Incident i Bashës në Durrës. Premton rend dhe siguri, shoqëruesi i tij godet qytetarin pse i thotë që nuk vihet në pushtet me Bylykbashin

11 Shkurt 2017, 20:19Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha, i shorëruar edhe nga kreu i emëruar i PD së Durrësit, Oerd Bylykbashi, kanë zhvilluar takime me antarë të forumit rinor të këtij qyteti, ndërsa më pas kanë bërë  shëtitje nëpër qytet duke ndarë ftesa për protestën e 18 shkurtit, nga ku do të rrëzojnë edhe qeverinë dhe do të  marrin në dorë fatet e popullit.

Ajo që ka rënë në sy në ftesat e ndara nga Basha ka qenë indiferentizmi sidomos i rinisë durrsake, ndërsa nuk kanë munguar edhe batutat lidhur me këtë rast.

Një nga të rinjtë i ka kujtuar Hollandën, duke i thënë se është mirë të shkoj të bëjë ndonjë punë andej, ndërsa shumë të tjerë, dhe pse  ja kanë marrë ftesën ulur në lokale, ja kanë shtuar atë si mbeturinë tavolinë kamarierëve që ju kanë shërbyer.

Por duket se një incident jo i këndshëm e ka shoqëruar Bashën, ndërsa ai ka qenë duke  shpërndarë ftesa në bulevardin kryesorë të Durrësit.

Një qytetar, që ka qenë duke u kthyer nga tregu, ndërsa ka dëgjuar Bashën duke bërë thirrje për të marrë pushtetin, ka ndërhyrë duke i kujtuar se pushteti nuk merret me Oerd Bylykbashin.

Ndërkaq, ndërsa Basha ka qenë duke folur për më shumë siguri për jetën e qytetarëve, nuk e ka dëgjuar “bodigardi”, që ka goditur në kaviljen e  këmbës qytetarin që kishte folur.

Qytetari në fjalë i quajtur Petrit Ballshi, është në një konflikt me njerëzit e Bylykbashit, për shkak se duan t’i marrin shtëpinë dhe vazhdon një odise të gjatë  gjyqesh, që kur Bylykbashi punonte në Kryeministri dhe ishte me jaft ndikim në gjykatë.

Prania e Bylykbashit për qytetarin  ka qenë irrituese, duke e kthyer atë në salla gjyqi ku po lufton me drejtësinë për të mbajtur pronat e veta.

Vetëm pak muaj më parë , i njëti qytetar që njihet si një ish- mbështetës i zjarrtë i PD që nga themelimi i saj, ka djegur teserat e PD në shenjë  revolte për emërimin e Oerd Bylykbashit në krye të PD pak muaj me pare.

Gjithsesi, ajo që ka bërë përshtypje ka qenë reagimi i ashpër i  shoqëruesve të Bashës, që e kanë goditur ndërsa ky i fundit deklaronte se do ta bënin jetën e qytetarëve më të sigurtë sapo te vijne në pushtet.

I kontaktuar fizikisht nga gazeta Bulevard, Ballshi e ka pranuar incidentin dhe  ka thënë se është goditur dhe se i duhet ti nënshtrohet vizitave të specializuara te mjeku, pasi  këmba i ka marrë hematoma dhe enjtje në nyjën e këmbës.

Ai ka deklaruar se do të bëjë kallzim lidhur me ngjarjen në fjalë. (Gazeta Bulevard)

11 komente në “Incident i Bashës në Durrës. Premton rend dhe siguri, shoqëruesi i tij godet qytetarin pse i thotë që nuk vihet në pushtet me Bylykbashin”

  1. Emigranti says:

    Kriminelet e Pd cfaqin egersine para popullit, kane qene dhe jane kriminele, ky rast eshte nje shembull i fresket i kesj partie gangesteresh vrasesish ajdutesh .

  2. zani vl says:

    Edhe grate e veta te premtojn,
    Mi qit votusit ( me mendimin,n’ se fitojn) Mi bo gojore shqiptarve,
    Perseri nuk fitojne kurr.
    Basha mündet mu bo ne burgun qe e pret,kryeministri boothqmve

  3. te says:

    Skandaloze , te rrjepin dhe te vrasin .

  4. Lennard says:

    LulSumkapuci Bertet :Te luftojme kriminelet !!! kurse ne fakt eshte i shoqeruar nga bandite te sprovuar qysh ne pushtetin e SaleGerdecit.Cfare presim prej Tij Pra???

  5. Toni says:

    lyli i gites kryetare PD-je kurre penis i berishes po,nuk vihet ne pushtet me RAPORTE MJEKESORE+PROCEDURA duke shmangur burgun per vjedhje-vrasje+tradheti kombi…

  6. xhulio says:

    vallai incident i madh… Pas gjithe kesaj parate e pista te Dakos.Po late nam Tema…Ejani dhe shikoni c po ben Dako.Shkaterrim total trashegimise kulturore.O Tema po mjaft me keta injorante qe shkruajne ketu.Urrejtja per Berishat edhe pse ndoshta e justifikuar nuk justifikon vajtjen me mullixhiun.

  7. Fieri says:

    Mos harroni shprehjet popullore:

    Ujku qimen e nderron ,po zakonin se harron.

    Vesi largohet me largimin e shpirtit….

    Beme baba te te ngjaj.

    Haduti mbetet hajdut ne c’do kohe.

    U betua per te njomin ,por jo per te thatin!

  8. Kola à says:

    Si nuķ i vjen turp kgi njeriu qe sa ishte ne pushtet vtau grabiti dhe tradhtoj interesat e shqiptarve.Kto ishin akuzat qe e shqruan gjat gjithe kohes nga opozita atershme.mendon ai se shqiptaret jan budadhej te bjen nji fivure te tidhe ne pushtet

  9. Treviso says:

    Keto jane ato qeduan te rrezojne pushtetin me dhune. Shoqerusi i bashes sot me shprese rrezimin e qeverise, neser merr post te rendesishem ne pushtet. Keshtu ibejne llogarite kriminelat e PD. Qytetaret duhet te kene kujdes me 18 shkurt, se bandat e kryekriminelit do ta kene betejen e fundit. Ato si te bejne beteje dhe si te mos bejne beteje vetingu i pret. PD-ja me 18 shkurt ben betejen e fundit, ja vdekje ja ne burg.

  10. DAVID says:

    Lulezim Basha se bashku me kalecin Kreshnik Spahiu me zi po e presin per tu ngritur me 18 shkurt, por nuk I kane bere mire llogarite keta skizofrene se e kane humbur besimin tek populli dhe te nderkombetaret, te cilet e shikojne live veprimin e ketyre skizofreneve qe jane te etur per pushtet,kur vete nuk e dine se cfare kane bere ne pushtet kur kane qene,kujtojne se populli I ka harruar “gropen e madhe te borxhit qe I lane keti populli”dhe tani dalin si ato fallxhoret e lypin na zgjithni edhe njihere se ja u rregullojme ne keta jane langaraqe,kete jane tipa pa familje ,jane pa karakter,jane kriminela ,te vrasin “naten dhe te qajn diten”,por keta tipa nuk kane hallin e popullit, por kane hallin e tyre, se e dine se po u afrohet ora per te dhene llogari njihere e mire perpara “sovranit”

  11. arkani says:

    pd do te thote bojkotim jo zhvillim dhe anadollaqia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje