Grida Duma thotë se PD është dhe reagon për Donald Trump, jo për Donaldin tjetër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në një intervistë të dhënë për gazetën Mapo, Grida Duma është pyetur në lidhje me përplasjen e kryeprokurorit Adriatik Llalla, me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

E pyetur për sulmin ndaj Lu, ajo ka mbajtur krahun e Llallës, duke thënë se duhet të respektohen institucionet.

Në lidhje me mos-reagimin e PD-së për këtë përplasje, Grida thotë se PD në fakt ka reaguar për sulmin që i është bërë Donald Trump.

“Qëndrimi me kritere më shtetformuese është qëndrimi i Partisë Demokratike.

Qëndrimi më i përgjegjshëm dhe më afatgjatë është pikërisht i Partisë Demokratike.

Duke theksuar që çdo gjë duhet të zgjidhet, provohet dhe vijohet vetëm nëpërmjet institucioneve, vumë theksin te deklarata e ambasadorit Lu, që këto zgjedhje janë në rrezik.

Në këtë vend ka filluar të quhet qëndrim çdo lajm apo reagim i papërgjegjshëm që shkakton dëme të pakthyeshme ndaj vendit.

U quajt qëndrim edhe ai që kryeministri i vendit bëri kur blasfemoi mbi presidentin Trump, pavarësisht se kjo ka vënë në rrezik marrëdhëniet me SHBA.

Dëmi më i madh është që sot quhet debat mes partish ajo që në të vërtetë është shpërthimi i pusetës së korrupsionit për hesape të luftës së brendshme, quhet qëndrim të shash kandidatin për president të SHBA, dhe nuk lexohet si qëndrim, reagimi në bazë institucionale dhe prej shtetari të opozitës.

Duhet medoemos ndaluar ky keqinterpretim ku e ushqejmë popullin me lajme negative duke e lënë të ushqehet me zbrazëtirën e varfërisë që prodhojnë dëmet e një qeverie që ushqen me ekrane dhe që të ngop me frikën që ka edhe me keq ndaj të heshtim.

Po qeveriset me lajmokraci, se asgjë tjetër nuk është më as produkt, as të ardhura, as rezultat për jetën e shqiptarëve”, thotë Grida.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Grida Duma thotë se PD është dhe reagon për Donald Trump, jo për Donaldin tjetër”

  1. orli says:

    Kjo mashtruesja flet ne menyre qe asgje nuk i kuptohet, ne nje fjali ku fjala e pare, ajo e mesit me te fundit formojne nje rrumpalle! Psh.”duke e lene te ushqehet me zbrazesiren e varferise” ndoshta ata te paarsimuarit e shqupit me diploma te kristalit mund ta kuptojne, veta ragami jo!

  2. Treviso says:

    Donalt Tramp nuk e ka idene se ku bjen Shqiperia dhe jo te interesohet se kush qe kunder dhe pro tije, ne zgjedhje. Armiqte e vendit tone si partia Demokratike po i meshon aq shume idese qe çfaqi kryeministri per zgjedhjet ne SHBA sa ta detyroje presidentin e zgjedhur qe te marri hak kunder Edi Rama. Dhe sikur ai do kerkoje te marre hak nuk e lejojne parimet e shtetit. Vendimet qe merren ne departamentin e shtetit jane kolegjale. Partia Demokratike ka dalur hapur kunder SHBA-se dhe Europes dhe kerkon me doemos qe ta kete aleat presidentin Donalt Tramp.
    Si ja han mendja PD qe donalt Trump do dali kunder Departamentit dhe do behet aleate me nje parti Fashiste dhe hajdute?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *