Grabitja/Tahiri: Policia do ta zbardhë ngjarjen. S’intimidohemi nga sulmet publike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh i bindur në aftësinë e Policisë së Shtetit për të zbardhur grabitjen e 2,7 mln eurove në Qafën e Kasharit, duke deklaruar se policia nuk intimidohet nga sulmet publike që i bëhen punës së saj.

“Të jeni të bindur që siç kemi zbardhur ngjarje të tjera do e zbardhim dhe këtë. Policia e Shtetit nuk dorëzohet dhe as intimidohet nga sulmet publike. Detyrën e ka bërë dhe atëherë ku përveç kriminaliteti në rrugë ka pasur dhe banditizëm në Parlament.

Aseti ynë i çmuar është besimi i qytetarëve, angazhimi, forcimi i kapaciteteve njerëzore. Policia do të bëjë detyrën dhe do ta zbardhë këtë ngjarje, siç ka bërë me ato të kaluarat”, tha ministri Tahiri për mediat.

Ai iu përgjigj kështu interesit të medias, teksa ishte për vizitë tek reparti RENEA.

4 milion dollarë është investimi për pajisje e armatim të ri të forcave speciale, si dhe për çdo instrument tjetër të domosdoshëm në luftën e tyre kundër kriminalitetit.

“Është hera e parë – dhe kjo është Qeveria e parë – që investon realisht në forcat RENEA, trupën më elitare që ka sot Policia e shtetit. Njerëz (djem dhe vajza) që në vazhdimësi kanë frymëzuar të rinj e  të reja për t’iu bashkuar Policisë së Shtetit sot janë frymëzim krenarie në Policinë e Shtetit por kanë qenë të braktisur dhe të harruar nga çdo qeveri e kaluar. Dhe kjo është arsyeja përse kurrë nuk është investuar tek forcat RENEA deri më sot.

Ne jemi të përkushtuar për të forcuar kapacitetet njerëzore, për të përmirësuar teknologjinë dhe modernizuar trupat RENEA.

Është kjo arsyeja pse kjo qeveri ka shpenzuar 4 milion dollarë për pajisje të reja, armatim të ri dhe çdo instrument tjetër që gjatë punës së forcave RENEA është i domosdoshëm për të luftuar kriminalitetin, ashtu siç keni parë ju, me shumë sukses”  tha Tahiri.

“Policia është trupa më e besuar nga shqiptarët, por kjo është vetëm pikënisja jonë për të bërë gjithçka duhet në mënyrë që në vazhdim të kalojmë të gjitha sfidat e vështirësitë që kemi, të japim një shërbim shumë më të mirë, dhe të japim një shërbim shumë më të drejtë, ta bëjmë Shqipërinë shumë më të sigurt dhe më të drejtë” tha ministri, duke iu referuar sondazhit të IDM pak ditë më parë mbi besueshmërisë publike tek institucionet qeveritare, ku Policia e Shtetit renditet në vend të parë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Grabitja/Tahiri: Policia do ta zbardhë ngjarjen. S’intimidohemi nga sulmet publike”

  1. Albanistanizmi says:

    s’intimidohet njoni..kam shume besim se ska intimidim qe e intimidon Tahirin..se nuk njihet qe intimidohet kollaj…te shkretet shqiptare flasin shqipen aq mire sa kerkojne ndihme te gjuhet e huaja per ndonje fjale qe e kane harruar ne shqip

    Ky nuk u arsimua as ne kohen e Saliut, apo ka bo ndonje kurs te Kristali e Plepat.

  2. emigranti says:

    po mire policia private per cfare per dordolec, a po vetem per te marre rrogen kurse per tu vrare duhet te vriten te shtetit, shqiptare popull allahu na rujt se ka idene per asgje. VETEM thote fajin e ka policia e shtetit.

  3. tropojanic100 says:

    roffte Nul noka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *