Hamburgu i Mavrajt “vret” Bundesligën

11 Shkurt 2017, 18:03Sport TEMA

Hamburgu i Mërgim Mavrajt ka marrë një fitore të madhe këtë të shtunë, duke mposhtur në transfertë 0-3 Leipzigun e vendit të dytë, duke bërë që Bayern Munchen të shkojë në 7 pikë diferencë pas fitores 0-2 ndaj Ingolstadt.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës për skuadrën e tij, duke dhënë siguri të madhe në prapavijë, në këtë fitore shprese për skuadrën e Hamburgut, që tashmë i largohet zonës së ftohtë.

Për Bayernin rezultoi një ndeshje e vështirë pavarësisht rezultatit, i cili u arrit vetëm në minutat e shtesës. Vidal dhe Robben shënuan përkatësisht në minutën e 90 dhe të tretë të shtesës.

Një zhgënjim total, Dortmundi, i cili u mposht nga Darmstadt i vendit të fundit me rezultatin 2-1./TCH/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje