Kategoria Superiore/ Kukësi fiton përballë një Tirane skandaloze

11 Shkurt 2017, 18:58Sport TEMA

Kukësi ka triumfuar në “Selman Stermasi” përballë skuadrës së Tiranës duke vijaur pathyeshmërinë në kampionat.

Kryesuesit e kampionatit shqiptar mposhtën me rezultatin e ngushte 2-1 Tiranën, duke arritur qe te përmbysnin avantazhin e bardhebluve të cilët kaluan të parët në epersi në pjesën e parë me anë të mesfushorit Afrim Taku.

Ekipi i Ernest Gjokës arriti që të përmbysë shifrat në pjesën e dytë duke shënuar me anë të dyshes së sulmit, Pero Pejic dhe Izair Emini.

Ajo që ra në sy në këtë sfidë ishte performanca mjaft e dobët e skuadrës së Tiranës e cila inekzistente në fushën  e lojës.

Përvecse braktisjes së tifozve, 24-herë kampionët e vendit janë zhytur dhe në një krizë të thellë rezultatesh duke marrë humbjen e tretë rradhazi.

Pas kësaj fitoreje Kukësi vijon të kryesojë kampionatin me 45-pikë të grumbulluara, katër pikë më shumë se Skëndërbeu dhe gjashtë pikë më shumë se Partizani.

Ndërkohë Tirana renditet në vëndin e katërt me 27-pikë./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje