Veliaj paralajmëron PD-në për protestën e 18 shkurtit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bashkia e Tiranës do të vijojë punën jo vetëm për pastrimin e qytetit, por në të njëjtën kohë do të forcojë edhe masat për parandalimin e saj. Në analizën vjetore të Ndërmarrjes së Punëtorëve të Qytetit Nr. 1, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se është bërë një punë e madhe për pastrimin e qytetit.

 Ai tha se për të minimizuar ndotjen dhe shmangur problematikat, Tirana do të jetë i pari qytet në Shqipëri që do të eliminojë përdorimin e qeseve plastike.

“Në disa prej supermarketeve kemi filluar alternimin midis qeseve dhe trastave. Ndërkohë, duke filluar nga kjo verë do të vendosim disa politika strikte, fillimisht qeset në supermarkete do të bëhen me pagesë, jo për fitim, por për t’i dekurajuar njerëzit që të mos i blejnë derisa të shkojmë në një ndalim përfundimtar të qeseve të plastikës, që nuk janë të degradueshme”, tha Veliaj.

 Kryetari i Bashkisë deklaroi se 99% e qytetarëve mbështesin dhe respektojnë rregullat për mbajtjen pastër të mjedisit, ndërsa vetëm 1% refuzon që të zbatojë normat.

“Fakti që kemi këtë hapësirë, duhet ta ndajmë me 1 milionë vetë dhe kaq sa është rritur Tirana e po vazhdon të rritet çdo ditë, do të duhet t’i forcojmë më shumë këto rregulla. Ndaj nuk do të hezitojmë që të vijojmë edhe të pastrojmë, por edhe të gjobisim e të kërkojmë llogari nga këta njerëz”, u shpreh ai.

 Veliaj deklaroi se në bashkëpunim edhe me administratorët e rinj të pallateve, do të bëhet i mundur evidentimi i atyre të cilët dëmtojnë hapësirat e përbashkëta. Ai theksoi se ndryshe nga vitet e mëparshme, ku qyteti ishte i mbuluar nga plehrat, është bërë një punë kolosale për rikthimin e higjienës dhe besimit të qytetarëve. Veliaj u shpreh se dy vite më parë në ndërmarrjen e pastrim gjelbërimit, vetëm gjysma e stafit paraqitej në punë.

 “Më vjen mirë që ndërmarrja jonë e pastrimit dhe e gjelbërimit është kthyer në një ndërmarrje serioze. Ditët e para kuptuam se gjysma e punonjësve të ndërmarrjes, që ishin anëtarë të një partie që ishte në pushtet, as nuk vinin në punë, thjesht u shkonte rroga”, u shpreh ai.

 Kreu i Bashkisë deklaroi se askush nuk do të tolerohet që të dëmtojë apo të ndotë qytetin.

 “Vetëm këtë vit, sa herë që është bërë një protestë, ditë të shtunë, ditë të diel, përgatituni keni tjetrën në datë 18 shkurt, kemi pastruar plehrat e atyre qe bërtasin kundër bashkisë dhe e lënë Tiranën zhul. Por ama, në respekt të atyre që pastrojnë edhe bashkia është sjellë ndryshe. Për herë të parë kemi një parti politike në Shqipëri të dënuar me vendim gjykate për ndotje dhe që duhet të paguajë gjobën dhe do ta paguajë me përmbarim. Hera e parë në Republikën e Shqipërisë që gjykata e gjobit një parti për ndotje publike, për urinim publik dhe për abuzim me gjelbërimin. Dhe unë besoj se kemi hyrë në një fazë të re për vendin. Në një fazë ku do të duhet nga partia, deri tek qytetari më i thjeshtë të respektojnë hapësirën publike. Ndaj nuk do hezitoj që nga një njeri i papërgjegjshëm, deri tek një parti politike në parlament që ndot qytetin e Tiranës, do të paguajë dëmin se është e vetmja mënyrë që mund të ruajmë seriozitetin dhe higjienën e qytetit tonë”, tha Veliaj.

 Duke u ndalur në shërbimin e transportit publik, Veliaj deklaroi se është rritur numri i autobusëve të vënë në shërbim të qytetarëve në 290 mjete dhe është përmirësuar cilësia. “Sot flotën e kemi shtuar nga 200 në 290 mjete, është rritur flota thuajse me 50 për qind, do të thotë më shumë volum për transport dhe sigurisht të gjithë këta njerëz që po përdorin transportin publik janë më pak makina në rrugë. Ne vjet arritëm një sukses me uljen e nivelit të ndotjes së ajrit me 15 për qind, akoma është mbi nivelin e BE-së, por i afrohet, pra po ulet ndotja kjo si rezultat i më shumë pastrimit, më shumë gjelbërimit dhe më shumë politika të transportit publik”, tha ai.

 Veliaj deklaroi se duke filluar nga ky muaj në të gjithë autobusët po instalohet GPS-të, ku do të kontrollohet shpejtësia që ata ecin dhe vendndodhja e tyre në kohë reale. Në rast të shkeljeve, kryebashkiaku paralajmëroi operatorët e transportit se do t’u hiqet licenca.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Veliaj paralajmëron PD-në për protestën e 18 shkurtit”

  1. jon says:

    nuk i vijne as 2000 vete bajgave…vetem horrat….

  2. NORA says:

    O te lumte ore Erjon, te lumte me gjithe shpirt. Po e kthen Tiranen ne nje qytet qe ke qejf ta shohesh. Bravo te qofte, Vendos gjoba, jane me se te nevojshme , derisa njerezit te kuptojne se aty ku jetojne nuk duhet te jetojne me derrat por te jetohet me dinjitet. Vetem gjobat do ta mbajne paster Tiranen se nje pjese e halabakevete Tiranes do tu dridhet dora ta paguajne dhe do te mesojne. Edhe ketej nga jetojme ne nuk hedh dot nje bisht cigare se te marrin frymen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *