Cana: Mund të drejtoj Kosovën, kohët e fundit kam folur me Piolin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Intervistat në “Instagram” janë moda e fundit e rrjeteve sociale. Diçka të tillë e praktikon edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Ai ka shuar disa nga kuriozitetet e fansave të tij, por tregon gjithashtu edhe planet që ka për të ardhmen.

Loriku bën edhe batuta me miqtë e tij, por edhe me lojtarët e Kombëtares shqiptare.

I pyetur nëse është “gay”, Cana nuk e humbet toruan, por përgjigjet me shumë qetësi: “Jo ,jo, nuk mendoj ashtu!”. Këtë herë nuk munguan as kërkesat e shumta për të ftuar në videokomunikimin “live” bashkëshorten e tij Monika, por ajo nuk preferoi të shfaqej përpara kamerës së telefonit.

Lorik, pse nuk je bërë zëvendëstrajner i Kombëtares?

Nuk jam bërë sepse kam pasur nevojë për shumë pushime. Pastaj do të shoh se çfarë do të bëj.

A mund të stërvitësh edhe Kosovën një ditë?

Sigurisht që po. Jam i hapur për gjithçka dhe nuk mund ta parashikoj atë që do të ndodhë në të ardhmen. Ata duhet të vazhdojnë të punojnë për të qenë sa më të fortë.

Kush duhet të jetë kapiten i Shqipërisë?

Nuk më takon mua të vendos për këtë çështje.

A të mungon Kombëtarja?

Sigurisht që më mungon shumë. E kam thënë gjithmonë këtë gjë. Do të jem në Palermo për ta parë nga afër këtë ndeshje dhe uroj që të fi tojnë.

I keni parë mbrojtësit kuqezinj gjatë kësaj kohe?

Po, i ndjek ndeshjet e tyre. Kemi disa lojtarë të shkëlqyer dhe shumë të mirë si Mërgimin, Beratin, Arlindin (Ajetin), Veselin. Të gjithë po punojnë dhe po përmirësohen.

Cila është skuadra e zemrës?

Marseja. Mendoj se ata kanë tifozët më të mirë në botë.

Po yt bir me kë do të jetë tifoz në të ardhmen?

Nuk e di, por unë dua që të jetë me Marsejën. Ia kam bërë gati fanellën.

Çfarë do të bëhet ai në të ardhmen?

Këtë nuk e vendos unë, por nëse do të merret me sport shpresoj që të bëhet tenist, duke u bërë ndër të parët shqiptarë në këtë lloj sporti.

Pse nuk del Monika?  Mund t’i flasësh pak.

(Cana i flet në italisht: Zemër duan të të shohin pak). Nuk vjen sepse nuk i ka rregulluar flokët. Është duke parë “Sanremon”.

Kush është më i mirë, Zidan apo Ronaldinjo?

Ronaldinjo është lojtar shumë i mirë dhe kam pasur fatin të luaj me të, por mendoj që Zidan është maja e futbollit.

Është e vërtetë që, dikur, ju ka kontaktuar Arsenali?

Po. Më kanë kërkuar kur isha i ri, në moshën 16-vjeçare.

Di gjermanisht?

Di. (Fillon të flasë).

Çfarë mendimi keni për Piolin?

Kam folur me të gjatë kësaj kohe dhe e kam uruar për rezultatet pozitive.

Bajern apo Dortmund?

Nuk e di. Shumë e vështirë për të zgjedhur.

Me kë je në Champions?

Nuk kam ndonjë skuadër të preferuar. S’di kë të zgjedh.

Mendon që Juventusi ka monopol arbitrash në Itali?

Jo. Nuk mendoj kështu. Nuk ka monopol arbitrash.

Pse nuk e heq mjekrën?

Do ta bëj shumë shpejt. Kam pasur një rast në familje dhe më duhet ta mbaja, por do ta heq sepse as djalit nuk i pëlqen kur e puth.

Mund të na e tregosh pak Bojkenin (djalin)?

Jo. Unë jam me të vjetrën dhe mendoj se do ta merrni më sysh.

Shkruan Balaj: Lorik, hajde se jemi gati për të luajtur murlan.

(Qesh). Më thuaj në çfarë dhome jeni dhe do të vij direkt.

Cili është momenti më i bukur në karrierë me ekipe dhe me Kombëtaren?

Është shumë e vështirë për të zgjedhur, sepse kam kaluar shumë momente të bukura, por do të thosha dita e parë kur kam luajtur me Marsejën dhe momenti kur arritëm të kualifikoheshim në Europian me Shqipërinë./PanoramaSport/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *