Të tjera detaje nga krimi i pasionit në Fier/ Viktima ishte dhëndër i ish-deputetes së LSI-së, Ermira donte të ndahej nga ai

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kohë pas kohe dalin më shumë detaje përsa i pëket ngjarjes tragjike ku dy persona në një lidhje jashtëmartesore me njëri tjetrin humbën jetën dje në Fier. Një vajzë ka treguar për JOQ informacione të rëndësishme lidhur me Drini Dervenin dhe Ermira Arapin.

Sipas raportueses, Ermira jetonte prej kohësh në Fier, ku kishte një biznes perdesh, ndërsa bashkëshorti i saj jeton në Greqi. Ky i fundit kishte marrë edhe vajzën 6-vjeçare sepse donte ta arsimonte në Greqi, ndërsa mësohet se vinte rrallë në Shqipëri, rreth 1 herë në 3 muaj.

Gjithashtu, vajza shkruan se e njihte mirë edhe Drinin, autorin e krimit të dyfishtë, i cili është gjithashtu i martuar dhe ka dy fëmijë. Sipas raportueses, Drini Derveni është i martuar me vajzën e Angjelina Kola, ish deputete e LSI.

Viktimat kishin vite së bashku, ndërsa Drini nuk duronte faktin që Ermira donte të ndahej, madje një herë ai e kishte kapur për flokësh dhe e kishte futur me dhunë brenda në makinë. Sipas rapoertueses së JOQ, ky mendohet se është shkaku që coi në vrasjen e 29-vjeçares dhe më pas vetëvrasjes së Dervenit.

’Përshëndetje JOQ. Dua t’ju informoj disa të dhëna për Ermira Arapin, vajzën që u vra ditën e djeshme nga i dashuri në Shën Pjetër të Fierit.

Kisha disa njohje me viktimën.

Ajo kishte një biznes perdesh në qytetin e Fierit. Kohët e fundit vajzën e madhe ia mbante bashkëshorti në Greqi.

Burri i vinte shumë rrallë në Shqipëri, 1 herë në 3 muaj.

Gjithashtu njoh dhe vrasësin, pra të dashurin e asaj.

Drini ishte dikush me emër në Fier.

Ai e keqtrajtonte të shoqen dhe e mbante të mbyllur.

Drini është dhëndri i ish-deputetes së LSI.

Angjelina Kola është ish- deputetja.

Viktimat kishin vite së bashku.

Bashkëshorti i Ermirës nuk dyshonte pasi jetonte në Greqi, një vit ka ndenjur në Holandë.

Ermira donte të ndahej nga Drini, por ai e kërcënonte se do ta vriste, madje njëherë në mes të rrugës e ka kapur nga flokët dhe e ka marrë me dhunë në makinë, besoj se kjo ka qenë shkaku i vdekjes, fakti që ajo donte të ndahej’’, shkruan ajo.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Të tjera detaje nga krimi i pasionit në Fier/ Viktima ishte dhëndër i ish-deputetes së LSI-së, Ermira donte të ndahej nga ai”

  1. Kellira says:

    Spiunllik gratis.
    Popull koqe

  2. anonim says:

    Ça llapozone kjo shoqja. ..po mbylle moj gojen. .mos i bej biografine njerezve. .turp te kesh. .ti nuk e din c ‘te ka rezervuar jeta. .mos hidh balte mbi ata qe nuk mbrohen dot. .se kane vdekur. .A fitove gje ? À ndjehesh me mire tani ? .. turp te kesh.

  3. Pranvera says:

    Nuk e kuptoj pse nuk kerkonin ndarje nga partneret e gabuar dhe te martoheshin bashke?! Te pakten varrosini bashke!

  4. Shkerdhata meshkuj,
    Nuk vritet femra,nena e femijve,
    Dashuria sdo te thote dhune ,nuk imponohet kuuurr,,o kafshe,
    qe keni vetem Instinkte por asgje tjeter.
    S’ kane Nena motra ne shtepite e veta kafshet?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *