UEFA do të limitojë presidencën në 3 mandate, po Shqipëria?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, do kërkojë të bëjë disa ndryshime në statutin e UEFA-s gjatë kongresit të radhës, i programuar më datë 5 prill në Helsinki.

Ai do të kërkojë që të votohet rregulli që presidenti të mos zgjidhet më tepër se tri herë, në një mandat me nga katër vite, ashtu si edhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

“Kur kandidova për këtë post paralajmërova se disa gjëra do t’i ndryshoj dhe do ta nis me disa propozime që në mbledhjen e radhës. I pari do të jetë ai që kreu i këtij institucioni, nuk mund të qëndrojë më tepër se 12 vite, pra tre mandate radhazi me nga katër vite”, u shpreh ai.

I vetmi limit në statut për postin më të lartë të UEFA-s lidhet me moshën, ku nuk lejohet të jetë mbi 70 vjeç.

Një tjetër ndryshim që do propozohet ka të bëjë me rolet e anëtarët e të Komitetit Ekzekutiv, shkruan Panorama Sport.

“Dua që të gjithë anëtarët e KE-së të kenë pozicione aktive në federatat e vendeve të tyre, pasi kjo i bën më të lidhur me problematikën e futbollit dhe me sugjerime për zgjidhje të tilla. Gjithashtu, dy apo tre prej anëtarëve të KE-së të vijnë si përfaqësues të Ligës së Klubeve për të pasur gjithashtu zërin e tyre”, shtoi slloveni. Këto ndryshime do të kalohen për votim në Kongres.

Shqipëria

Në dekadën e kaluar presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vendosi që të bëjë gjithashtu disa ndryshime statusore sa u përket zgjedhjeve. Më kryesorja ishte barazimi i votës, pra që një anëtar të vlerësohet me 1 votë, pavarësisht ndryshimit të rëndësisë apo madhësisë gjeografike në përfshirje që mund të kishte një ekip futbolli.

Edhe një ekip si Luzi kishte të njëjtën vlerë votë si Tirana apo Partizani. Ky ndryshim u propozua me arsyetimin se do të përshtatej me ndryshimet që kishte bërë edhe FIFA apo UEFA në zgjedhje. Por pikëpyetja e parë që lind, ka të bëjë me këto ndryshime të fundit që janë propozuar nga presidenti i UEFA-s, Ceferin. Institucioni, ku edhe Duka kërkon të bëhet pjesë e Komitetit Ekzekutiv.

A do të pranonte që të propozonte ndryshime të njëjta statusore, sa u përket pozicioneve më të larta drejtuese, që lidhen me zgjedhjen jo më shumë se 3 herë si president i federatës apo të anëtarit të KE-së?! A do të përdoret i njëjti arsyetim për të barazuar ose përshtatur statusin me institucione e rëndësishme ndërkombëtare?!

Në fakt, kjo është një pikëpyetje që vështirë të marrë përgjigje, duke qenë se përgjigjja e saj do të lidhej në mënyrë direkte me të ardhmen e kreut të FSHF-së, i cili është në mandatin e tij të katërt.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *