Kategoria Superiore/ Skëndërbeu i falet Salihit. Vllaznia mposht Flamurtarin

11 Shkurt 2017, 16:05Sport TEMA

Skëndërbeu ka marrë një tjetër tre pikësh në kampionat, duke triumfuar përballë skuadrës së Laçit me rezultatin 1-0.

Ashtu si në sfidën me Korabin dhe në  përballje  e sotme heroi i korçarëve është sulmuesi shkodran Hamdi Salihi.

Bomberi shkodran zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të pjesës së parë duke shënuar golin e tij të tetë sezonal.
Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, kalon Partizanin në renditje duke u klasifikuar në vendin e dytë.

Korçarët kanë 41-pikë të grumbulluara, 1-pikë më pak se Kukësi që ka një ndeshje më pak pasi në orën 17:00 do të përballet kundër Tiranës. Ndërsa Laçi renditet në vëndin e 9-të me 20-pikë të grumbulluara.

Ndërkohë sfida tjetër mes Vllaznisë dhe Flamurtarit përfundoi me rezulatin  3-2 në favor të kuqebluve që marrin tre pikë mjaft yë rëndësishme.

Një ndeshje e “çmëndur” u luajt në “Loro Boriçi”, pasi tre gola u shënuan në fundin e ndeshjes.
Golat për skuadrën e Flamurtarit u shënuan nga Tomislav Bushiç në minutën e 16-të dhe 92-të, ndërsa për Vllazninë shënuan Hebaj, Bakaj dhe Pjeshka.

Pas kësaj fitoreje Vllaznia renditet në vëndin e 6-të me 24-pikë, ndërsa Flamurtari klasifikohet në vëndin e 7-të me 20-pikë.

1 komente në “Kategoria Superiore/ Skëndërbeu i falet Salihit. Vllaznia mposht Flamurtarin”

  1. Truku .. says:

    Pse nuk thoni qe u be teater ne shkoder per 3 minuta tre gola ?????
    Trukimi i hapun
    per ta vertetuar Tirana eshte 1-0
    e sigurt qe do te shenoje golin e dyte
    postoje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje