Aksidentoi për vdekje kalimtarin, largohet nga vendngjarja drejtuesi i mjetit

12 Shkurt 2017, 19:38Kronika TEMA

Një person humbi jetën nga një aksident pasditen e sotme, pranë qytetit të Vorës.

Makina përplasi për vdekje një kalimtar, identiteti i të cilit nuk dihet akoma.

Efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje, por pa ia dalë të ndalojnë drejtuesin e mjetit, i cili është larguar nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Aktualisht policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin, ndërkohë që po punohet edhe për identifikimin e viktimës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje