Grabitja në Rinas/ Befasojnë policët e sigurisë: I fikëm kamerat e sigurisë pasi donim të pinim kafe në një lokal

11 Shkurt 2017, 11:25Kronika TEMA

Nga dy automjetet pjesërisht të blindura, janë grabitur jo 2 milion euro, por shuma e saktë e eurove të marra nga katër personat e armatosur, është 2.7 milion euro.

Kjo shumë financiare ka qenë e vendosura në arka dhe thasët e bankës, të cilat janë boshatisur tërësisht.

Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila saktësoi se në dy automjetet e sulmuara nga katër personat, nuk është gjetur asnjë kartmonedhë.

Grabitja ndodhi dy ditë më parë në Qafën e Kasharit, kur katër persona të armatosur zbritën nga dy fuoristrada dhe nën kërcënimin e armëve arritën paratë e një banke të nivelit të dytë të cilat po transportoheshin në drejtim të aeroportit të Rinasit.

Sipas prokurorisë, ata kanë mundur të grabisin 2.7 milionë euro, në një kohë kur kamerat dhe GPS-i nuk kanë qënë në funksionim.

Pesë policët e arrestuar, sipas prokurorisë janë përgjegjës për fikjen e kamerave dhe të GPS-it, pasi sipas deklarimeve që ata kanë dhënë gjatë marrjes në pyetje, fikja është bërë pasi 5 policët kishin planifikuar që pasi të ishin kthyer nga aeroporti i Rinasit të pinin kafe në një nga lokalet e zonës.

Ky rrëfim justifikues i njërit prej policëve, ka habitur prokurorët, të cilët ndaj tyre kanë ngritur akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, raporton Report TV.

Nga ana tjetër, për t’u bindur nëse kamerat dhe GPS punonte ose jo, prokuroria dhe policia kanë bërë një eksperiment me to, duke i testuar nëse janë në gjëndje pune apo jo.

Të dyja paisjet kanë qënë në gjëndje pune dhe transmetonin në kohë reale filmimet pranë sallës operative të kompanisë private. Por nuk dihen arsyet se pse ato nuk kanë funksionuar.

Deri në këto momente, anëtarë të grupit hetimor, thonë se nuk janë në gjëndje të shpjegojnë arsyet se pse dy pajisjet elektronike GPS dhe kamerat, ishin të fikura.

Për ti dhënë përgjigje kësaj pjesë, policët kanë dhënë justifikime të ndryshme, duke mos pranuar të bashkëpunojnë me policinë dhe prokurorinë. Për këtë çështje është marrë dhe Fatmir Gapi, drejtuesi teknik i kompanisë “Jaguar Security”, i cili nuk ka dhënë shpjegime në këtë pjesë.

Nisur nga kjo situatë Fatmit Gapi, është urdhëruar të arrestohet nga policia, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Arrestimi i tij, ka çuar në 6 numrin e personave të ndaluar për këtë ngjarje, që tronditi opinionin publik. Prokurorë dhe policët e grupit hetimor kanë ngritur dyshime të forta se mes policisë private dhe autorëve të krimit, mund të ketë pasur një plan bashkëpunimi, megjithëse këto dyshime nuk janë vërtetuar zyrtarisht.

Lindja e këtyre dyshimeve është bërë nga grupi hetimor, pasi kamerat e sigurisë të automjeteve nuk kanë qenë të hapura në asnjë moment dhe GPS që duhet të ndodhej tek lekët, në fakt ishte vendosur poshtë sediljes së shoferave të furgonëve. Menjëherë sapo grabitësit kanë sulmuar, 6 nga kamerat, ata i kanë lëvizur nga këndi i fiksimit për të filmuar, duke i drejtuar me dorë në pozicion drejt qiellit.

11 komente në “Grabitja në Rinas/ Befasojnë policët e sigurisë: I fikëm kamerat e sigurisë pasi donim të pinim kafe në një lokal”

  1. ;) says:

    davidi me shpate…

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Prokuroria duhet te bej ekspertizen e plubave qe kane depertuar ne xhamat e automjetit te dyte.Plumbat i kane pershkruar xhamat nga brenda jashte,nuk eshte hapur zjarr nga jashte per tu dorzuar !
    Kjo skene flet per bashkepunim.

  3. piku says:

    hahahahahash jo po fiken gps dhe kamerat se.do benin shurren…..hajde perralla hajde…..po GPS tek leket apo sdonin as ate ta kishin ndezur kur benin shurren….hahahahahaha……ata kishin akses dhe te fusnin duart neper qese me lek hahahahhahahaah……me ke tallen keta…..
    Po te gjitha heret qe ka pasur miting PD ka ndodhe nje vjedhje ne rrugen tirane-rinas.
    Mire qe dallen me.prokurore po kujtojne se do tallen dhe me popullin

  4. dridhe like me lesh arapi says:

    mos shikoni per hajdutet por kush fiku kamerat dhe hoqi gps

  5. emigranti says:

    me cfare do roje pd ato mitingjet e 18 shkurtit ku do i gjej leket qe tu jape njerzve qe te vene ne mitingje.

  6. sunita cecen says:

    iken dritat, rrejne legenat sunite cecene

  7. Kuq e zi says:

    Po dhoma e kontrollit operativ qe sa te ishte zhdukur gjurma e gps duhej te vinte na alarm policine ku ishin apo dhe ata po pinin kafe
    Shperdorimi i detyres eshte akusa e fundit
    E kuptoni se c’peshe ka kafja ne shqiperi

  8. mirel says:

    Hahaha, dhe prokuroria e shtetit eshte habitur shume, dhe i akuzon prr shperdorim detyre.
    Kur ja ben muuuuu qe eshte bashkepunim ne vjedhje.
    Dhe vete vjedhja nuk ishte aspak e mundimshme. Shume e qete dhe e pasforcuar.
    E kishin me nge hajdutet. Asnje pike meraku se do i kapnin
    Dhe mos e akuzoni shtetin se gjynah.
    C, faj ka shteti se vjedh hajduti?
    Policine nuk e ka per te tilla pune . Ka qorra plot per gjoba..

  9. Zgalem says:

    Nje nder operacionet me te sukseshme te SHQUPit . Keto aksione programohen ne ate ndertese , pa asnje hamendje . Bukur ek a thene “emigrant ” .

  10. rilindja ME BYTHE PERPJETE says:

    ore te mjere ata police ishin te rames apo bashes une e di ce pushtetin e ka rama

  11. s.h. says:

    Edhe ky lajm eshte futja kot…ne fillim thuhet GPS dhe kamerat e fikura …me pas kamerat shikonin nga qielli …!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje