmeri,ne menagjimin dhe drejtimin e burimeve njerzore si dhe element te korruptuar qe bashkepunojne me krimin qe e kane detriminu kete situate kriminale ne Tirane Nje keshille miqesor Brace. Mos merr persiper te trajtosh ngjarje te tilla se del zbuluar.

  6. alb says:

    Nuk ka nevoje te jesh hetues kur edhe nje femij kopshti e kupton qe keto pseudo-grabitje qesharake realizohen ne bashk-veprim me rojet dhe punonjesit e bankes.
    “Grabitesit’ nuk hedhin fall me letra se kur,ku,si dhe sa do transportohen leket.
    Asnje grabites sado i zoti nk do te merrte guximin te grabiste dy autoblinda transporti ne rrugen me kryesore te Shqiperise pa bashkpunimin e rojeve.
    Dhe nga ana tjeter kemi rojet aktore qe hapin dyert vete, vrasin pak duart me gjak dhe bejne si te traumatizuar pas ngjarjes.
    Nuk ka ujk qe ruan delen.E pastaj ngelet ti kerkosh hajdutit te kape hajdutin.
    Ndersa bankat ne Shqiperi mund ta zgjidhin kete problem shum lehte por nuk u intereson mendoj.
    Transportimi i parave te behet me valixhe dhe jo me thase si qemoti qe kur hapen me force leket automatikisht behen me boje dhe per rrjedhoje te identifikueshme qe si hyn ne pun as dreqit.
    Ne vendet Europiane ka shum kohe qe behet keshtu.

  7. xhulio says:

    O torollak. Ngjarja ka te beje me situaten ne vend dhe me gjendjen ekonomike.Asnje fjale nuk thua per kete, asnje fjale perse transportohen jasht shtetit miljona euro nga banka. Nuk ka siguri, nuk ka investime etj etj qe ekonomistet i dine mire.O torollak.Asnje fjale qe gjithcka zhvillohet nen hunden e policise se shtetiit. Po licencen me keto mjete jashte standartit a nuk e ka dhene shteti?Po ja nxirrni zgjyren ketij populli ne emer te se majtes vrastare ne dekada. S jeni gje tjeter vec bije sigurimsash, kriminelesh.Doni te tregoni se atehere ishim me mire.Bravo!

  8. Davidi says:

    Nuk mbrohet informacioni se shqipecat jane llapaqene e pordhace si ti o Braqe.

  9. Moni says:

    Bankat ne Shqiperi nuk jane gje tjeter vecse firma piramidale. Mendoni nje here se sikur te gjithe ata qe kane depozituar leke ne nje banke te shkojne njekohesisht e ti terheqin te gjitha leket, 50% e tyre mbesin me gisht ne goje. S’ka me leke banka per ta. Kjo ne te gjitha bankat shqiptare. Kjo se boset e tyre bejne jete sheiku e shpenzojne pa llogari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *